27 Dhjetor 2024

Para fushata e partive politike duhet ndalet me rregull zgjedhore të KQZ

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani

Para fushata e partive politik tash më veti me radhe që ishin zgjedhore kanë instaluar në mënyrë të paligjshme, jo te drejtë,dhe në kundërshtim me rregullat demokratike dhe zgjedhore.

Para fushata nuk është rregulluar me ligj për zgjedhje por kjo nuk do te thotë të thyhen parimet dhe rregullat zgjedhore duke anashkaluar parimet e lojës që përcaktohen me rregulla zgjedhore, tash edhe mediat janë të involvuara madje në transmetime të drejtpërdrejta të para fushatave të partive, kështu duke bërë shkelje të rregullave dhe parimeve zgjedhore.

KQZ duhet të nxjerrë rregull zgjedhore ku ndalohet para fushata, ne kemi përplot deformime dhe shkelje duke bërë premtime parazgjedhore, duke bërë  vendosur  në bilborde porosi të shumta zgjedhore, të gjitha këto janë veprime që duhet ndaluar.

Për momentin Kosovën e kanë mbuluar premtime të ndryshme të partive, organizime të shumta të debateve të qytetarëve,të gjitha këto janë veprime të cilat duhet të ndalen nga KQZ, por të gjithë  dinë që KQZ është organ i partive politike për këtë arsye asnjëherë KQZ nuk kishte ndal këto veprime të paligjshme,  e që kanë për qëllim me çdo kusht bërje të fushatës për interesa të partive politike. Për çudi deri tash është dashtë të reagoje edhe bashkësia ndërkombëtare në këtë temë përndryshe rregullat e lojës po thyhen në vazhdimësi nga partitë politike.

Hyrjet e rregullave zgjedhore nuk po ndalen asnjëherë, edhe përkundër   thirrjes  se subjekteve politike të ndalin lojërat para zgjedhore,  dhe për të vendos disiplinën zgjedhore. Kjo është e pa pranueshme, tolerimi  kaq i madh lirisht mund te themi i fushatës që shkon sigurisht ka thyrja e parimeve dhe rregullave fundamentale zgjedhore .

Shteti i ynë tash më plotësisht në atmosferë parazgjedhore dhe nuk çdo kund ndihet atmosfera e fushatës parazgjedhore pothuajse kriteret dhe rregullat janë shuar dhe humbur apo janë mbet nën hije të para fushatave të partive politike.

Nuk ka fund prej para fushatës,  tash duket sikur zyrtarisht është fushatë andaj këto veprime duhet ndal menjëherë, ose me rregull zgjedhore ose me vendim të KQZ, duke paralajmëruar gjoba për shkelje që I bëhen parimeve dhe rregullave demokratike zgjedhore.

Të gjithë shkelin rregullat madje edhe mediat të cilat transmetojnë fushata apo organizojnë debate të kësaj natyre se çfarë ofrojnë partitë politike në këto zgjedhje. Ne po tingëllojmë për momentin si shtet pa rregulla zgjedhore ku çdo kush ka të drejtë të bëjë fushatë dhe propagandë politike.

Këto gjera po e shëmtojnë shtetin tonë dhe demokracinë zgjedhore, madje e kanë hutuar plotësisht qytetarin, i cii për momentin nuk po din a  ka fillua fushata zyrtare e partive,  apo janë veprime të paligjshme. Skena politike te ne është banalizuar përtej mase, s’ka kush që ndal njerëz të uritur për të fituar pushtet në shtetin tonë. Të gjithë premtojnë pa marr parasysh, është pështjell,   askush më nuk dinë në këtë shtet çka po bëhet.

Shteti i ynë  bërë vend i premtimeve dhe i çudirave të papara të demokracisë, paramendoni çka do të ndodhte në shtetet perëndimore sikur të bëhej para fushat e tillë. Para fushata e tillë   then parimet zgjedhore dhe irriton shtetin demokratik.   

Para fushata e cila po bëhet pa ndalë ka prishur edhe parimet e qytetërimit i cili sjellë anarkinë shtetërore e cila rrezikon rendin dhe ligjin. Askush nuk mund të pajtohet në bashkësinë ndërkombëtare për këto gjera që ndodhin në vendin tonë ,edhe ata kanë filluar të habiten  me këto gjera, të cilat kanë sjellin anarkinë në shtetin tonë.

Të gjithë i kuptojmë- kanë dëshirë për t ë udhëheq me shtetin dhe qytetarin e shtetit tonë, por kjo nuk duhet lejuar, duhet ne mënyrë urgjente të ndalet përndryshe janë thyer parimet dhe rregullat e lojës.

/Autori është  ish anëtar i KQZ/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)