26 Dhjetor 2024

Pabarazia e shqiptarëve me kombet tjera

Shkruar nga Naim Krasniqi

Der Spiege” por edhe “Die Welt”, parashihnin edhe ndërhyrjet e mundshme tё ish-Bashkimit sovjetik, qё siç shkruanin ata (komentatorët gjermanë), qё Bashkimi Sovjetik ka pёr qёllim dalje nё brigjet e Adriatikut.

Demonstratat e marsit dhe prillit te vitit 1981, qё ndodhen nё Kosovë kishin njё jehonë tё madhe nё shtypin gjermanofon. Ky shtyp kёto demonstrata i trajtoi nё shumё kёndёvёshtrime, duke filluar prej atij politik (qё ishte aktual pёr kohёn kur ndodhёn kёto demonstrata), e deri nё gjenzёn e problemit tё Kosovёs dhe trevave tjera shqiptare që kishin mbetur nёn Jugosllavi, si dhe nacional, që konstatoheshin padrejtësit qё përjetonin shqiptarёt nё kohёn e Jugosllavisё sё Titos.

Mjerimi ekonomik

Gazetat e pёrditёshme si ; “Suddeutsche Zeitung” e Mynihut, me komentet e Heiko Flottau, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e Frankfurtit, me komentet e komentatorit dhe të analistit për Federatën jugosllave, shkrime e analiza dhe komete që janë mirë të njohura nder ne, komentet e Carl Gustaw Ströhm në “Die Welt” të Essenit, në gazeten e përditёshmen “Handlesblat” të Dyseldorfit, (edhe pse ёshtё gazet që mё tepёr merret me tema nga lёmi i ekonomisё), kjo gazet trajtonte gjendjen e rëndë ekonomike tё Kosovës duke konkluduar se kjo gjendje e mjerueshme ekonomike si dhe sabotimet qё ndodhnin nё planifikim ekonomik të Kosovёs, duhet tё merren si njё nga shkaqet e demonstratave tё shqiptarve.

Ishin këto komentet e Georg von Heubbenet që ishte korospodent i akridetuar në Beograd i të përditëshmes “Stuttgarter Zeitung” të Shtutgartit, ku redaksia e kësaj gazete kishte angazhar edhe korospodentin e saj nga Moska, që të komentonte opinionet e qarqëve të ndryshme nga Moska rreth rebelimit të shqiptarëve në Jugosllavi.

Po ashtu edhe javorja “Die Zeit” e Hamburgut i kishte kushtuar rёndёsi kёtyre demonstratave ku fajtorin kryesor (sikur edhe shumё gazeta tjera gjermane) e gjente tek pabarazia nacionale e shqiptarёve karshi popujve tjerё qё jetonin nё federaten jugosllave.

Komente dhe analizat e tё përjavёshmёs politike tё Hamburgut “Der spiegel”, janё trajtesa tё nivelit tё larte politik, diplomatik dhe strategjik pёr ish Jugosllavinë dhe rajonin e Evropёs jug-pёrendimore.

Ky rajon shihej si njё konglomeratё etnik (“i familjës socialiste”) dhe shtetet e kёtij rajoni i kishin deklaruar si tё zgjedhur “çёshtjen nacionale” tё pakicave kombёtare qё jetonin nё ato shtete, por komentatorёt e tё kёsaj tё pёrjavёshme raportonin pёr divergjencatё qё komentoheshin nё shtete e Bllokut Lindorё pёr problemet nacionale tё shtetve tjera, që po ashtu i takonin “familjes socialiste” dhe kritikat qё i bёnin njёra tjetrёs pёr ketё çёshtje.

Redaksi e kësaj reviste pёrveq komenёteve redaktoriale, zhvillonte biseda edhe me njohësit e problemeve politike, nacionale dhe te kushtetuteshmerisë tё ish federatёs jugosllave, por edhe te shteteve te tjera tё rajonit tё Ballkanit apo tё Evropes jug-lindore siç e quanin ata. Kjo revist botonte mendimet e njohёsit gjerman tё kёsaj çёshtjte Holm Sundhaussen, tё publicistit amerikan Sulzberger etj.

Sikurse edhe gazetat tjera, nё “Der Spiegel” kemi trajtimin e hartёs gjeopolitike tё Ballkanit dhe jepnin sqarime se si duhej tё dukej kjo pjesё e Evropёs, nese ekskalonte problemi i shqiptarёve tё jugosllavisё nё njё konflikt tё hapure shqiptaro-jugosllave ku Shqiperia gjithesesi do te ishte pal ne konflikt.

Mundësia e intervenimit ushtarak sovjetik

Vlen tё pёrmendёt mendimi i Sulzberger-it se “...nese eskaloni ky konflikt, qё siç duket ( në shikim të parë) si vetëm konflikt i bllokut socialist, mos tё harrojmё se nё kёtё konflikt do tё angazhohet edhe njё shtet jashtё familjёs socialist, e kjo ёshtё Greqia.”

