26 Dhjetor 2024

Parlamenti i Kosovës arenë e gladiatorëve

Shkruar nga Xhemshi Berisha

Siç po shihet, parlamenti i Kosovës po përdoret si arenë e gladiatorëve,  veçse në këtë arenë nuk shohim gladiatorët,  por deputetët të cilët nuk kanë shkuar aty për atë që u është dhënë misioni i përfaqësuesit të popullit,  po sikur ata të ishin komisionerët të thesarit të tyre të përbashkët që luftojnë me njëri tjetrin si ujit feudë për ta mbrojtur hisen e thesarit të grabitur nëpër ekspedita.

Aty nuk pash e as nuk dëgjova të diskutohen detyrat që i ka kjo shtëpi e popullit, po zënkat dhe mospajtime e tyre rreth këtij thesari të imagjinuar absurd.

Kështu siç ka filluar ky parlament nuk i duhet askujt,  po e mira e së mirës të gjenden njerëzit e vullnetshëm që ia duan të mirën këtij populli dhe ta mbyllin këtë parlament për katër vitet e ardhshme.

Vendimet strategjike t'i merr qeveria me plebishit, kurse legjislatorin përmes këshillit të gjërë shtetëror të përfaqësuar nga Komunat nga pesë deri në 7 këshilltarë për secilën komunë me propzotimet e këshillave të ekspertëve të pavarur dhe nga një ekspert partiak.

Kjo do të ishte tash për tash zgjidhja më e mirë për ta nxjerrë vendin nga kjo ngulfatje.

Që populli të rehabilitohet, qeveria do të mirrte hapin e parë të zgjidhjes së kryetarit legjitim të Kosovës.

Formimin e këshillit të gjërë rajonal dhe kombëtar ligjvënës i cili do të përbëhej pjesa më e madhe nga jopartiakët dhe ekspertë e njohës të mirë të legjislaturës, po ky këshillë do të miratonte programin e qeverisë duke caktuar një komision të gjërë ekspertësh të fushave përkatëse si dhe këshillin Kombëtar të Shtetit i cili do të kryente të gjitha punët e kryetarit të shtetit, ndërsa presidenti deri sa jeta në kosovë të demokratizohet mirëfilli ta mbaj pozitën formalisht si rekuizitë.

Nëse merren këto hapa dhe gjendet konsensusi i interesit strategjik kombëtar në Kosovë dhe duke i dhënë autoritet të plotë Drejtësisë, Kosova shumë shpejt do të ketë mundësinë t'i hapë dyert e zhvillimit dhe të përparimit duke e mundësuar edhe anëtarësimin e saj në UE.

Për këtë duhet të lëvizë nga vendi populli dhe ta hapë këtë rrugë të daljes nga kjo krizë e rëndë politike dhe morale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)