Padi vetëm për Feronikelin
Shkruar nga Selatin Kaçaniku
Dyshimet dhe paditë mund ( dhe duhet ) të ngriten njësoj si për të bërat keq poashtu edhe për të mos bërat për t i penguar veprimet e këqija, të liga, dëmtuese, abuzuese, krimogjene
Është e vërtetë dhe nuk mund të kontestohet se FERONIKELI me vite të tëra ka ndotur mjedisin; Ka helmuar e dëmtuar shëndetin e popullates / të konsumuesit të të mirave e të dhuntive mjedisore; Ka lozur lojra të pandershme duke i mbajtur për një kohë të gjatë në depo impiantet e filtrimit dhe duke mos i montuar / duke mos i aktivizuar ato ( anise Ligji
e obligonte, anise kontrata e obligonte, anise kodi etik, moral e i mirësjelljes afariste e humane e obligonin njësoj ); I ka shkatuar dëme enorme popullates dhe Komunës Drenas por edhe Shtetit të Kosovës me ndotjen e mjedisit duke i shkaktuar dëme të pariparueshme ( dëmet më të mëdha i shkaktoi me dëmtimin e shëndetit te popullata / te konsumuesit e të mirave e dhuntive mjedisore ), dëme këto që nuk i janë kompensuar as pacientëve, as komunës, as Shtetit të Kosovës Buxhetin e të cilit e gjenerojnë po këta konsumues taksapagues ?!
Është e vërtetë se i gjithë ky skenar është zhvilluar i pa penguar nga askush, as nga institucionet e Komunës, as nga institucionet e Shtetiti, as
nga askush ?!
Kamë përshtypjen se përveç shoqërisë civile dhe mediumeve të informimit Shteti Ynë nuk pati krah tjetër për të marrë në mbrojtje popullatën e Drenasit, përderisa kjo popullatë nuk u detyrua të vendosë vet, të protestojë - t i bllokojë portat e FERONIKELI-t
Është mire që MAPH, më në fund, mori vendim për të ngritur PADI NDAJ FERONIKELI-t , por nuk është mire që kësaj padie nuk iu bashkangjitën edhe obliguesit tjerë ?!
Cili është interesi nëse kosto e dëmeve dhe e pësimeve është më e lartë se përfitimet, se çmimi i privatizimit, se
?!
Pse nuk është detyruar me kohë dhe menjëherë FERONIKELI të zbatojë Ligjin
dhe obligimet kontraktuale përgjegjëse janë institucionet e obliguara me Kushtetutë e me ligje për ta aplikuar drejtësinë... Janë përgjegjëse edhe institucionet dhe organet e drejtësisë, ato të mbikqyrjes si dhe inspeksionet që nuk kanë ndërmarrë asgjë ( ose pak gjë ) as pas reagimit të parë të shoqërisë civile, të mediumeve të informimit e të popullates
as pas reagimeve tjera të shumta. Fitohej përshtypja se ky krematorium , se ky teknocid , se ky diskriminim i rëndë, po ndodhte e po ndodhë në ndonjë planet tjetër ?!
Pra, nuk duhet ngritrur Padi vetëm kundër FERONIKELI-t por edhe kundër të gjitha institucioneve për mosreagimin me kohë ( përkundër obligimit, ligjor, zyrtar, etik e moral ) dhe për mosmarrjen me kohë të masave të duhura, të masave të parapara me ligj?
Kosovën e ndotin edhe disa ndotës tjerë, mes tyre ka edhe të tillë që marrin çmime për FILANTROPINË KORPORATIVE - e nuk reagon askush ?! Ndokush prej nesh nuk e kupton ç është ndotja, cilat janë rreziqet e dëmet dhe ç është bëmirësia, por as cila është ajo që këto dy nuk i bën dot bashk ?!
Nuk kanë faj pse nuk dine por pse nuk na tregojnë se nuk dine e na mbajnë peng ?!
Duhet ngritur PADI NDAJ TË GJITHË FERONIKLAVE të Kosovës sepse asnjë nga to nuk ka të drejtë të na ndotë mjedisin dhe të na atakojë shëndetin e jetën, e
na u kanë bërë shumë FERONIKLA në vetëm 11.000 km2 ?!
Duhet ngritur PADI NDAJ TË GJITHË FERONIKLAVE të Kosovës
edhe për arsye se ndokush tjetër që nuk di do t i ndajë edhe ndonjë çmim të filantropisë PËR NDOTJE TË MJEDISIT ?!
Duhet ngritur PADI NDAJ TË GJITHË FERONIKLAVE të Kosovës dhe të kërkohet kompensim ligjor, kompensim të drejtë e kompensim human për të gjitha dëmet e shkaktuara gjatë gjithë kohës së shkaktimit të dëmeve dhe ndaj të gjithë të dëmtuarve, si dhe kompensimin e të gjitha shpenzimeve të provokuara / të nxitura me mosrrespektimin e ligjit !
As tani shoqëria civile e mediumet e informimit nuk duhet të heshtin, duhet t i përgadisin dëshmitë për gjykim, për veprim retroaktiv dhe për zgjërimin e lëndës ?!
Kosova dhe mjedisi i saj, popullata e saj, konsumuesit e mjedisit / të dhuntive mjedisore kanë nevojë për përkrahjen, për kujdesin dhe për (vet)mbrojtjen tone.