“Der Spiege” por edhe “Die Welt”, parashihnin edhe ndërhyrjet e mundёshme tё ish-Bashkimit sovjetik, qё siç shkruanin ata (komentatorët gjerman), qё Bashkimi sovjetike ka pёr qёllim dalje nё brigjet e Adriatikut, duke nxitë Bullgarinё pёr çёshtjen e Maqedonisё dhe qё “ta lante turpin e tij” me tërheqja nga këto brigje në vitet `60 dhe ti tregonte Shqipёrisё se ende ёshtё superfuqi.

Kjo ishte aktuale, pasi qё Shqipёria zyrtare akuzoi agjenturat ruse dhe bullgare qё kanë gisht nё demonstratat e Kosovёs. Por, analiza tё ngjashme kemi edhe nё gazetat tjera qё i pёrmenda me lart, por qё te gjitha kishin një paqartësi me qëndrimet e politikёs zyrtare tё Jugosllavisё.

Ata erdhën nё përfundim se nё Jugosllavi kemi tri nivele tё vlersimeve tё kёtyre demonstratave:

1- nivelin federativ (qëndrimi i kuadrove sllovene dhe kroate qё ishin më të matur në deklarimet e tyre që anonin nga qëndrimet e perëndimorёve), qe dominote nё fillim mendimi se nё kёto demonstrata kanë ndikim armiqtë e jashtëm, por kategorikisht përjashtohej Shqipëria se kishte dorë nё këto rebelime, të shqiptarëve që jetonin në ish-Jugosllavi.

2 - nivelin i dytë ishte qëndrimi i politikës së Republikës se Serbisë, e cila me çdo kusht mundohej ta akuzojë Perëndimin dhe Shqipёrinë si shkaktare kryesore pёr siç e thoshin ata “shkatërrimin e Jugosllavisё”,që konsideroheshin si “armiq të jashtëm”, si dhe shqiptarët që jetonin në kuadrin e Federatës si “armiqtë e brendshëm” të cilët koordinonin veprimet e tyre për ta shkatërruar bashkim-vëllazërimin e popujve te Jugosllavisë.

Ndërsa nga ana tjetër nuk merrte asnjë përgjegjësi për atë që ndodhte me shqiptarët dhe pёr gjёndjen e mjeruar tё Kosovёs (që njhej si territor autonom).3-Si dhe qëndrimin e tretë, apo niveli i tretë, ishte ai i politikës zyrtare të Kosovës, të cilët nuk u morën asnjëherë me shkaqet e shpërthimit tё këtij rebelim gjithëpopullor, por shkonte nё akord me politikёn e Serbisё, duke kërkuar shkatarёt dhe fajtorёt jashtё Kosovёs dhe Jugosllavisё e sidomos tek emigracioni shqiptar qё vepronte nё Perëndim dhe Shqipёri, qё siç thoshte njё politikan kosovar: “Ajo (është fjala për Shqipërinë -N.K.)...po luan me zjarr, por qё do tё digjet edhe vetë...”.

Politikanёt kosovarë gjetën edhe njё konstatim tjetёr se ata qё veprojnё nga kёto pozita janё “ mbeturina te trathёtarve tё popullit shqiptar” nga periudha tё ndryshme historike.

Akuzat qё ju bёheshin demonstruesve nga klasa politike kosovare, pёr komentatorët gjermanë ishin tё pabaza dhe shumë denigruese për shqiptarët, sepse nёse politikanёt kosovarë akuzonin se kёto “demonstrata kanë karakter shovinist, nacionalist e kontrarevolucionar”, ata u kujtonin kёtyre politikanёve se demonstruesit ishin duarthatë dhe paqësorë dhe se kërkesat e tyre kishin karakter social e po aq edhe politik qё kërkoni barazi nё kuadrin e Jugosllavisё, prandaj nëse avancohej statusi i Kosovёs nga Krahinё Autonome nё Republikё, nuk do tё thotë të shkatёrrohej Federata jugosllave, pasi kjo Federatë proklamon barazi nacionale dhe sociale të te gjithë kobëve dhe kombësive që jetojnë dhe shqiptarët me këtë rebelim po tregojnë se nuk janë të barabartë në asnjë segment të shoqërisë jugosllave.

Përveç gazetave gjermane pёr kёto demonstrata shkruanin edhe e përditshmja e Zyrihut “Neue Zurcher Zeitung” si dhe “Die Press” e Vjenёs e shumё gazeta tjera gjermanofone.

Po thuaj se nё tё gjitha kёto gazeta arsyetoheshin demonstruesit ndёrsa kritikohej regjim i Beogradit pёr masat e ashpra qё kishte ndёrrmarrur kundёr demonstruesёve si dhe politika ndëshkuese e udhëheqësve kosovarë.

Por ishte konstatim po thuaj se i pёrgjithёshem, se gjendja nё Kosovё nuk do te stabilizohej mё kёto masa tё rёnda represive me tankse e helikopterë si dhe me qëndrimin të padrejtë tё politikёs jugosllave ndaj shqiptarёve, qё konsideroheshin si popull i rangut tё dytё, por se vetёm do tё eskalonte situata, sepse shqiptarët përsëri do tё rebeloheshin dhe u jepnin të drejtë për kërkesat e tyre. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)