PD ben koalicionin qeverises, PS ne opozite, perseri
Shkruar nga nga Ahmet Osmani
Zgjedhjet në Shqipëri kanë përfunduar, por këtë analizë po e filloj duke u kthyer pak më prapa në kohë:
Derisa në Janar 2013, Edi Rama e quajti Ilir Metën matrapazi i votave të opozitës, dhe me një skandal duke u ndihmuar nga Dritan Prifti, provoi ta burgos Ilir Metën, kjo Metës i kushtoi me largim nga pozita e zëvendëskryeministrit, dhe të mbrohet në lëndë gjyqësore ku doli i pafajshëm.
Edi Rama, tashmë kryetari i sektit të spiunëve të Shqipërisë
Kjo fundërrinë e pashembull e shoqërisë shqiptare
Ky njeri që mohoi atësinë e të birit në gjyq
Ky njeri që akuzoi babain e tij, si baba të djalit të tij
Ky njeri i panderë, i pa familje, i pa asnjë normë shoqërore dhe morale
Ky njeri është i fëlliqur dhe i marrë peng nga mafia dhe nga krimi i organizuar
në 8 maj do të marrë verdiktin nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë si një fundërrinë morale por edhe politike, duke pastruar jo vetëm qytetin e Tiranës, por edhe politikën shqiptare nga një monstër që bëhet garant i një veprimi kriminal duke ndërhyrë në mënyrë kriminale, jo vetëm për të dëmtuar zëvendëskryeministrin dhe kryetarin e LSI-së në mënyrë paligjshme, në mënyrë të pandershme, dhe duke përdor manipulimin dhe falsifikimin, por duke dashur për të dëmtuar edhe kryemnistrin e vendit, pikërisht në përpjekjet e tij për të rrëzuar në mënyrë puqiste një qeveri tërësisht legjitime.
Mendoj thjeshtë që nëse Ilir Meta ka vetëm pak karakter burri dhe nuk është ndonjë politikan i lëngshëm e ka bërë planin me Sali Berishën që para zgjedhjeve të dal nga koalicioni qeverisës dhe të hyjë në koalicion me Edi Ramën për të arritur këto caqe:
1. Për të shpartalluar njëherë e përgjithmonë nga politika Edi Ramën, i cili ka krijuar një situatë që po të dilte Ilir Meta fajtor, do të qëndronte në burg me vite të tëra
2. Për të dobësuar dukshëm koalicionin e mbledhur rreth PS-së dhe për ti afruar te LSI,
3. Me kalimin e kohës do ta shkrinte e tërë PS-në brenda në LSI
Ilir Meta në video e quan fundërrinë gjithashtu edhe Dritan Priftin për të cilin thotë se e ka akuzuar mëparë Edi Ramën se e ka parë duke marrë kokainë në zyrën e bashkisë derisa Edi Rama ishte kryetar bashkie.
Dritan Prifti për Ilir Metën qenka fundërrinë pasi që është bashkuar me Edi Ramën, të cilin mëparë e kishte akuzuar si përdorues drogash.
Mendoj që Ilir Meta nuk do të lëshoj vehten e tij në kalibrin që vet e ka quajtur fundërrinë, pra të bëhet njejtë si Dritan Prifti dhe të pranojë të qeverisë me Edi Ramën!
Ilir Meta vazhdon duke thënë se kjo shpifje ndaj tij, e bërë nga Edi Rama do të demontohet para drejtësisë dhe opinionit publik.
Pasiqë Ilir Meta ka demontuar këto shpifje para drejtësisë, athua tani e ka kohën Ilir Meta që ta demontoj komplet Edi Ramën edhe para opinionit publik, duke hyrë në koalicion me Sali Berishën?
Ulëset e fituara në Parlamentin e Shqipërisë të dalura nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013
Ti kthehem tash të tashmes:
Sikurse shihet në fotografinë mëlartë ndarja e vende të deputetëve i garanton PD-së një shumicë prej minimum 72 deputetëve, me partitë sikurse vijon:
1. PD = 48 mandate
2. PR = 4 mandate
3. PDIU = 4 mandate
4. LSI = 16 mandate
SHENIM: Partitë PR dhe PDIU janë në koalicionin e djathtë dhe LSI mund ti bashkohet që janë gjithsej 72 mandate, edhepse mund të ketë ndonjë kandidat i pavarur ose i ndonjë partije tjetër që për lezetin e pushtetit do të lëshonte koalicionin e majtë të PS-së dhe do ti bashkohej koalicionit të djathtë.
Por, athua ku mund të filloj sherri???
Pasi te certifikohen rezultatet, fillojnë bisedat në mes të partive për ndarjen e pozitave qeveritare, dhe marrëveshjeve të ndryshme për pushtet.
Në atë moment Ilir Meta duke i ditur vendet në parlament, do të kërkojë pozitën e kryeministrit. Këtë do të bëj sepse e sheh që Edi Rama nuk mund të ketë shumicën e deputetëve për krijimin e qeverisë pa deputetët e LSI-së
Edi Rama gjatë tërë fushatës parazgjedhore e ka lodhur popullin duke përsëritur se do të jetë kryeministër i Shqipërisë, dhe kur Ilir Meta kërkon pozitën e kryeministrit Edi Rama nuk do tia jap këtë pozitë Ilir Metës (edhepse ju kujtohet që erdhi një psherëtimë gjatë fushatës parazgjedhore nga jugu i Shqipërisë, ku një zyrtar i LSI-së e tha kinse gabimisht se Ilir Meta do të jetë kryeministër i vendit).
Pastaj mund të hyjë në skenë katragjyshi i Edi Ramës dhe do ti ofroj Ilir Metës pozitën e kryetarit të kuvendit të Shqipërisë dhe pozitën e zëvendëskryeministrit.
Ilir Meta mund te luaj një lojë mospajtimi, dhe Sali Berisha do ti ofroj pozitën e kryeministrit Ilir Metës, kurse vet Sali Berisha do të krijoj kushtet ligjore të kohës e do të marrë pozitën e kryetarit të shtetit (më fal z. Bujar Nishani por të doli një montazhë dy ditë para 23 qershorit që shkove në urgjencë në gjendje të rëndë, dhe dije që ndoshta qulli është duke tu përgaditur)
Dhe krejt në fund të thuhet që në trojet shqiptare, politika është ende, VETËM BIZNES.
Prapseprap, kur dikush bën diçka në biznes që provon me të burgos me vite të tëra, aty lihet pak anash biznesi, dhe vjen në shprehje më shumë karakteri i fortë i një burri!
Unë personalisht jam apolitik, kam nënshtetësi të Kosovës, dhe nuk kam të drejtë vote në Shqipëri. Mos më merrni për të keq shkruarjen e kësaj analize që mund të ndodh në të ardhmen shumë të afërt.
Nuk e di se a do të ndodh, por do të mund të ndodhte. E nëse Ilir Meta hyn në qeverisje me Edi Ramën, pasi qq shikova ato dy video mëlartë, mendimi im i pastër është që Ilir Meta nuk ka asnjë fije karakteri e burrnije e as atdhedashurie në vehten e tij.