Paret po, po shtetin jo, jo
Dinakëria është veqori e djallit,kurse dashuria veqori e njeriut. (Xh.Rumi)
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Më 29 shkurt, siq raportuan edhe mediet, jo vetëm ato kosovare por edhe ato qëndrore në Sërbi,në Graqanicë, në prani edhe të disa dhjetëra sërbëve tjerë, Rada Trajkoviqin, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe kryetare e nje organizate joqeveritare që është pagëzuar me emërtimin Lëvizja Evropiane sërbe, apo njëra nga protogonistet kryesore të fushatës antishqiptare, e cila pas vitit 1981 na kujtohet si pjesmarrëse e shume tubimeve, apo mitingjeve të Jogurt Revolucioneve të atëhershëm, që organizoheshin nga projekti nacionalist sërbomadh i diktatorit Millosheviq, e që, poashtu, në veqanti, mbahet mend për kerkesën e saj për pengimin dhe penalizimin e gjithë nënave shqiptare, që sipas saj lindënin shumë femije, me cka sipas saj shtonin natalitetin e shqiptarëve, për çka, edhe këto nëna i pat quajtur me një emërtim ofendues, si maqina larëse, u protestua në këtë komunë të re të Kosovës qëndrore, kinse në shenje kundërshtie për arrestimin në Gjilan, të gjashtë policëve sërbë ,pjestarë të MUP-it, nga ana e Policise së Kosovës.
Eshtë kjo dada Radë, e cila identifikohet me një profesion, që bazuar në bagazhin dhe karakterin e saj që ka reflektuar, prej se e njohim, më së paku, meriton, të thirret humaniste, e cila, po këtë ditë akuzoi dhe ofendoi rëndë Policinë e Kosovës, dhe gjithë institucionet e saj, dhe si edhe shumë herë më parë, kërkoi nga bashkevendasit e saj sërbë, që kurrsesi të mos njohin Institucionet dhe shtetin e Kosovës.
Eshtë kjo Radapatriotka,e cila,(si kundërshpërblim) së paku nga këto institucione,përkatësisht nga tatimpagusesit kosovarë shpërblehet për këto ofendime dhe nënqmime që u bënë shqiptarëve dhe këtyre institucioneve ,me rreth 3.ooo euro në muaj pagë,pastaj, sillet në Kuvendin e Kosovës si të ishte në Dumën ruse, e veshur sikur të ishte nga Kaukazi, gjithnje e fut në funksion tregishtëshin kur voton apo kundërshton, përdor emërtimin ofendues Kosovë e Metohi kur diskuton, pershendetet nga deputetet shqiptarë me modesti e respekt, vjen në oborr të Parlamentit me veturë me regjistrim BG, dhe në anën tjetër nuk është hera e parë, që kërkon publikisht të zhbëhën këto institucione, që sipas saj janë ilegjitime dhe ilegale!
Në këtë protestë, audienca pati rast të shohë edhe një femër tjetër, njëcopy Rada tjetër, por më sharmante dhe tërheqëse edhe për syrin, e cila, me zerin e saj të thekshëm, në këtë protestë, edhe ajo, iu drejtua sërbëve të tubuar, por edhe bashkësisë ndërkombëtare, për ndihmë, kinse në shenje përkrahje, për shkak të rrezikut që po u kanoset, nga terroristet shqiptarë, dhe e cila, poashtu akuzoi Institucionet kosovare, për terrorizim të popullatës sërbe.
Ishte kjo , Vesna Mikic, një bashkëpartiake e Radës e bashkuar në subjektin politik JSL,(Lista e bashkuar sërbe), dhe edhe kjo, një deputete e Kuvendit të Kosovës, e cila, sikur dada Radë, merr po aq pagë, nga tataimpaguesit kosovarë, por, poashtu, edhe bashkëshorti i saj, Gradimir Mikic, është i pari i komunës së Ranillukut të formuar me rastin e decentarlizimit në Kamenicë , dhe i cili është shumë i përfolur për afera të shumta koruptive, dhe i cili shfrytëzon shumë benficione, që i ofron posti që mban në këtë komunë të banuar nga sërbët, dhe që shtrihet në kufi me Sërbinë, afër pikës kufitare Dheu i Bardhë.
