Pavarësia, ditë feste dhe reflektimi
Urime Kosovë, Familje e nderuar Jashari dhe gjithë bashkëkombësve,6 vjetori i Pavarësisë!
Për shqiptarët kudo 28 Nëntori si datë e madhe kombëtare, mbetet përjetë shkruar me germa të arta në histori, përkrah të cilit në bashkërrugëtim për çlirim dhe pavarësinë e trojeve etnike, tash e 6 vite me radhë, shkëlqen edhe 17 shkurti i Pavarësisë së Kosovës.
Përvjetor me rëndësi ky i cili numëron vitlindjen e gjashtë, të njërës prej pjesëve më kryengritëse dhe vitale e të paepur të tokave tona në përgjithësi, të njohur edhe si shtëpia e fisit të lashtë dardan, e cila sivjet kujton me krenari edhe 15 vite çlirimi nga Serbia.
Për të ardhur deri këtu,nëse kihet parasysh fakti se zhvillimet historike kalojnë nëpër faza strategjish e kalkulimesh ndërkombëtare ku pothuajse gjithmonë,për luftën,paqen,humbjet dhe fitoret e popujve të vegjël,më tepër vendosin qëndrimet e fuqive të mëdha për balancim interesash, dhe jo dëshirat e të voglit për drejtësi, i cili si viktimë e pamundësisë çdo herë zgjidhet për barazim hesapesh ndërmjet fuqive vendimmarrëse,gjithandej planetit, shqiptarët kësaj radhe duke pasur krah Amerikën, ishin më me fat se kurdoherë më parë, ndaj edhe fituan këtë betejë historike për liri dhe çlirim.
Amerika e madhe, të cilën qysh pas luftës së parë botërore, njerëzimi e njohu si fuqi të re globale dhe mbrojtëse të denjë të popujve të vegjël,ngjalli shpresat për mbijetesë të shqiptarëve,kombi i të cilëve po mbytej pa asnjë ndihmë në detin e pafund të armiqve që e kishin vërshuar nga të gjitha anët. Të dërmuar e të pa krahë ashtu siç ishin,ata zgjatën duart e vetmuara në drejtim të Amerikës, e cila jo vetëm se u përgjigj me ndihmë konkrete dhe dashamirësi, por SHBA disa herë doli hapur dhe me qëndrim të prerë,në mbrojtje të Shqipërisë dhe shqiptarëve, me të cilën, komunistët padrejtësisht për kohë të gjatë, ngrinë njëanshëm të gjitha marrëdhëniet.
Megjithatë,duke iu falënderua luftës së shenjt të popullit shqiptar, heroizmit të Familjes Jashari,bijë e bijave më të mirë -heronj e dëshmor të kombit tonë, e veçanërisht presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova i cili në emër të popullit shqiptar nën pushtim, me seriozitetin e një burrështetasi të kujdesshëm dhe qëllimin e mirë të një engjëlli shpëtimtar, jo vetëm se ripërtëriu e forcoi pashkëputshëm lidhjet e vjetra me mikun e sprovuar dhe më të madhin e të gjitha kohëve për vendin tonë të vogël- SHBA-të,por kësaj radhe bindi ato që më 24 mars të vitit 1999,për 78 dit me radhë, të fusnin edhe duart në zjarr për lirin e kësaj pjese të popullit shqiptar.
Ndaj,me këtë akt të lartë dhe të shenjt dashamirësie,që Amerika jo vetëm më 1999 me Presidentit Klinton por edhe 80 vite para kësaj ngjarje, përmes presidentit Wilson Wodrow,në Lidhjen e Kombeve më 1919, kishte bindur shqiptarët përfundimisht, se pa ndihmën e një aleati të madh si SHBA,para epsheve të shfrenuara të vendeve hegjemoniste fqinje të cilat gjithmonë gëzuan përkrahjen e Rusisë dhe shumicës së fuqive të mëdha të kohës, jo vetëm se ishte e pamundur të arrihej çlirimi i trojeve të mbetura etnike nën sundim të huaj, por do të bëhej shumë e rrezikshme, e vështirë e ndoshta edhe e pamundur, mbrojtja nga copëtimi edhe i asaj pak toke të mbetur brenda kufijve të gjysmështetit shqiptar.
