Paqartësitë Kushtetuese, ndryshim i sistemit Parlamentare në atë Presidenciale

Shkruar nga Fidan Mustafa
Që nga 8 Qershori 2014, kur përfunduan zgjedhjet parlamentare, funksionalizimi i institucioneve të Republikës së Kosovës nuk ka ndodhur, përkundrazi ka ngecur çdo proces drejt gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme institucionale.
E nga ekspertet, vonesa po vlerësohet si pasoj e interpretimeve të ndryshme të gjykatës kushtetuese dhe problemeve që ka Kushtetuta e vendit.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, u miratua me 9 prill 2008, dhe hyri në fuqi me 16 qershor 2008. Vetëm disa muaj pas hyrjes në fuqi, u bë e qarte se kushtetuta e Republikës së Kosovës, në vete mbarte shumë probleme serioze në funksionimin e sajë.
Pengesat e para të Kushtetutës së rejë, doli në sipërfaqe menjëherë pas fillimit të implementimit të saj, e cila karakterizohet me kontradikta, jo konsistencë, dykuptimësi, paqartësi të koncepteve e nocioneve, po ashtu edhe lëshime terminologjike të cilat shkaktuan veshtersi të mëdha në interpretimin e drejt gjatë zbatimit praktik.
Paqartësi e Kushtetutës dhe kontradikta evidentohen edhe në dispozitat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Neni 67 i cili rregullon çështjen e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit (nga komunitetet pakicë jo serbe), por nuk sqaron formën e zgjedhjes dhe çështjen e rotacionit, madje nuk ofron as bazën kushtetuese për definim të kësaj procedure të rregullores së Kuvendit.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është sfiduar disa here gjatë këtyre viteve të implementimit të sajë. Zbatushmeria e saj nuk ka arritur të jetë gjithëpërfshirëse në vend, në raport me territorin dhe sfidat të cilat janë paraqitur gjatë shtetndërtimit të institucioneve të vendit. Për pjesën më të madhe në veri të vendit, Kushtetuta është vetëm një fjalë pa një mekanizëm i fuqishëm politik e juridik në ketë pjesë.
Gjithashtu, ka pasur disa raste të shkeljes së Kushtetutës nga organet e larta shtetërore, pikërisht nga institucionet që duhet të kujdesen për mbrojtjen e kushtetutës.
Shkeljet kushtetuese më të renda kanë qen në të dy rastet e penalizuar me largim të dy presidenteve nga detyre, por jo rrallë edhe parlamenti ka sjellë ligje antikushtetuese në Kuvend, i cili dëshmon mesë miri nivelin e ulët të edukimit kushtetues.
Duke analizuar për një periudhë të shkurtër shumë nga problemet e implementimit të kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe shkeljet e mëdha që janë bërë nga kuvendi i Kosovës, pa pjekuria parlamentare, ardhja e deputetëve jo të kualifikuar për të qeverisur vendin, grupe të interesit, të cilët kanë rezultuar me bllokimin e kuvendit dhe formimin e institucioneve të vendit.
Vije në pyetje se a duhet të ndërroj sistemi i qeverisjes ne vend, nga sistemi Parlamentare në atë Presidencial...?
Sistemi Presidencial është një formë e qeverisjes së vendit sikurse sistemi parlamentare, por për dallim nga ky i fundit, sistemi presidencial udhëhiqet drejtpërdrejt nga Presidenti i vendit, që donë të thotë se fuqinë ekzekutive, formimin e qeveris nuk e paraqet më parlamenti, por nga kryetari i shtetit. Sistemi presidencial zanafillën e ka në kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Te sistemi Presidencial, si e veçanet e sajë, zgjedhja e presidentit bëhet drejtpërdrejt nga ana e Popullit. Presidenti i zgjedhur funksionon i pavarur nga ana e parlamentit, duke mos pasur të drejtën e shkarkimit nga ana e parlamentit.
Me pake fjale ngërçet politike do të shmangshin në përgjithësi në funksionalizimin e shtetit si dhe përfaqësimi institucional do të ishte i një niveli më të lartë nga ai deri tanishëm.
Duhet theksuar se kalimi i sistemit të qeverisjes së vendit nga ai parlamentar në atë Presidencial, do të shmangte bllokimet institucionale, do të mundësonte zvogëlimin e grupeve klanore të interesit në kuvendin e republikës së Kosovës.
Gjithashtu, një president i zgjedhur drejtpërdrejt nga Populli, përfaqëson vullnetin, intelektin e ambicien e shtet ndërtimit të Kosovës mbi vullnetin e lirë, pa krijuar hapësira të manipulimit e ardhjes në kuvendin e Kosovës njerëzve të cilët nuk janë adekuat për përfaqësim të Popullit, që kanë ardhur nëpërmjet grupeve kriminale.