26 Dhjetor 2024

Partia e Punës së Shqipërisë kundër Amerikës e përkrahin Rusinë!

Nga Asllan Dibrani 

Ta përkrahsh  një  politikë  bolshevike   të   Rusisë  në demin  e kombeve tjera ,  siç po ndodh   kësaj here  me popullin  ukrainas   është  për t’u     hendikepuar nga një   qëndrim aq   brutal, dhe  aq të vrazhdë  që     mendoj se të çdo   shqiptar ka krijuar një    indinjatë  dhe dyshim   shumë      të theksuar se   ç’po ndodh me popullin shqiptar  dhe kush  paska qenë “Partia e Punës së Shqipërisë”? .

  Trashëgimi i një  vendi  ma të  izoluarin në Evropë  është vërtet habi  me këtë popull se    pas  kujt dhe me  iniciativën e kujt   veprohet kështu   , qe të mbesin  kujdestaret  e ma të varfërve   në Evropë. Ky popull  është  ma  i përçari  në Evropë   , ma të përdhunosurit  në Evropë  a thua nga   , dhe përse  kështu ? . Nuk ka dyshim se përgjigja është  e saktë , se     këto     synime  të mbrapshta   po i iniciojnë shqiptarët    nga brenda shtetit shqiptar    si  njollë në vete është  edhe Partia e Punës së Shqipërisë    e ditëve tona!!! Të dalësh me këto teza edhe  sot  e  kësaj   dite  lëne përshtypjen  e një skandal politik me   përkrahjen e Rusisë  dhe të gjykohet    parimi demokratik i Amerikës  dhe Evropës  i ngjason një absurditeti.    Këto  qëndrime mund të  jenë  pjellë     nga     armiqtë    apo tradhtarët  e vendit që janë  radhitur  në  territorin e Shqipërisë  për krah   armiqve shekullor!!!???….

-E kaluara  e hidhur e  e vendit   nga   socialist     komunist në Shqipëri,   po  e luan     avazin  e vet   edhe  tash        si në  kohën ma  famëkeqe, që   ky komb e pat  një regjim vet izolues  dhe vetëvrasës.   Me tezat e tilla    të  përkrahet    një    regjim i  një shtet  që historikisht    ka qenë    i  instaluar  kundër interesave    dhe vlerave tona kombëtare mund   te konkludohet   se     veprat  dhe politiken  e   mjere  e  udhëheqin    ata    qe u djallëzuan     me vetëdije apo pa vetëdije   kundër   popullit shqiptar. Kjo parti   me këtë  politikë aq antikombëtare sheshazi dolën   këto ditë  me  prononcime, pranë  publikut shqiptare mesa vijon ;

 “Partia e Punës e Riorganizuar nё Shqipëri dënon ashpër grushtin e shtetit në Ukrainë që rrëzoi presidentin e ligjshëm Janukoviç, të dalë nga zgjedhjet popullore në këtë vend. Njëkohësisht, komunistët shqiptarë thonë se janë tejet të shqetësuar për skenarin mbi bazën e të cilit në një vend sovran u rrëzua një qeveri që gëzonte mbështetjen popullore të  Putinit  ku i krahason    ngjarjet identike  ato  të    vitit 1990  në Shqipëri“.

 Vaji  i kësaj partie  shkon aq larg  sa që i dënon      shtetet demokratike      botërore     që   kërkojnë  dënimin e agresorit  rus mbi sovranitetin e Ukrainës .Kjo parti    edhe  sa ishte      në   krye të  shtetit socialist shqiptar ,  asnjëherë nuk e pa të rrugës t’i përzihet    Jugosllavisë në punët  e brendshme që   e      zhvillonte një   terror të pa parë   në vëllezërit e tyre në Kosovë.. Këta  me propagandën e  tyre       gjithmonë     i krijuan   plagë  të rënda  Kosovës  përmes   doktrinës “Marksizëm Leninizmit” që asgjë të përbashkët nuk kanë  shqiptarët  me ato rryma     antishqiptare. Këto koka të mykura   në Shqipëri të kësaj partie    e gjejnë veten    në    derdhjen e lotëve të krokodilit për     Rusinë  dhe për politikën  e saj  që    është  krah për krah  shteteve     për mosnjohjen  e Republikës së Kosovës.   Pastaj  citojmë     qëndrimin e tyre       sipas  mediave   këto ditë  theksuan ma tutje  si ma poshtë  :