Shkas dhe arsye e vetme për të bërë këtë shkrim është veprimi dhe sjellja deputetes Mikic, e cila ditën e nesërme, pra, më 1 mars, në Seancën Plenare, të Kuvendit, (mungoi Rada Trajkoviq), me veprimet dhe sjelljet, jo vetëm kur iu drejtua deputetëve, por edhe para audiencës së gjërë, provokoi, shpalosi gjëra, që domosdo, duhet të hulumtohen ,dhe ti shkohet deri në fund, me të cilat do duhej të njihej opinioni i gjërë, e që ka të bëjë me deklaratën e saj, se shumë përsonalitetet të larta të institucioneve të Kosovës (të cilat ajo i konteston), disponojnë me pasaporta biometrik të Sërbisë.
Poashtu, edhe sjellja dhe veprimi i saj, pas këtij diskutimi, në hollë të Kuvendit, ishte një sjellje që mund të ndodh vetem në Parlamentin e Kosovë dhe askund tjetër.
Kjo deputete, posa doli nga salla e diskutimeve kuvendore, që nga ora 11 e 25 minuta, u spostua në kolltukun e butë në separen 1 tek byfea, dhe se bashku me disa deputet tjerë sërbë(një kohë atyre iu bashkua edhe Ana Mari zevendesdrejtoreshë e RTK-se), dhe përkundër instistimit të disa gezateraëve për të marrë një prononcim, (paraprakisht paralajmëroi publikim të listës së zyrtarëve të lartë që mbajnë këso pasaporta), ajo injoroi të gjithë, por e shërbyer shumë herë, nga kamarierët e kujdeshëm nën tumin e cigares, pastaj një kohë të gjatë u shërbyen edhe me burekë e muhabete, me një injorancë të theksuar , kaloi kohën deri në ora 14 e 3o minuta, përkatësishtë, deri sa përfundoi pjesa e parë e Seances së paraditës.
Për habi, një kohë, vizavi saj, në këtë separe , qëndroi edhe ministri punëve të brendshme, Bajram Rexhepi dhe ish drejtori i policise, dhe tani deputeti i PDK së Behar Selimi, të cilët jo që nuk i parashtruan pytje në sallë kësaj deputete, për deklarat ofenduese që ajo bëri para një dite në Graqanicë ,por edhe reth pasaportave, por fitohej përshtypja se as që ndiheshin të shqetsuar, se para saj ishte ajo, që ia kishte ofenduar rëndë Institucionin që ata drejtonin,përkatësisht, Policinë e Kosovës!
Ndodhi edhe dicka që befasoi jo vetëm gazetarët që përcjelin Kuvendin, por edhe njerëzit e rendit,përkatësiht, policinë që mban rendin në këtë Institucion,e që kishte të bënte me një urdhër të ardhur urgjent reth orës 13 e 2o minuta,nga njëri nga zyrtarët e lartë të Kuvendit (shqiptar), që kishte, thirrur sekretarin e Kuvendit i cili gjindej në Pragë, dhe përmes tij kishte urdhëruar policët për largimin e gazetarëve nga holli!
Si duket, nga frika se kjo deputete sërbe, do të shpaloste listën e atyre që mbajnë pasaporta, edhe urdhëri për të larguar gazetarët, linte hapsirë dyshimi, se kjo deputete, për lojën që bëri në Graqanicë, një ditë më parë,por edhe të merkueren në Seancë plenare, ka mbështetje jo vetëm nga Rada e radushët tjerë, por edhe nga dikush , nga paria jonë politike.
Nuk është për të mos besuar, se edhe në Veri të Mitrovicës, me strukturat e atjeshme që deklarativisht, nga bartësit e Institucioneve kosovare po quhen kriminale, ilegale, bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë edhe njerëz kyq të këtyre institucioneve.
Ska problem.
Kjo, ska lidhje me antiamerikanizmin, dhe antievropianizmin.