Panairi i mashtrimeve
Shkruar nga Fanol Shala
Në këto muajë të panairit, Kosova e në veqanti Prishtina, ka pasur panaire të ngjeshura fortë, sa që nuk iu është dhënë rëndësi sëcilës aq sa duhet, përveq asaj Panairi I fushatave (mashtrimeve), të subjekteve të caktuara politike.
Përveq atyre premtimeve të panumërta nga disa parti politike, se cfarë iu kanë bërë një pjese të qytetarëve të Kosovës, është të ua mbushin medjen për 200.000 vende pune të ardhëshme.
Në fakt nëse ky fenomen do të ndodhë vazhdimisht nga secila parti, për secilin mandat të radhës, atëherë Kosova përveq që do ti plotësonte të gjitha kërkesat për vend pune, ajo do të duhej të inportonte njerëz apo fuqi punëtore nga vendet e rajonit!.
Disa të tjerë thonë se rroga mesatare do të jetë 1.000 euro, ky është premtimi më bindës që ma ka ndërruar mendjen ta votojë atë parti, spepse përveq asaj qe tanimë unë e kam siguruar vendin e punës, unë do të kam një rrogë të këaqëshme.
Në fakt, ky premtim është fyerje për brezat e tanishëm, meqenëse ka të atillë qe nuk kanë buk për të ngrënë, e mijërat janë shumë larg.
Si duket me këto batuta, qytetarët e Kosoës, i ka kap paksa dielli në krye, ky është aktualiteti parakohësh.
Kemi harruar që veq sa ka filluar qerëshori dhe ky është muaji më i freskët për me i hapë sytë e për ti parë mundësitë, se kush meriton më shumë ? dhe kush nuk jep premtime të parealizuara?
E dijmë se Bashkimi Evopian ka hapur dyert për ne, BE-ja kërkon emacipimin tonë, ajo po na pret që ti bashkohemi familjës së madhe, por ne, fatkeqësisht kemi ngecuar aq shumë.
Njëri prej faktorëve që po e pegon vazhdimisht integrimin në BE, janë zgjedhjet e shpeshëta dhe rëndësia e madhe që po iu kushtohet atyre. Në këtë formë, ne po zëjm strofull, pa pasur mundësi përafërimi në këtë drejtim, pradaj sot jemi vendi i fundit drejtë BE-së.
Në vend të Panairit të Mashtrimeve, shumë më efektive do të ishte Panairi i Librit apo i Librave, të cilat përmbajnë kapituj rreth BE-së, ku kjo do ti vetëdijesote liderët e vendit.