Partitë politike dhe zgjedhjet në Kosovë
Etimologjikisht, fjala parti rrjedh nga fjala latine pars pjesë e një tërësie dhe folja partire që d.m.th. ndarje ose mbajtje e anës së caktuar. Bëhet fjalë për grup që formohet me ndarjen nga grupi tjetër ose tërësi e cila mban anën e vet, për shkak të së cilës është në konflikt me grupin tjetër.
Përndryshe partia politike është organizim i përhershum politik i mendimtarëve me ide të njëjta të cilat në mënyrë demokratike luftojnë për pushtet ose për ndikim në pushtet.
Pluralizmi politik është vlerë themelore e rregullimit kushtetues në republikën e Kosovës (neni 7 paragrafi 1 dhe 2).
Ndërsa në vendin tonë partitë tona kanë mungesë të traditës, demokracisë dhe të kulturës demokratike politike, nuk përkujdesen dhe nuk preferojnë dialogun dhe tolerancën për interesin e vendit, por vetem atëherë kur kanë interesa përsonale dhe klanore.
Marrëdhëniet ndërpartiake më shumë janë relacion i armiqeve partiak, se sa partner dhe jomendimtar të njëjtë partiak.
Programet dhe aktivitetet e partive politike nuk kanë dallime të dukshme në mes veti, shumica e partive politike as nuk kanë një orientim të qartë programor dhe bejn gara se cila parti do të jetë me e djathtë se tjetra.
Arsyeja pse ndodh e gjithë kjo në vendin tonë është se shumica e partive politike të majta nga qytetarët identifikohen gabimisht si parti me mendesi komuniste.
Origjina e termave majtas dhe djathtas vjen nga revolucioni Francez.
Reformatorët uleshin në anën e majtë në mbledhjet e Asamblesë Kombëtare Franceze, ndërsa monarkistët dhe aristokracia uleshin në të djathtë. Në atë kohë termat e majtë dhe e djathtë nuk përbënin një përcaktim politik, por me kalimin e kohës këto terma u politizuan.
E djathta nënkuptonte mbështetje për interesat e aristokracisë dhe monarkisë ndërsa e majta të kundërtën.
Në demokracinë bashkëkohore me të majten nënkuptojmë çështjet e tilla si barazia, ulja e varferisë, drejtësia sociale, të drejtat e punëtorëve, sindikalizimi etj.
Ndërsa me të djathten nënkuptohet ruajtja e pushtetit dhe pasurisë në duart tradicionale, solidariteti kombetar, tradita, stabiliteti social etj.
Partive politike në Kosovë ajo se çfarë ju intereson nuk janë programet politike, as zhvillimi ekonomik dhe social, as zbutja e papunësisë, as integrimi i vendit, por vetëm votat e qytarëve për të ardhur në pushtet dhe realizimi i qëllimeve dhe interesave të tyre përsonale, ashtu siq kanë vepruar deri me tani.
Duke e ditur qe ketë vit do të mbahen zgjedhjet lokale dhe gjasat pothujase janë shumë të mëdha qe të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme, subjektet tona politike kanë filluar aktivitetet e tyre elektorale edhe pse zgjedhjet nuk do të mbahen deri në vjeshten e këtij viti.
Nga shumë analistë politikë kjo mund të vlerësohet si gjë e mirë, por në ketë rast nuk ka diqka pozitive sepse subjektet politike po iu kthehen qytarëve dhe halleve të tyre vetëm atëherë kur ata po kanë nevojë për votat e tyre e jo për ti zgjidhur ato probleme e ato halle, por vetëm per ti marrë ato vota dhe për të ikur e mos tu dukur deri në zgjedhjet e ardhshme.