24 Dhjetor 2024

PDK-ja apo koherenca e një identiteti

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Pas procesit zgjedhor dhe reformimit, PDK-në e shoh si partinë më të përgjegjshme, karshi çdo anëtari e kontribuesi të saj, më të vyrtytshme, ku bartësit e funksioneve partiake, qopftë në qendër a degë marrin përgjegjësitë sipas fisnikërisë së origjinës, fisnikërisë së mendimit dhe ndershmërisë vepruese.

Partia Demokratike e Kosovës, e themeluar në tetor të vitit 1999 ka një histori të rrugës së krijimit, zhvillimit dhe fuqizimit për të qenë aty ku është sot, mbase me qartë3si konceptuale  e që qetësisht të reformohet, Është evidente se vlerat e anëtarësisë së kësaj partie shkojnë përtej këtij perceptimi të ngritur në publik për të, në të tashmen dhe të kaluarën politike. Perceptimi i tillë negative në këtë process reforme duhet të evitohet dhe tejkalohet, ndryshe procesi zgjedhor nuk do të ketë efekt. Në këtë rrugëtim kjo parti duhet të ketë kujdes në aspektin programor   të saj, ta kultivoj e begatoj, e mbi të gjitha , e mbi të gjithaa ta ruajë koherencën e një identiteti të krijuar nga viti 1999 e këndej. Reformimi më i mirë do të ishte kthimi tek anëtarësia më besnike  e saj e që e përbëjnë anëtarësia e dalur si frut i veprimtarëve për lirinë  e vendit dhe devotshmërinë për t’i shërbyer atij me nder. Tek anëtarësia e gjerë kësaj partie, pasi aty i gjen vlerat e reja të fshehura apo të mbuluara, padrejtësiht. Gjen devotshmërinë e anëtarësisë që politikën  e shohin si art të administrimit të perspektivës së gjerë, si art të dijes për të djeshen dhe të sotmen, apo i të nesërmes dhe të pasnesërmes. Sot ish ushtarët e lirisë që viti 1999 i zuri në moshën 18-19 vjeç, kanë ecur me dijen e fituar siç kanë ecur shumë bij e bija të veprimtarëve dhe të tillëve u dhuet hapësirë për veprim politik, apo vlerë të re politike. Sinergjia dhe komunikimi me të tillët në këtë mes, çlirojmë energjitë krijuese të tyre dhe fare lehtë shndërrohen në potencial politik, apo vlerë të re politike. Politika e tillë padyshim që do të evoluon raportet e autoriteteve, anëtarësië dhe qytetarëve në hapësirën publike. Në këtë rrugëtim të reformës dhe në qasje, pres që lidershipi  I kësaj partie të zbresin më shpesh në bashkëbisedime, të komuikojnë me ta për të gjitha proceset në mënyrë që të tillët të kenë njendjen e proaktivitetit.

Orientimi programor i PDK-së kah e djatha, përkatësisht konservatorizmi, nënkupton shumë më shumë energji që anëtarësia e saj e veçanarisht rinia të konceptojë e verpojë përkrah këtij ngjyrimi. Në veprën e tij “Reflektime mbi Revolucionin në Francë”, shkrimtari dhe dhe politikiani irlandez Edmnund Burke, shpreh neverinë e tij për pasionet turbulluese të revolucionarëve, të cilët I shikon si fanatyikë ideologjikë të nxitur nga idelaizmi dhe apstraksionet teorike për të lënë mënjanë gjithçka që ka ndodhur më parë. Më vonë konservatorët këtë “parimin e ruajtjes” e shihnin frymëzim në veprimtarinë politike. Në një paragraph të Burkes mbi “shkencën e qeverisjes”, ai nxit rëndësinë e përvojës së virtytit suprem politik. Edhe Abraham Lincoln përmend në thëniet e tij apsektet të filozofisë politike të konservatorizmit, të cilën e përkufizon si “ bashkangjitje ndaj të vjetrës dhe të provuarës-kundër të resë dhe të paprovuares”. Këto koncepte politike për të fituar në peshë dhe shërbyer si orientim programor duhet që nga bartësit e PDK-së të zbërthehen e qartësohen në praktikë me naëtarësinë e veçanërisht, rininë e saj. Tërësiht koncepti  konservatorizmit duhet thjeshtëzuar për të kuptuar e përfaqësuar, por gjithsesi si koherencë e një identiteti politik. Nuk mund ta ftosh dikë për t’u bashkuar me ty, pa e qartëuar në thëlb idenë e cila është vetë kryefjala e bashkimit. Pra, duhet kuptuar se ideja i paraprinë formës e jo forma idesë, siç mëton të ndodhë shpeshherë. Realiteti ekzistues në Kosovë dhe konservatorizmi, kanë një distancë të theksuar në mes veti,. Kjo distancë mund të zvoglohet me dialog të vazhdueshëm.

Rinia e PDK-së është në process zgjedhor nga e cila do të duhej të dilte me objektiva të qarta politike për periudhën katërvjeçare, ndryshe humb kuptimin organizimi. Kjo rini e pa hipoteka të së kaluarës në jetën politike mud të konsiderohen si engjuj., që fisnikërojnë shoqërinë, jetën politike të saj, nuk pengohen e as lëndohen, atyre u duhet hapësira pasi është koha e tyre në këtë Kosovën e re. Është koha e vizionit, kreativitetit vyrtyteve dhe ndershmërisë, andaj këta engjuj politikë duhet ta p[ushtojnë hapësirën politike duke mos u vënë veshin mediokërve de atyre që fushë politike e konsiderojnë të kaluarën.

Kjo rini konsideroj su duhet të insistojë që me anë të çdo forme të lejuar të veprimit politik, që të arrihet konsensusi primar apo konsensusi mbi të gjithë të tjerët e që është ai për zhvillim ekonomik të vendit.

Rritja ekonomike në hskllën ekzituese nuk është e mjaftueshme për rininë dhe objektivat e saj, andaj duhet synuar për ta trefishuar atë në një afat të përcaktuar. Veprimi i tillë është domosdoshmëri për të ardhmen e vendit tonë, mirëqenien e rinisë sonë për të krijuar kushte për të qëndruar dhe shërbyer vendit. Kjo rini duhet të vetedukohet në frymën e konservatorizmit, në mënyrë që ta proklamojnë atë me dinjitet.

Mekanzimi i tillë rinor duhet të ketë qartësi programore, objektivat katërvjeçare  e që janë: rinia dhe pjesëmarrja aktive e sja në jetën politkke publike, punësimi dhe vetëpuniësimi dhe ndërmarrësia, strategjia nacionale për rininë në dekadën e tretë të lirisë, pjesmarja masive në edukimiun joformal dhe rolin e rinisë në krijimin e shërbimit shtetëror të vullnetarizmit.

Për rininë në politikë hapësira ka kuptim vetëm atëherë kur pushtohet e jo kur dhurohet. Pushtimi i hapësirës nënkupton aktivitet, kreacion e gjallëri, ndërsa, dhurimi i hapësirës, nënkupton se dëshirojmë një rini që iu gjasojnë petullave e pehlivanëve të politikës.
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)