26 Dhjetor 2024

Pacolli me “i forti”

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Nëse bazohemi, në marrëveshjen e nënshkruar mes Pan-it dhe AKR-se, por edhe publikimeve tjera,  nëpër mediat elektronike dhe ato shkruara, personi  numër një dhe me kompetenca me të fuqishme në ekzekutivin e ardhshëm që pritet te themelohet pas zgjedhjes së kryeparlamentarit do llogaritet lideri i AKR-së,  Behgjet Pacolli e jo Ramush Haradinaj!

Me letra dhe me numrin e ministrive dhe zevendesministrave, Pacolli de fakto, është njëshi,  sepse pritet  te marr hiq me pak se 5 ministri dhe postin e zëvëndeskryeministrit të parë.

Po ashtu ai do te marr ministri që kanë peshë dhe reputacion si në sferen ndërkombëtare, por edhe sa i përket buxhetit dhe kompetencave ekzekutive, pastaj gjithë minsitrat e tij,  nuk i përgjigjen dhe nuk i raportojnë kryeministrit Haradinajt,  por vetëm Pacollit  i cili edhe ka te drejt ekskluzive t'i emëroj dhe largoj e  nëse ia shtojmë edhe pozitat e 8 zëvëndesministrave dhe antarëve tjerë nëpër borde e kompani...!, atëherë si të mos llogaritet se Pacolli,  me “i forti” ..!

Ramush Haradinaj, me tri ministri dhe me postin e kryeministrit, por edhe me disa pozita zevendesministrash, te  vetmen privilegj dhe satisfaksion e ka se, ndoshta me ne fund po i realizohet deshira e tij e kahmoteshme,  qe te ulet ne postin e Kryeministrit, post  i cili nuk besoj se do ti sjelle  ndonje te mire te madhe  ne aspektin e fuqizimit te partise e ne te mire te Kosoves, meqe vendimet qe e presin Kosoven ne te ardhmen, jane sa te dhimbshme,  aq edhe sfiduese e besa edhe politikisht shume te demshme, dhe mund ta varrosin cilin do nga lideret aktual, andaj, pse jo edhe Rambon....!

PDK-ja.si subjekti politik qe ka me se shumti deputete  nga radhet e PAN-it, edhe me kete rast,  eshte humbesi me i madhe edhe i ketij kolalicion te fundit. 

Me postin e nje zevendeskryeministri dhe me 6 ministri, dhe  ate,  me vetem nje ministri qe ta “mbush syrin”- ajo qe ka “kuleten”, sepse te tjerat mund te quhen edhe digastere, kjo parti,  definitivisht, eshte futur,  ne pozicionin me “ramje te lire”, dhe veshtire eshte,   te dihet se kah po shkon,  dhe  si e ku  do te perfundoj....?!

Nisma, pa “therre ne kembe” dhe pa asnje “gervishje”,  perfitoi”bingo” me  tri ministri e nje pozite zevendeskryeministri,  dhe  me taktikat e  veprimit, ishte shume  a matun,  gjate gjithe kohes, dhe ne fund, arriti masksimumin e te mundshmes...!

LDK-ja,   e Isa Mustafes, gjate gjithe kohes, para  se te largohej AKR-ja, veproi sikur, bota sillej rreth saj, dhe lideri i saj aktual, njeherit edhe Kryeminister ne largim, merrej vetem me sistemimin dhe rahatimin neper poste ministrore dhe borde, te gjitha atyre qe i ka per momentin nen kontroll, dhe qe shpreson se do ta degjojne, edhe pas largimit te tij nga ky post, dhe shkuarja e LDK-se,  ne opozite, me 26 deputete, qe kane pervoje dhe kapacitete qe nuk mund ti kontestohen, me nje reformim te brendshem, duke larguar,  ata qe e sollen ne kete gjendje, (garda e vjeter)  e qe mendoj se gjithesei do te ndodh,  kjo parti,  ka mundesi te fuqizohet,  faktorizohet, dhe shpejt,  te marri vehten.

Nuk la “gur pa levizur”, me te vetmin qellim per te marre pushtetin.Albini,  sillej  e komunikonte si kryminister, dhe fale retorikes e pragmatizmit, por edhe aftesive e zhdervjelltesive qe disponon, ka kapacitete, gati sa gjithe lideret tjere bashke,  dhe ska dileme se pos deshires se madhe te tij,  koha po punon, qe ai te behet lider i se ardhmes...

Edhe në opozite  fuqizohet,  faktorizohet, forcohet.. jo  me meritat e saj, por ne radhe te pare, duke iu falendetru,  dobesive dhe leshimeve e Pan-it dhe te tjereve.

Përfituesi me i madh, i gjithë ketij lemshi politik, ne te cilen,  u katandis,  skena politike kosovare, gjete ketij tremujori, padyshim eshte “Baci” me AKR-ne si kompani,  te cilit, iu vardisen  dhe iu perkulen,  te gjithe,  pa dallim, edhe ata qe mbeten jashte ketij kooalicioni,  bile i  shkuan edhe ne vilen e tij,  ku  dhe neshkruan edhe Marrevshjen e kooalicionit,  sikur pala qe shkoi,  te perfaqesonte ndonje ekip per pajtim gjaku,  apo ndonje konflikti familjar,  e jo te perfaqsonin Institucionet tona me te larta shteterore!!!!

“Baci” si baci. E luajiti lojen perfekt.Kuptohet tregoi se eshte “tugjar” qe veshtire ia gjen shoqin.E rriti,  e rriti,  dhe e shumefishoi  pazarin brenda ketyre tre muajve,  sa qe shtepine me vlere milioneshe,  e bleu nga nje familje qe ka “kancerin” per hiq me shume,  se 10 mije euro...!

 Kjo është politika, alla shiptarqe....!!!!!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)