Të njëjtat qëndrime, të po të njëjtave shtete hegjemoniste, të cilat nuk u pajtuan atëherë siç nuk pajtohen as sot, për krijimin e një shteti unik kombëtar,bënë që shqiptarët ende të mos çlirohen tërësisht dhe të mos arrijnë që ti bashkojnë trojet e mbetura nën pushtimin sllav dhe grek deri më tani.
Copëtimi i tokave tona filloi po me nxitjen e Rusisë, qysh para 137, vitesh, në dimrin e madh të vitit 1877,disa muaj para nënshkrimit të së ashtuquajturës paqja e Shën e Stefanit arritur në mes të Perandorisë Turke dhe asaj cariste Ruse, më 3 mars të vitit 1878.
Serbia megjithëse në vitin 1830,jetonte vetëm një autonomi të pjesshme nga Perandoria turke,dhe nuk ishte shtet më vete,ajo qysh atëherë kishte filluar përgatitjet e planeve për zgjerim drejt jugut me zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Ndaj që në vitin 1844, Ilija Garashanini,kishte përgatitur platformën e ashtuquajtur Naçertanijaqë parashihte zhbërjen e elementit shqiptar dhe u praktikua në Sanxhakun e Nishit, Toplicë dhe Kurshumli, të cilat më 1877,edhe do ti pushtonte Serbia.
Ndaj, e frymëzuar nga \"Naçertania\" apo plani për asgjësimin e shqiptarëve,qeveria serbe do të zgjidhte pikërisht dhjetorin,si muajin më të vështirë të atij dimri të madh, që të niste dëbimet masive të cilat nuk ishin asgjë tjetër, përveç se një dënim makabër për vdekjen kolektive të shqiptarëve,shumica e të cilëve do të ngrinin rrugës,nga të ftohtit dhe uria, pa arritur të kalonin gjallë në pjesët e brendshme të atdheut,që atëherë ishte Kosova e sotme.
Ky planë jo vetëm se nuk do të përfundonte shpejt por do të vazhdonte edhe për rreth 4 vite tjera përfshi vitin 1878,e deri më 1881,kohë kjo kur do të zhbëheshin hiq më pak se 700 fshatra shqiptare dhe ktheheshin në një tragjedi kombëtare për popullin tonë, përmasat e së cilës nuk i kishte përjetuar përgjatë gjithë historisë së tij,deri më atëherë.
Megjithatë,përveç ndonjë lëvizje sporadike siç ishte ajo e trimit Sefë Kosharja, i cili ishte kthyer nga shërbimi si oficer në ushtrinë turke, për të mbrojtur shqiptarët nga shfarosja dhe tokat e atdheut të tij me bashkëluftëtarët vullnetar, vetëm pas formimit të Lidhjes së Prizrenit më 10 qershor të vitit 1878,shqiptarët arritën të krijonin qëndresë të organizuar dhe kundërvënie me armë, Perandorisë Turke dhe fqinjëve grabitqar.
Lufta dhe përpjekjet e popullit tonë do të zgjasnin mbi 34 vite pareshtur,deri më shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912,njohja e pjesshme e së cilës do të arrihej rreth 8 muaj më vonë,nga fundi i korrikut të vitit 1913,në Konferencën e ambasadorëve në Londër,por edhe aty do të pranohej pavarësia e vetëm gjysmës së trojeve tona etnike, si shtet kombëtar në Ballkan.
Atëbotë, përveç kundërshtimit të fort rus dhe shteteve hegjemoniste fqinje,mospajtimet më të mëdha do të vinin nga Perandoria Turke, e cila edhe në grahmat e fundit të ekzistencës së saj, jo vetëm se nuk do të pranonte shkrirjen e 4-ter vilajeteve tona në një shtet autonom shqiptar brenda kufijve të perandorisë, por edhe pas përzënies së forcave turke me luftë, nga trojet tona etnike si dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,ajo ende kundërshtonte me të gjitha fuqitë, krijimin e një shteti kombëtar shqiptar.
