28 Dhjetor 2024

PDK-ja dhe fati i nëpërkëmbur i çlirimtarëve

Shkruar nga Blerim Muriqi


Në pasluftën e Kosovës ngarendi bota e re, lufta politike. Plurlizmi kjo vlerë e shtuar e lirisë. Të huajt veçanarisht Italianët, ata që kishin marrur me mirëbesimin e Millosheviqit Ibrahim Rugovën, ngarenden ta kthenin atë në atdhe.

Jo për riatshesimin, por për ndërtimin e polit kundërshtues politik karshi ish çlirimtarëve. Ata mund ta qonin vendin në një mendësi, e cila nuk do pranonte shumëçka me të cilën duhej të përballej Kosova e dalë nga pushtimi, por dhe në rrugëtimin më gjarpërues të bërjes së shteteve.

Eksponentët e përlindjes dhe organizimit të Luftës nga Lëvizja, tashmënë pasluftë të shpërbërë në masë rrënuese të themi 90%, ngarenden të përfitonin nga koha dhe të rivendosnin bazat e një organizimi politik.

Tashmë ata ishin në teren ku mund të rrëshqitnin kollaj. Pushtetbërjen ndërkombëtarët kishin arritur ta nxjerrin nga duart e LPK-së edhe pse eksponent të saj përbënin Qeverinë e përkohshme. Formimi i Partisë së Progresit Demokratik me në krye Bardhyl Mahmutin, Jashar Salihun dhe nën përkujdesjen  e shtytjes Ibrahim Kelmendin.

Mbase ky i fundit dhe nismëtar i idesës që sa më shpejt të ngritet strukturë politike, shënon dhe fillin e politikbërjes publike të ilegalëve çlirimtar. Ajo ishte kthimi i Ilegales në legaliet e brenda rregullave të vëna jo vetëm nga parimet bazë organizative siç ishim mësuar, por të të arriturave civilizuese të Përëndimit Pluralizmit.

Qeveria e përkohshme kishte mbërthyer në vete eksponentë të së djeshmes ilegale brenda një rregulli të ri, atij të njëshit si klan dhe shërbeses ndaj tij. Pasigurisa e këtij Grupimi as bëhej se i takonte kësaj krijese nga lloji ku takonin, por as kishin kurajon të kundërshtonin.

Kështu, ata të mbështjellur në simbiozë të tillë, i lanë hapsirë konsolidimit pushtetor me çka ndërtuan qendren gravituese të klasës dhe shoqërisë me në qendër veten e tyre, duke e sublimuar njëshin e tyre të pasigurtë në veten e tij qeverisëse Hashim Thaqin, por të mbështetur aq fort, sa që këta tjerët nuk rreshtnin së murosuri nga anësh autoritetin e tij pushtetor deri sa ai u bë i paarritshëm për ta nga distanca të cilën u vendosi.

Brenda kësaj periudhe çështja e organizimit partiak kishte evoluar dhe poashtu kishte ndërruar fytyrë dhe dy herë tjera, si Bashkim Demokratik dhe së fundi Parti Demokratike e Kosovës. Emër me të cilin erdhi, përmes anësisë së imponuar nga forca e gravitetit të pushtetit, nëpër dyert e mëdha të suksesit sa u bë parti e parë në vend.

Një peng i kësaj ngrehine politike ishte dhe mbeti, se ajo asnjëherë nuk arriti të kapte kuotat e besueshmërisë qytetare në 51%-shin e lakmuar të cilit do subjekt politik të globit.

Dhe këtu është kështjella ku fshihet e fshehta publike të cilën ne si shoqëri dhe PDK-ja si subjekt politik duhet të gërmojë parreshtur për ta gjetur të vërteten. Duke e gjetur këtë të vërtetë, ajo mëson rrugëbërjen poltike të së ardhmes.

Një parti me shumë thash e theme, me njerëz me plot histori, me pushtete morale lokale të papajtueshme me njëra tjetren ku e ku edhe armiqësore në një rregull të ri, interesin e bashkimit.

Ky interes doli të jetë më i fortë se sa ndasitë e mosdurimet e përfoluara koluareve, ku kurreshtarët ishin karrem i mirë për lajthitjen.

Ja dhe një fushë për të cilën ia vlente të investoheshin në ndërtimin e shërbimeve inteligjente subjektet, sidomos ato tashmë të mëdhatë e përballëset jo vetëm për të ardhmen por edhe për të shkuarën.

Një fushë ku fillet e bënë që PDK-ja të ishte më Komode se LDK-ja në hapësirëveprimin e saj edhe pse përvoja duhet të ketë qënë në anën e LDK-së për vet faktin se në të militonin të thuash e tërë ish UDB-a dhe segmentet e saj informative, por dyshoj të mos kenë pasur edhe mbështjetje nga kolegët e BIA-s serbe dhe shtetit serb tashmë i pranishëm në Kosovë vetëm përmes rrejteve agjenturore por shumë të disponuar anti UÇK.