 “Interesat e fshehta ekonomike po bëjnë që të shkelen gjithë parimet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe po synojnë t’i shndërrojnë popujt e botës në skllevër të kapitalizmit modern. Ne mbështesim pa rezerva qëndrimin e qeverisë ruse dhe Presidentit Putin për mbrojtjen e bashkëkombësve të tyre që banojnë në territorin e Republikës së Ukrainës dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje, ashtu sikurse edhe shtete e tjera të Evropës apo SHBA janë të gatshëm të shkatërrojnë edhe kombe të tjerë për të mbrojtur qoftë edhe një qytetar apo bashkëkombës të tyre”, theksohet nё deklaratën e Sekretarit tё parё Marko Dajt”.
Të  përkrahet    politika  ruse dhe të dënohet ajo amerikane      nuk mundet   njeriu i shendosh mentalisht të qëndroj indiferent pa reaguar.  Populli amerikan  po mbron  interesat  e  demokracisë     mbi të drejtat e njeriut  ne Ukrainë . Amerika     për shkak  të  qëndrimeve    dhe parimeve      progresive    në rrafshin politik  ka shënua     hapa   humanitar  dhe simpati     në shumë vende të botës , po edhe    me rastin  e Kosovës   që ndërhyri në  konfliktin   me    gjithë      botën   antishqiptare  dhe  intervenoj ushtarakisht    mbi    terrorizmin   serb    kundër shqiptarët  e Kosovës.  Këto projekte  të bëra  nga  kuzhinat      e përbashkëta  në Moskë , Beograd  dhe në Athinë  janë    ato që    monitorohen  edhe  me këtë    klasë politike  të vockël në Shqipëri  . Si munden me qenë  aq naiv këta    shqipfolës    në shtetin shqiptar    dhe nuk e shohin   as pak    gjendjen   e mjerë   shekullore  qe  e ka kapluar     popullin shqiptar i ndare  pikërisht nga    padrejtësitë historike    qe ju gatuan   shqiptarëve   sot në  6 vende  ballkanike,  të  diskriminuar dhe    të   eliminuar nga  liritë, që  as  simbolin  e vet nuk  guxojnë ta përdorin   në vendet  siq eshet Serbia , Mali i zi , Maqedonia dhe  ne Greqi  .   Një politikë      e dobët  që     rrethon  Shqipërinë paqësore,    aty mbretëron  një gjendje  lufte   vëllavrasëse     dhe  e     dhimbeshe . Është e logjikshme që   skenarët  e kësaj të keqeje     janë  këta   zuzarë    me  synime  dhe me    një politikë   aq brutale kundër  popullit të vet   . A se shohin  qe pran syve të   botës , Anastas Janullatos greku antishqiptar,   një prifti grek, qe bënte propagandë antishqiptare në vitin 1994, solli reprezaljen me të tmerrshme greke kundër emigrantëve shqiptarë. Atëherë ma shumë se 210.000 mijë emigrantë shqiptarë u përzunë dhunshëm, u rrahën barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet dhe iu grisen të gjitha dokumentet qe posedonin!?.

 Këto forca   në  aleancë   me Akademinë  e   Shkencave të Serbisë , me  kishën    serbe  dhe  të asaj të Athinës      ditë për ditë  e cenojnë    sovranitetin  e Shqipërisë bile, bile dhe duke  ngrenë   e pire   dreka e darka më shumë politikaj aktual në Shqipëri.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)