Vetëm falë, konstelacionit politiko-strategjik të fuqive të mëdha dhe diplomacisë së vendosur Austrohungareze e cila arriti të fitonte edhe përkrahjen e Gjermanisë,duke i siguruar Shqipërisë edhe një princ (Princ Widin) për udhëheqës të përkohshëm,gjë që ishte e rëndomtë për kohën dhe kishte ndodhur më parë edhe me shtetet tjera ballkanike,si Greqinë,Rumaninë e Bullgarinë,sado dhembshëm që u përjetua,mbetja e hapësirave aq të mëdha të trungut kombëtar, jashtë kufijve të shtetit të ri, formimi i tij edhe aq sa ishte, duke mos pasur zgjidhje më të favorshme, nga shqiptarët u pa si periudhë kalimtare drejt lirisë së pjesëve tjera të atdheut.
Kështu që, lufta dhe përpjekjet e filluara nga formimi i Lidhjes së Prizrenit më 10 Qershor të vitit 1878,vazhduan edhe pas 28 Nëntorit të vitit 1912,si dhe pas Korrikut të vitit 1913, me ç`rast një pjesë e mundit dhe sakrificave të shqiptarëve,do të shpërblehej pas afro një shekulli, kur para 15 vitesh, me ndihmën e NAT-os, u arrit të çlirohet Kosova, e njohur si Ëma e Kryengritjeve Kombëtare,për lirinë dhe bashkimin e të gjitha trojeve etnike shqiptare.
Megjithatë,për fat të keq,vuajtjet,vrasjet dhe shpërnguljet e shqiptarëve,edhe pas përfundimit të luftës,as në Kosovën e lirë nuk do të pushonin, madje vite pas çlirimit dhe brenda vet territorit të saj edhe ashtu të ngushtuar,më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000,pas vrasjes së 10 shqiptarëve dhe plagosjes së dhjetëra tjerëve, nga bandat kriminale serbe, vetëm brenda dy-ditësh,do të dëboheshin me dhunë mbi 1564 familje me më tepër se 11370 shqiptar,për tu përsëritur këso vrasjesh makabre dhe përndjekje të ngjashme shqiptarësh edhe më 2004,po nga Veriu i Mitrovicës.
Ndaj, Kosova edhe këtë 17 shkurt, feston përvjetorin e 6-ashtë, të pavarësisë së saj, jo pa emocion e dhembje, si për ngjarjet e lartcekura edhe për shtypjen dhe padrejtësitë që vazhdimisht ushtrohen ndaj bashkëkombësve tanë në trojet e tyre nën pushtim,duke mbetur përherë me sy të kthyer nga pjesët e paçliruara të etnisë sonë.
Kështu që, përveç festimit e cila është gjëja më e lehtë, e arsyeshme dhe e dëshirueshme për tu bërë, shqiptarët duhet ti ruajnë me shumë kujdes e përkushtim miqtë e vërtetë, tolerancën e njohur dhe traditën vendore, ta duan të kaluarën e tyre, ngritin e lartësojnë heronjtë kombëtar,të krenohemi dhe kujtojmë me pietet të gjithë bashkë, ngjarjet e mëdha dhe të gëzojmë e festojmë me zemër datat e shënuara të historisë sonë.
Ndaj, ky përvjetor, përveç Urimit të sinqertë për Pavarësinë e Vendit, është edhe një rast i veçantë krenarie për ti nderuar, jo predikuesit antishqiptar si krasniqët, irfanët, ramiqët e ndonjë \"iq\" tjetër ,bashkëpunëtor e shpirtshitur të UDB-s, që kanë marrë kaq turr theqafjesh mbi çdo gjë kombëtare në Kosovën e lirë, por ata luftëtar e heronj të merituar të kombit, pa të cilët ky vend dhe popull nuk do kish çtë kujtonte as festonte sot as në të ardhmen,në këto troje,të vetëdijshëm se vetëm kështu ne mund të arrijmë bashkimin dhe urojmë e gëzojmë- përgjithmonë Pavarësinë!