22 Dhjetor 2024

Paratë e bardha për ditë të zeza

Shkruar nga Ali Mehmeti

Pas dëmtimit të gazësjellësit “Rrjedha veriore 1 dhe 2”, dhe pas dëmtimit të urës strategjike ruse që lidh Krimenë me Rusinë, sikur ka filluar eskalimi i luftës edhe jashtë vijave të frontit, në fusha të ndryshme, por kryesisht mbi infrastrukturë.

Sipas ekspertëve të huaj para nesh janë rreziqet e mëdha: është në rrezik gazsjellësi sapo i lëshuar mes Norvegjisë dhe Polonisë, kabllot nënujore për telekomunikacion, internet dhe energjetik, sulme kibernetike, largpërçuesit .... të cilat shtrihen në sipërfaqe dhe gjatësi të mëdha, që i bëjnë të pa mbrojtshme në çdo pikë dhe ku vështirë zbulohet autori.

Këtë parashikim, sikur e paralajmëron edhe sulmi i djeshëm masiv, mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës.  

Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se në zgjedhje në Republika Srpska, për anëtare të Kryesisë së BH fitoi një “ushtare” e Dodikut, Zhelka Cvijanoviq, kurse për kryetar të Republika Srpskës fitoi vet Dodiku, përkundër faktit që kundërkandidaten e tij, Jelena Triviq e kishte përkrahur edhe vet Vuçiqi.

Edhe pse opozita po e konteston fitoren e Dodikut, vështirë se mund të ndryshoj diçka, ehe nëse përsëriten zgjedhjet.

Përkrahja që Vuçiqi i dha kundërkandidatës së Dodikut, sikur paraqet çarjen e parë me Dodikun, i cili po i del nga kontrolli, i cili publikisht po deklarohet për “putinist” dhe të cilin plotësisht e kontrollon Putini, kurse Vuçiqi, sikur ka filluar të ndryshoj kursin nën presion dhe kërcënim me sanksione ekonomike.  

Kur kësaj i shtohet edhe “mirëkuptimi” i heshtur i Dodikut me kroatët e BH-së, për ta shqyer BH-në dhe për të grabitur nga një copë tokë, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër dëshirën e Putinit për ta “decentralizuar” konfliktin në Ukrainë, mund të thuhet se në BH nuk priten ditë të mira, nëse në ndërkohë nuk frenohet veprimtaria subversive e Dodikut, me heshtje e përkrahur edhe nga kroatët.

Për raportet Kosovë-Serbi as që duhet të flitet, ku si gjithnjë, mjafton një provokim nga Serbia i cili mund ta destabilizoj situatën.

Siç shihet, as situata në regjionin tonë as ajo larg nesh, e cila po ashtu ka ndikim direkt tek ne, vështirë mund të parashikohet dhe bartë rreziqe të mëdha.

Nëse vërtet ndodh bartja e konfliktit jashtë territorit të Ukrainës, në çfarëdo forme, sipas parashikimeve të ekspertëve të huaj, siç ndodhi me gazësjllësin e lartëpërmendur apo urës së Krimesë, mund të përballemi me situata të paimagjinueshme, jo vetëm me mungesë të energjisë elektrike.

Prandaj, kur “rrahmonat” dhe jo vetëm, flasin për 700-800 milion euro në arkën e shtetit dhe kërkojnë që ato të bëhen “rrush e kumbulla”, sipas zakoneve të vjetra, është evidente që nuk shohin më larg se hunda e tyre.      
 
Paratë e bardha për ditë të zeza – ka thënë Urtari.      

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)