25 Dhjetor 2024

Pavarësia financiare e komunave në kontekstin juridik

Shkruar nga Ma.Sc. Burim Haliti

Komunat në Republikën e Kosovës janë njësi themelore të vetëqeverisjes lokale në të cilat bëhet organizimi i jetës së qytetarëve në këto lokalitete në bazë të funksionimit të institucione lokale dhe jetës së qytetarëve.

Pushteti lokal është i decentralizuar dhe ligjërisht njihet si vetëqeverisje lokale e cila nënkupton se autoritetet lokale kanë të drejtë dhe aftësi të organizojnë çdo pore të jetës së pushtetit lokal për të ju kryer qytetarëve të tyre më shumë punë dhe shërbime të afërta me lokalitetet e tyre.

Niveli lokal i pushtetit në Republikën e Kosovës ka një autonomi të menaxhimit të financave sepse kjo çështje është e rregulluar me ligjin nr. 03L-049 për financat e pushtetit lokal, ligj i cili ka hy në fuqi më 13 mars 2008.

Në rrafshin e pushtetit lokal komunat në Republikën e Kosovës kanë pavarësi financiare sepse ato mund të kenë buxhetin e tyre, të hyrat vetanake të tyre, planifikimin për shpenzimin e buxhetit dhe mund të bëjnë investime të ndryshme në mënyrë të pavarur.

Burimet financiare komunale janë të rëndësishme për secilën komunë në Republikën e Kosovës ngase nga këto burime financiare varet edhe mënyra e funksionimit financiar të komunës që sipas legjislacionit tonë kemi këto dy lloje të burimeve financiare komunale:

1.    burimet financiare të komunës që realizohen nga të hyrat vetanake dhe
2.    burimet financiare të komunës që realizohen në formë të granteve të përgjithshme që në shumicën e rasteve vijnë nga pushteti qendror-qeveria.

Parimisht Komunat nuk kanë të drejtë të vjelin tatime të cilat realizohen nga të hyrat e ndryshme që janë të rregulluara me ligje: si tatimet për detyrimet doganore dhe obligimet tjera, tatimin në të ardhurat e personave, tatimin në vlerën e shtuar, akcizën, tatimin në kapital etj., por pushteti lokal – komunat kanë vetëm të drejtën të vjelin tatimin në pronën e paluajtshme brenda kufijve të komunave të tyre.

Komunat përveç kompetencave vetanake financiare mund të marrin edhe kompetenca të shtuara vetanake financiare nga qeveria – ministria e financave, atëherë kur qeveria e sheh të arsyeshme për ta kryer një punë në interesin e qytetarëve dhe që përmes delegimit të kësaj kompetence nuk dëmtohet apo ngarkohet në masë të madhe qeveria lokale – komunale. 

Pavarësia financiare e komunave nënkupton vlerë në botën bashkëkohore dhe nënkupton mirëfunksionim të institucioneve lokale të vetëqeverisjes lokale duke u kryer më shumë punë dhe duke u ofruar më shumë shërbime qytetarëve të asaj komune dhe në këtë drejtim në aspektin ligjor Kosova ka një përparim, por në aspektin praktik është mangësia që nuk aplikohet me përpikëri parimet bazike të pavarësisë financiare të komunave në Republikën e Kosovës.

Të hyra vetanake janë ato të hyra që komunat e mbushin buxhetin e tyre përmes këtyre aktiviteteve: gjobat komunale, taksat komunale, tarifat e shfrytëzimit, pagesat për shërbimet publike që i ofron komuna, qirat e ndryshme nga pronat komunale, të hyrat nga shitja e pasurive komunale, të hyrat nga ndërmarrjet të cilat janë në pronësi totale ose të pjesërishme të komunave, bashkëpagesat nga konsumatorët e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore të cilat ofrohen nga komuna, të gjtha të hyrat që realizohen nga çdo agjenci, departament ose organizatë e komunës e cila ofron ndonjë mall ose shërbim, interesi në depozitat komunale nëse ekziston, grantet nga qevritë e huaja, organizatat e jashtme qeveritare dhe joqeveritare si dhe institucionet ndërkombëtare dhe multinacionale.

Të gjitha këto lloje të të hyrave vetanake duhet të mirëmenaxhohen nga udhëheqësit e komunave – kryetarët e komunave në mënyrë që të arrihen efektet e kësaj vlere që në aspektin ligjor e ka Republika e Kosovës, qka nënkupton se ne në aspektin juridike e kemi të rregulluar se institucionet lokale financiare nuk kanë kompetencë të vjelin tatime përveç tatimit në pronën e paluajtshme në territorin e asaj komune dhe se në përgjithësi komunat janë të autorizuara të nxjerrin dhe të vjelin taksat për shërbimet dhe punët që i kryejnë institucionet lokale financiare në dobi të qytetarëve të tyre.

Përfundim - Logjika e qeverisjes së shëndoshë në vendin tonë duhet të ndryshojë në aspektin e trajtimit të pushtetit sepse në mendimet bashkëkohore të qeverisjes politike më shumë duhet kushtuar vëmendje dhe rëndësi rrafshit të pushtetit dhe qeverisjes lokale sesa qeverisjes në rrafshin qendror, kjo nënkupton atë se kuadrot të cilat janë ekspertë të qeverisjes lokale, financierë, ekonomistë, juristë etj., duhet të kontribojnë në zhvillimin e politikave lokalë të vetëqeverisjes lokale, ngase sa më e fortë që të jetë baza e shtetit aq më i fortë është shteti. 

/Autori është master i shkencave juridiko-financiare)/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)