06 Janar 2025

Ose ne, ose ju

Shkruar nga Avni Tafili

Tymi s\'eshte zgjidhje. Nese s\'jemi dakort, duhet te ulemi e te diskutojme, edhe nese nuk merremi vesh. Grushtat s\'jane per ata qe pretendojne paqe, drejtesi e zhvillim.

Eshte vetem humbje kohe dhe energjie. Te gjitha konfliktet, ose kane shperthyer me zjarre e rrenim, ose palet jane permbajtur, jane ulur e kane arritur paqe.

Nese luftojme per ate qe na takon, s\'eshte koha e tymit e plumbit, por e penes dhe dialogut.

S\'besoj qe besojne shume ne devotshmerine e atyre, qofshin brenda a jashte.

Vete e dine si e pse i kane zgjedhur. E sot, jane apo s\'jane, nuk shpresojne shume prej tyre.

Eshte nje lufte per te mbijetuar. Ndoshta nje lufte per te ruajtur ate qe fituan, ashtu si fituan.

Ndersa lufta e njerezve te thjeshte, pa pushtet, lufte per kafshaten e gojes!

Ndersa lufta per te qene i pari, eshte e vjeter sa vete njerezimi. Ata qe jane brenda, i duan jashte, qe te hyne brenda ata qe jane jashte.

Pasi te hyne keta, dalin te tjere qe kerkojne te dalin keta, te hyne ata.

Ose ne ose ju; o me ne, o kunder nesh; si dime ne, s\'dini ju; sa bejme ne, s\'beni ju.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)