23 Dhjetor 2024

Pavdekësia e poetit Din

Shkruar nga Gani Qarri

Eh vitet ecin ato nuk ndalen dhe kalojnë gati pa u vërejtur, si ujët nën urë. Sa shpejt u bënë dy vjet nga shkuarja juaj në amshim, profesor dhe poeti ynë!

Por kujtimet mbeten,ato nuk plakën dhe nuk vjetrohen për ju asnjëherë. Respekti, ndjenjat e ngrohta bashkë me dashurinë e veçantë ndaj jush, jetojnë në zemrat e gjithë dashamirësve tuaj edhe sot, Din Mehmeti!

Poeti ynë i shtrenjtë ju jetoni bashkë me vargjet në shpirtrat e adhuruesve që nuk u harrojnë, tani dhe asnjëherë,pa llogaritur kohën e  shkuarjes suaj në amshim.

Sot e gjithmonë kujtojmë kohën sa ishe me ne,adhurojmë gjithnjë miqësinë tuaj të  sinqertë, por edhe shfletojmë krijimet e shumta poetike që na i ke lënë amanet, si dëshmi e pavdekësisë suaj të përjetshme.

Madje edhe tani sikur na duket se vetëm rastësia ju ndau përkohësisht nga ne , por jo edhe përgjithmonë,Profesori  ynë i dashur.

Nuk e di, ndoshta afria e  rrallë dhe qëndrimi juaj prindërorë, krijoj tek ne bindje të kthyer në hipnotizim, nga i cili ne as sot nuk mund të lirohemi,ndaj nuk na duket e qëndrueshme as thënia, se ty nuk do të shohim më kurrë, por \"vetëm\" përkohësisht apo ndoshta gjithnjë e më rrallë....

Nostalgjia e kujtimeve ndaj profesor Din Mehmetit dhe takimet me poetin tonë të madh e me renome, çdo herë na krijoj kënaqësi.

Kurse bisedat me të, ishin të veçanta,ato përmbanin ide të mëdha artistike, kulturë të lart shprehjeje dhe shije të përsosur letrare,afria njerëzore e të cilit na bënë që edhe sot në hapat e tij të ndjehemi kaq sigurt dhe mirë.

Ndonjëherë Bacaloku ynë i munduar nga vuajtjet dhe hallet e jetës,dinte edhe të ngrysej, bëhej natyrë paksa më e mbyllur,por ai gjithmonë mbetej dashamirës,fjalë ëmbël dhe kishte një vështrim të butë deri në dhembje, ndaj ndoshta mu kjo, atë e bënte më të veçantë në jetë që dallonte nga të tjerët.

Megjithëse poeti kishte shumë adhurues që e nderonin, në kohë të vështira do të thoshte se pati pak miq të vërtetë të cilët do ta trajtonin me dashamirësi kur ai kishte nevojë, madje disa nga ta edhe në momente të rënda nuk do t’i gjendeshin pranë atij, sado që Bacaloku ynë i mirë, ishte shumë i dashur me të gjithë dhe kishte shpirt të sinqertë njeriu.

Profesor Dini për alfabet kishte sinqeritetin dhe nuk njihte djallëzinë,kundërshtonte fort mjerimin e rëndë që si vello e zezë kishte mbuluar gjithë vendin tonë dhe jo rrallë do të konfrontohej me ushtruesit e padrejtësive të cilët rëndonin jetën e shqiptarëve të pa krahë nën pushtim.

Ai edhe në shumë nga vargjet që do të krijonte,nuk kishin \"tituj\" tjerë përveç lirisë së tyre, si kryetemën e poezive të tij.
 
Ndaj,poezitë e Din-it, do të ktheheshin në histori, të cilat shumë kush do ti mësonte përmendësh si testament që kërkonin lirinë e atdheut të robëruar.

Poetët me rrugëtime të tilla jete dhe vepre, nuk vdesin kurrë por jetojnë përgjithmonë bashkë me vargjet e historisë së shkruar poetike të cilat pa asnjë dyshim edhe për Bacalokun, që me kohë  kanë vulosur pavdekësinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)