Partia e Punës së Shqipërisë po derdh lot krokodili për Rusinë, skandal i kombit!
Nga Asllan Dibrani
Tek shqiptarët ma nuk është për tu çuditur edhe me deklaratën e fundit që e bëri "Partia e Punës së Shqipërisë". Me ketë emër në kosovarët një kohë jemi krenuar nga një verbëri politike qe na hidhnin hi syve qe na u ka sërvuar një propagandë e hekurt nga vet Enver Hoxha.
Ta përkrahsh një politikë bolshevike të Rusisë në demin e kombeve tjera , po kësaj here edhe të popullit ukrainas është për t'u hendikepuar nga një qëndrim aq brutal, aq të vrazhdë që mendoj se të çdo shqiptar ka krijuar një indinjatë dhe dyshim shumë të theksuar se ç'po ndodh me popullin shqiptar dhe kush paska qenë "Partia e Punës se Shqipërisë" qe e la vendin ma të izoluarin në Evropë , ma te varfrin në Evropë, me të përçarin në Evropë , ma te përdhunosurin në Evropë.
Të dalësh me këto teza edhe sot e kësaj dite lëne përshtypjen e një skandal politik. Këto qëndrime mund të jenë pjellë nga armiqtë apo tradhtarët e vendit qe janë radhitur në territorin e Shqipërisë për krah armiqve shekullor!!!???....
E kaluara e hidhur e socializmit komunist në Shqipëri, po e luan avazin e vet edhe tash si në kohën ma famëkeqe, që ky komb e pat një regjim vet izolues dhe vetëvrasës. Tezat e tilla e përkrahin një regjim, një shtet që historikisht ka qenë e instaluar kundër interesave dhe vlerave tona kombëtare.
Kjo parti me këtë politikë aq antikombëtare, ja si u prononcuan pranë publikut shqiptare; "Partia e Punës e Riorganizuar nё Shqipëri dënon ashpër grushtin e shtetit në Ukrainë që rrëzoi presidentin e ligjshëm Janukoviç, të dalë nga zgjedhjet popullore në këtë vend.
Njëkohësisht, komunistët shqiptarë thonë se janë tejet të shqetësuar për skenarin mbi bazën e të cilit në një vend sovran u rrëzua një qeveri që gëzonte mbështetjen popullore të Putinit ku i krahason ngjarjet identike ato të vitit 1990 në Shqipëri.
Vaji i kësaj partie shkon aq larg sa që i dënon shtetet demokratike botërore që kërkojnë dënimin e agresorit rus mbi sovranitetin e Ukrainës .
Kjo parti edhe sa ishte në krye të shtetit socialist shqiptar , asnjëherë nuk e pa të rrugës t'i përzihet Jugosllavisë në punët e brendshme që e zhvillonte një terror të pa parë në vëllezërit e tyre në Kosovë.
Bile kjo parti edhe i ka dënuar ngjarjet tona në Kosovë ne vitin 1981 , kundër regjimit të egër që u dënuam me mijëra intelektual e student nga ai regjim brutal kundër Kosovës .
Këta me propagandën e tyre gjithmonë i krijuan plagë të rënda Kosovës përmes doktrinës "Marksizëm Leninizmit" që asgjë të përbashkët nuk kanë shqiptarët me ato rryma antishqiptare.
Këto koka të mykura në Shqipëri të kësaj partie e gjejnë veten në derdhjen e lotëve të krokodilit për Rusinë dhe për politikën e saj që është krah për krah shteteve për mosnjohjen e Republikës se Kosovës. Pastaj citojmë qëndrimin e tyre sipas mediave këto ditë theksuan ma tutje :
Interesat e fshehta ekonomike po bëjnë që të shkelen gjithë parimet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe po synojnë ti shndërrojnë popujt e botës në skllevër të kapitalizmit modern.
Ne mbështesim pa rezerva qëndrimin e qeverisë ruse dhe Presidentit Putin për mbrojtjen e bashkëkombësve të tyre që banojnë në territorin e Republikës së Ukrainës dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje, ashtu sikurse edhe shtete e tjera të Evropës apo SHBA janë të gatshëm të shkatërrojnë edhe kombe të tjerë për të mbrojtur qoftë edhe një qytetar apo bashkëkombës të tyre, theksohet nё deklaratën e Sekretarit tё parё Marko Dajti.
Te përkrahet politika ruse dhe të dënohet ajo amerikane nuk mundet njeriu i shendosh mentalisht të qëndroj indiferent pa reaguar. Populli amerikan po mbron interesat e demokracisë mbi të drejtat e njeriut .
Amerika për shkak të qëndrimeve dhe parimeve progresive në rrafshin politik ka shënua hapa edhe humanitar në shumë vende të botës , po edhe me rastin e Kosovës që ndërhyri në konfliktin me gjithë botën antishqiptare dhe intervenoj ushtarakisht mbi terrorizmin serb mbi shqiptarët e Kosovës.
Këto projekte të bëra nga kuzhinat e përbashkëta në Moskë , Beograd dhe në Athinë janë ato që monitorohen edhe me këtë klasë politike.
Si munden me qenë aq naiv këta shqipfolës në shtetin shqiptar dhe nuk e shohin as pak gjendjen e mjerë shekullore qe e ka kapluar popullin shqiptar i ndare pikërisht nga padrejtësitë historike qe ju gatuan shqiptareve sot në 6 vende ballkanike, po thuajse gjithë kund të diskriminuar dhe të eliminuar nga liritë, që as simbolin e vet nuk guxojnë ta përdorin në vendin e vet.
Një politikë e dobët që rrethon Shqipërinë paqësore, aty mbretëron një gjendje lufte vëllavrasëse dhe e dhimbeshe .
Është e logjikshme që skenarët e kësaj të keqeje janë këta zuzarë me synime dhe me një politikë aq brutale kundër popullit të vet të menaxhuar nga Moska , Beogradi dhe Athina. A se shohin qe pran syve të botës , Anastas Janullatos greku antishqiptar, një prifti grek, qe bënte propagandë antishqiptare në vitin 1994, solli reprezaljen me të tmerrshme greke kundër emigrantëve shqiptarë.
Atëherë ma shumë se 210.000 mijë emigrantë shqiptarë u përzunë dhunshëm, u rrahën barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet dhe iu grisen të gjitha dokumentet!?.
Këto forca në aleancë me Akademinë e Shkencave të Serbisë , me kishën serbe dhe te asaj të Athinës ditë për ditë e cenojnë sovranitetin e Shqipërisë bile, bile dhe duke ngrenë e pire dreka e darka më shumë politikaj aktual në Shqipëri.