Paradoksi i Presidentes Jahjaga

Shkruar nga Bilall Sherifi
Tomisllav Nikoliçi kriminelët serb të luftës po i shndërron në heronj të kombit dhe shtetit serb.
Presidentja Jahjaga dhe bartësit tjerë të institucioneve kanë negociuar në mënyrë kundër kushtetutese një gjykatë speciale në mënyrë që heronjt dhe luftëtarët e lirisë t\'i gjykojë si kriminel lufte.
Pikërisht këtu qëndron Paradoksi.
Dje, nga mediat e vendit u informuam se në samitin Brdo-Brioni, të mbajtur në Budva të Malit të zi, presidenti i Sërbisë Tomislav Nikoliç i është drejtuar prsidentes së Kosovës Atifete Jahjaga me këto fjalë:
Kosova kurrë nuk do të jetë shtet dhe ti mos u shtir si udhëheqëse e saj.
Më poshtë do të shkëpus një pjesë të reagimit të zyrës së presdidentes lidhur me atë që Tomisllav Nikoliçi i ka thënë asaj gjatë samitit Brdo-Brioni Presidenti Nikoliç iu kthye retorikës së tij tashmë të njohur, duke shkaktuar një situatë paradoksale
Kur analizojmë këtë fjali të zyrës së presidentes, shohim se jo Nikoliçi, por presidentja e Kosovës na del paradoksale.
Para se të shpjegoj se përse Jahjaga është Paradkosale dhe jo Nikoliçi, le të shohim se cili është kuptimi i fjalës Paradoksal.
Fjala paradoks vjen nga greqishtja, paradokson që do të thotë i papritur dhe jo i zakonshëm, i çuditshëm dhe i pabesueshëm
Zyra e presidentes bën mirë të na tregojë se si ka ardhur në përfundim se Nikoliçi tani i është kthyer retorikës së tij tashmë të njohur, sepse kjo të bën të besosh se deri dje, Nikoliçi kishte menduar dhe vepruar ndryshe, pra kishte njohur pvarësinë e Kosovës dhe rrjedhimisht edhe Jahjagën si presidente të Kosovës, por që tani papritmas i është kthyer retorikës së tij të njohur dhe më nuk po e njeh Kosovën si shtet dhe as Jahjagën si presidente.
Kaq sa i përket pjesës së parë të fjalisë.
Tash le të shohim se kush është paradoksal.
Tomisllav Nikoliçi është njëri ndër Kriminelët e luftës në Kroaci, ai ka qenë njëri ndër kreatorët e politikave të partisë radikale sërbe të Voisllav Sheshelit, ai ka mbështetur dhe ka qenë aktiv në zbatimin politikave gjenocidale të Milosheviçit në Kosovë.
Nikoliçi edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbrojë këto politika dhe këto veprime që dikur i ka kryer, ai vazhdon jo vetëm të mos e njoh shtetin e Kosovës por nuk len rast pa shfrytëzuar për të minuar përpjekjet e saj për tu njohur nga shtet e tjera.
Madje ai jo vetëm që nuk pranon se shteti Sërb ka kryer krime lufte në Kosovë, por që nga ardhja e tij në pushtet kriminelët sërbë të luftës, ashtu sikurse më parë të tjerët po i gradon në nivelet më të larta të Sërbisë.
Rasti i fundit është me shefin aktual Shtatmadhorisë së ushtrisë sërbe, Lubisha Dikoviç për të cilin Fondi për të Drejtën Humanitare në Sërbi ka dokumente që dëshmojnë se ai është përgjegjës për krime lufte në Kosovë.
Kur kemi parasyshë këto që thash më lartë na del se Nikolici jo vetëm që nuk është paradoksal pra jo vetëm që nuk na del i papritur dhe jo i zakonshëm, i çuditshëm dhe i pabesueshëm por përkundrazi, ai mbetet shumë koherent dhe shumë konsistent në tërë rrugëtimin e tij kriminal politik.
Tani për presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, pamarrë parasyshë mënyrën se si është përzgjedhur, tanimë është një fakt që ajo është presidente e Republikës së Kosovës, sepse është e zgjedhur nga kuvendi i republikës së Kosovës. Ajo udhëheqë vendin bazuar në kompetencat që ia jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Presdidentja dhe jo vetëm ajo, por edhe bartësit e institucioneve tjera në mënyrë të vazhdueshme në raport me Sërbinë janë sjellur në mënyrë paradoksale, që do të thotë në mënyrë të papritur dhe jo tëzakonshme, të çuditshme dhe të pabesueshme
Paradoksi i saj në raport me sërbinë qëndron në faktin se drejtuesit e Sërbsië nuk e pranojnë dhe nuk e njohin shtetin e Kosovës, ndërsa drejtuesit e institucioneve të Kosovës e pranojnë dhe e njohin shtetin e Sërbisë.
Kosova ka vite që zhvillon bisedime me Sërbinë për teritorin dhe rregullimin e mbrendshëm të Kosovës.
Do të mund të numëronim edhe shumë fakte të tjera që dëshmojnë këtë që po them por do të ndalem me kaq.
Për fund do të bëj një krahasim mes Nikoliçit dhe Jahjagës.
Tomisllav Nikoliçi kriminelët sërb të luftës po i shëndron në heronj të kombit dhe shtetit sërb.
Presidentja Jahjaga dhe bartësit tjerë të institucioneve kanë negociuar në mënyrë kundër kushtetutese një gjykatë speciale në mënyrë që heronjt dhe luftëtarët e lirisë t\'i gjykojë si kriminel lufte.
Pikërisht këtu qëndron Paradoksi.
Prandaj, presidentja Jahjaga duhet të fillojë të sillet si presidente e një shteti të pavarur dhe sovran, nëse deshiron që Nikoliçi dhe kushdo tjetër ta trajtojë si të tillë.
/Autori është Sekretar i NISMA-s për Kosovën/