Për çka bashkëpunimi me Strukturat e sigurisë së LDK-së që thuhet të ishin të rreshtuara tashmë në SIA, BIA-në serbe do e ketë bërë të sigurtë në terenin tashmë të huaj për ta.

SHIK-u duke i shërbyer shtetit duket sipas asaj që thuhet se nuk ngurroj ta shoh veten edhe si aset partiak e në detyrim shërbese për PDK-në.

Kjo e bëri misterioze shtrukturën drejtuese të PDK-së por edhe të diciplinuar rreshtimin grupor klientelist. Për të tilla shërbesa kush tjetër do regrutohej veçuar pakurrizorët, askush! Dhe në drejtimin e PDK-së mësimi i mësuar nuk kishte si të mos quhej përpara si veprim.

Ata rekrutuan bashkëpunëtorët e Millosheviqit në paraluftë dhe Serbisë nëpër dekada dhe ngjizën strukturën kompakte të shërbeses shtetërore për pushtetin. Ish veprimtarët i lanë në injorim por dyert e hapura për cilin do që do mësonte të mos bënte të mençurin dhe pas madhërimit të të parit të bëhej rob heshtjeje. Procesi deshi kohë dhe atyre nuk u mungoj.

Ajo që po u mungonte ishin qendrat e graviteteve morale lokale të cilat i mbanin Komandant e personalitete në kundërshti deri në armiqësi me këta kameleon të cilët tashmë kishin ngritur mbretërinë e të ardhmes së tyre.

Të mësuar, se me injorancë do mposhtnin cilindo që nuk mund të përballonte tundimin e mundësive të mëdha por të liga, ata pritën dhe nuk gabuan.

Në rrejten e tyre ranë vequar Ramushit gjithë komandantët e zonave njëri pas tjetrit edhe pse edhe Ramushi ka historinë e tij gabimtare. Pushteti nuk quhej pushtet, por as ishte mundësi pa patur gisht në qendren vendimmarrëse. Atje  hapësira zhvatëse ngopte çdo gojë gllabëruese, sado pretenduese të ishte. Mjaftonte të donte të ishte pjesë e bashkësisë. Dhe kështu duhet të jetë diciplinuar secili qoftë edhe i skutave ku nuk shkonin bajlozat e Prishtinës dot. Derisa ish shokët që nuk pranuan këto vlera u injoruan në varfërinë e vet dhe jeta i mposhtë çdo ditë me kërkesat e bukës së përditshme. Ish veprimtari i varfër është rahati për shtetin e pushtetarët.

Ai reflekton zhgënjim dhe e ka të vështirë të ndërtoj shpejt klasë të re idealishtësh, sepse idealet e thyera dojnë kohë ta rimarrin veten e të bindin se ia vlenë përkushtimi. Por ama këta do jenë burimet e energjisë idealiste e cila do i qojë në mundje e poshtërim këta bajlozët e zi të Prishtinës.

Ka mbetur edhe një shkallë arene ku duhet ta fitojnë këta idealistë për të cilët menduan se i lanë në fatin e tyre të varfërisë dhe sfidave që sjell jeta.

Ata kanë betejen e fundit ta bëjnë me familjarët e tyre të cilët respektin për shembëllimin e familjarit idealist iu bashkuan shokëve të tij dhe u bënë shërbesa e pafund dhe e pakushte e tyre.

Kjo klasë është më e vështira për tu bindur nga idealistët e vjetër në ndërtim të klasës së re idealiste, sepse po përballen me rrënimin e kodit të trashiguar të besnikërisë ndaj klasës dhe të vetflijimit në dobi të të parës.

Rivaliteti me Ramushin se cili do bëhej paterica pushtetore e Ibrahim Rugovës dhe LDK-së filloj trandjen e re nga shumë mbështeës ish shokë veprimtar e çlirimtar.

Ata po bëheshin bashkë për ta pushtuar pasurinë e Kosovës ashtu të shkatërruar e në pavlerë ku e kishte degraduar pushtimi e pushtuesi. Përmasat kriminale nuk i mateshin dot pazareve për pushtetet.

Hendeqet që nuk mbylli as fatkeqësia e një populli të tërë nën flakët e bajonetat e gjenocidit serb po i mbyllte lakmia për zhvatje e pushtet. Varfërimi i ri i Kosovës.

Dhe siç do duhej të na karakterizonin si populli me lëkurën më të trashë të reagimit, një popull në amorfitet ne thyem fatkeqsitë tona me garën e hajdutëve se cili hajn ishte më i mirë imi i PDK-së a yti i LDK-së deri sa ata bashkarisht po rrëmbenin Kosovën aq sa edhe filluan tu jepnin edhe fqinjëve këtë plaçkë të luftes politike si haraq marrdhënjesh rajonale dhe kredo bordelesh politike.

