Pasoja e dialogut dështim për në Evropë
Shkruar nga Islam Krasniqi
Premtimet dhe deklaratat e bujshme të përfaqësuesve diplomatik dhe qeveris sonë lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO ishin vetëm përralla mediatike të radhës që ja shesin këtij popullit, dhe pasqyra e kësaj qeverie, e cila nuk është në gjendje të zgjedhë kuadro të shëndosha, elitë profesionale që do të përfaqësojnë këtë vend me faqe të bardhë nëpër instanca ndërkombëtare, por benë masakër në pazaret politike, për pozita e poste kyçe.
Qeveria e Republikës së Kosovës nuk po mund të mësoj nga gabimet e veta, nuk po e kërkon rrugën për përmirësimin e saj, që edhe qytetaret tonë të trajtohen njëjtë sikur çdo popull tjetër Evropian, por na benë servil ndaj atyre që dje deshën të na zhdukin nga faqja e dheut, ndaj atyre që kryen gjenocid në tërë republikën e ish-Jugosllavisë.
Para disa vite zv/ ambasadori i R. së Kosovës në Kroaci patë shkaktuar një skandal të paparë, i dehur dukë vozitur makinën me targa diplomatike, ku u patë bërë pikë qendër e medieve botërore, qeveria e jonë patë tërhequr diplomatit tonë në Kroaci, por e dërgoj sërish heshturazi, kjo është veç një vazhdimësi e mos përgjegjësisë se Institucioneve tona.
Me së miri tregon deklarata e presidentit Amerikan z. Barak Obames i cili thotë së Kosova do të ishte pranuar në UNESCO, sikur të kishte diplomaci me të pjekur, ku e merr shembull edhe mikun e Serbisë Petrit Selimin për të cilin thotë së është thmiaq e i pa pjekur.
Dikush duhet të mbaj përgjegjësi për këtë dështim, e jo të thonë se kemi fituar së na kanë miratuar kaq shtete, ato janë deklarata të fëlliqura sikur së janë vetë të fëlliqur, kjo na jep një arsye me shumë për ndërprerjen e dialogut me Serbin dhe anulimin e marrëveshjeve të fundit në Bruksel.
Më gjithë respektin për këta liderë, ka ardhur koha që të pushojnë, sepse janë shpenzuar, nuk po mund ti dhanë me shumë këtij vendi, dhe përfaqësuesit tanë mos ti marrin pozitat si privilegje por si obligim për ndërtimin dhe zhvillimin e ktij vendi, sepse populli ska mundësi të blej një pako medikamente, e këta thirren në patriotizma sikur të ishin mita.
Për deri sa nuk e zbatojmë parimin e reciprocitetit do të jemi servil edhe i shtetit fashist serb po edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e jo të mundohem me shpiuna e me tradhtar të sfidojmë botën, me ata që dalin në foto me kriminel serb dhe krenohen për fotot e bëra.
Që nga koha që kemi filluar bisedimet me serbin e këndej kemi pranuar çdo gjë që na u është ofruar përpara, arsyeja se Akademinë e shkencave e kemi shkelur dhe po bëhemi vetën po e dekorojmë me tituj të ndryshëm, dikush po merre diplomë universiteti, dikush diplomë të Masterit, dikush po behët doktor, e dikush akademik dhe me këtë dituri po ulemi në tavolinë me Serbin e po e humbim sovranitetin pak nga pak, Ku Serbia u ka verë perde në mendjen e tyre dhe vetëm nënshkruajnë.
E kemi shansin që ti pezullojmë dhe anulojmë marrëveshjet me Serbin, gjithashtu ta ndërpremë dialogun, sepse njëra nga marrëveshjet e vitin 2013 ka qenë që të mos e bllokojnë njëra tjetrën në rrugëtimin drejtë Bashkimit Evropian, por jo që na penguan por na kërcënuan edhe me luftë nëse pranohem në UNESCO, e qeveria e Kosovës le ti vazhdo bisedimet, le ti trajtojnë serbet në Kosovë të pa prekshëm, dhe Vuçiqit le ti thonë zdravo në Bruksel se ai shqip nuk dinë, le të bëjnë çfarë të duan, vetëm le të dinë së populli vonon por nuk harron, ashtu siç po punojnë ashtu do ti shpërblej !..