26 Dhjetor 2024

Pandeli Majko-hero i gjallë i shqipëtarëve

Shkruan:Erald Selca

Pa Shqipërinë tonë të dashur shtetin amë liria dhe progresi nuk do arrihej kurrë në trevat shqiptare .
Shqipëria dhe shqiptarët paten fatin tragjikë të jenë të rrethuar mes veti dhe të ndarë ,në disa shtete fuqitë e mëdha dhe vendet fqinje i shkaktuan shumë dhimbje kombit shqiptar .
Shqipëria e mirë dhe e ligë me aq sa mundi gjatë gjithë shekullit 20-të, ndihmoi Kosovën dhe viset tjera etnike në çdo aspekt sipas mundësive të saj ,asesi nuk guxon të minimizohet periudhe e Enver Hoxhës i cili mbështeti politikisht dhe ushtarakisht shqiptarët ilegalen shqiptare Adem Demaçin ,Jusuf Gërvallen ,Kadri Zekën me fonde libra lekë municione harta e plane të detajuara ,sot ne flasim dhe shkruajmë shqip falë dërgimit të mësimdhenësevë të shumtë nga Shqipëria anëkend trojeve etnike .
Pas viteve 90-ta Ramiz Aliu dha sinjalet e para për një luftë të armatosur ,Shqipëria mbështeti celulat e para të armatosura ,por më ardhjen e Berishës në pushtet këtijë proserbi UÇK-ja u luftua egërsishtë u zhduk Remzi Hoxha dhe u arrestuan dhjetra ish luftëtarë për hesap të Rugovës dhe UDB-së .
Ardhja e PS -së në pushtet me 1997-të ishte ogur i mirë për forcat atdhetare LPK-në dhe UÇK-në ,Presidenti Meidani kryeministrat Nano-Majko-Meta ,shefi Shikut Fatos Klosi dhanë kontribut të madh për çeshtjën kombëtare Kosovën e përgjakur .
Shqipëria vuri disponim të luftës kundër Serbisë çdo gjë ,mbështeti pa rezervë UÇK-në tonë legjendare dhe kryepersonazh ishte Pandel Majko kryeministri jonë më i dashur i shumë viteve ,Pandi dha atomin e fundit për unifikimin e faktorit politik shqiptar në mënyrë që të jemi unik kundër okupatorit serb.
Menaxhoi lartë krizën golgotën shqiptare të viteve 1998-99,1 milion veta u strehuan në familjet mikëpritese shqiptare nga jugu në veri ,ju jemi mirënjohës përjetë bashkombasëve tonë .
Pandeliu fitoi simpatinë mbarëkombëtare dhe botërore ,Shqipëria ishte kryeagjenda e mediumeve botërore dhe politikës nga Bill Clinton ,Toni Blair ,Zhak Shirak ,Masimo Da Lema ,Havier Solana etj ishin në Shqipëri .
Pandi kishte në familjen e tij të ardhur ,ishte në kampe në baza të UÇK-së ,pranë të plagosurëve në spitale ju dha këshilla Hashim Thaçit .
E mira tij më e madhe ishte që nuk lejoi ikjen e popullatës mes detit dhe aeroportit ,ky vizionar edinte se liria po trokiste falë luftës së madhe të UÇK-së dhe aleatëve ,Shqipëria dhe ushtarakisht kontriboi shumë .
Pandi është legjendë ,ai duhet jetë qytetar nderi në disa qytete shqiptare dhe D.H.Causa në UP ,Pandi ka çmimin e dashurisë së shqipëtarëve ,e Kosova le ti shpall qytetar nderi ata që nuk i dhanë kombit asgjë Saliun,Lulin ,Bamirin dhe Jozefinën turpi nuk ka fund në mesin tonë .
Pandeli Majko është ajka e kombit ,respekt përjetë për ty nuk të harrojmë kurrë .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)