Zgjedhjet e fundit lokale në fakt i bënë të ditur secilit mbështetës apo pretendues në PDK se këtu është arritur fundi i organizimit politik si shpresë aty tashmë ishte instaluar klani zhvatës i cili nuk mund të zhvendoste asnjërin nga struktura përfaqësuese.

Elektorati dhe përfaqësimi ishin tashmë dy botë, Ka ndodhur që deri në dhënjën e listave në KQZ të ketë përcaktim të përgjithshëmm  e të marrëveshur me kreun e partisë dhe në injorim të tërësishëm ka rezultuar në listat e KQZ-së kandidatët preferencial të klanit thurur interesash.

Kjo e kishte goditur Partinë, por jo dërmuar. Duhej diçka më e pastër për t’i bërë mbështetësin dhe militantin të reflektojnë.

Dhe ajo nuk vonoj, sepse të tillët gjithmonë sjellin gabimet e tyre dhe gjithmonë ato i sjellin në rritje. Pra duhej diçka përtej fatit personal e cila do e bënte mbështetësin partiak dinjitoz në qëndrimin e tij për tu ndarë.

PDK ka aq shumë gabime ndaj politikbërjes, pushtetbërjes, në vendimmarrje dhe ndaj mbështetësve të saj sa nuk ia vlenë të rikapitulojmë një 15 vjeçar i cili vetëm për tu qarë është.

Ajo sot ka një rast të mirë, meqë sido që të jetë ajo, mirë apo keq, si e tillë është një aset i këtij vendi dhe poashtu e këtij kombi.

Ajo ka një rast që në rrugëtimin e rënjes atë ta bëjë të përkohshme duke e ndrequr veten, duke besuar në vlerat programore dhe rregullat statutare., duke i bërë ato të zbatueshme pra duke i nxjerrur nga raftijet e dekorit, dhe duke u ndarë mirë e me thikë nga shtresa dhe shërbesa e praktikës dhe shtresës ish Jugoserbe.

Kjo shtresë e praktilkë Jugoserbe e ka njollosur si më keq dhe është detyrë e kryetarit në detyrë të reflektoj dhe të mos i dhimbset fati i pushtetit, por më shumë të investohet në fatin e Partisë dhe vlerave të saj prej të cilave ajo pretendon të ketë dalur.

Me Emrin Parti e Luftës dhe me Praktikën Jugoserbe nuk shkohet më tuje. Elektorati besoj se është i gatshëm të ndëshkoj dhe këtë e bëri në Drenas.

Atje në Drenas nuk u godit Ramiz Lladrovci por objektivi ishte Partia që e kishte nxjerrur atë kandidat, PDK-ja.

Ramizi nuk kishte bërë marrëveshjet e këqia, ai nuk kishte falur as shitur tokat kufitare. Ai nuk kishte vendosur ndonjëherë për politikat qendrore a lokale në përgjegjësi të partisë ku militonte.

Në raste tjera do bindemi se në Drenas u la PDK-ja e nuk kishim të bëjmë me kandidatin. Atje në ato anë ka fituar Vota edhe Berat Buzhala (një i përfolur familjar i një ish ekponenti të serbisë qoftë edhe veq si informator apo i dyshuar do kishte mjaftuar ta neveriste Drenica).

Atje janë siguruar votat e kujtdo që ka dashur Hashimi edhe pse rrethi i tyre nuk i votonte atje ku kishin le qoftë për përkatësinë jugoserbe qoftë për ndonjë gjë tjetër.

Në Drenicë si kudo deri më tani në Kosovë është votuar partia. Ska pse bënë ndryshimin Drenasi edhe pse PDK po mundohet t’ia faturoj humbjen Ramiz Ladrovcit, pra kandidatit.

Alarmi që ka kapluar strkturat e PDK-së duhet të pushoj në arsyen e veprimeve të këqia të së kaluarës dhe ta qojnë sa më parë vendin në zgjedhje për ti hapur rrugë një katërvjeçari reformator brenda Partisë.

Pse do duhej të shkonin në zgjedhje para se partia ta hapte këtë sfidë është e lehtë të vetkuptohet duke parë fatin komik të LDK-së. Ajo erdhi me Isen për të shkuar në pakthimin e saj.

Tashmë klasen e idealistëve të lënë pas dore nuk e ndal dot askush në qëllimin e saj. Ajo tashmë është shëndrruar në zhgënjim qytetar.

Një metamorfozë për t’u patur lakmi në mbrojteje të përkaëtsisë dhe në quarje në veprim.

Dalëzotësit e vendit janë këtu e këetej por ne nuk i shohim edhe pse ata na mundin me rrugëtimin e tyre kryeneq drejt lirisë e bashkimit.

PDK duhet ta kuptoj këtë kahje idealiste dhe të bëhet palë ndimëtare në vend se të qëndroj atje në në pikun e shënjestres së vetme.

Nuk është e vështirë të pranosh përmasen e gabimit para asaj që të sjell fati i gabimtarit. Andaj është koha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)