09 Janar 2025

Opsionet për zgjidhjen e krizës parlamentare

Shkruar nga Blerim Burjani

Zgjidhjet opsionale te krizës parlamentar me rastin e bllokimit te punës se Kuvendit te Kosovës:

1. Themelimin e një komisioni ad-hoc  te përbëre nga pozita dhe opozita dhe ekspert te pavarur  për te hartuar një plane te zgjidhjeve qe  mund te jenë:

1.1. Themelimi i Komisionit ad-hoc  per  te diskutuar për  këto kompetenca qe duhet te i epen këtij komisioni parlamentar  ad –hoc.

2. Komisioni ad-hoc parlamentar te shqyrtoje marrëveshjen për asociacionin dhe marrëveshjet tjera   qe të zbatohen  marrëveshjet me konsensus  ose te hiqet dore .

3. Monitorimi  i zbatimit te marrëveshjeve ne me mënyrën praktike.

4. Të  diskutohet statuti për asociacionin kur te nxjerrët  dhe te jepet pëlqim nga Kuvendi i Kosovës.

5. Te  Shqyrtohet dekreti për asociacionin  i kryeministrit nga komisioni ad-hoc para se te shkoje ne Gjykatën Kushtetuese  dhe te nxjerrët një draft unik i këtij dekreti duke mos  lenë hapësirë te shkeljeve kushtetuese e as zbrasira juridike.

6. Të i bëhet i mundur këtij komisioni ad-hoce të prezantoje në cilësinë e vëzhguesit ne rastin e diskutimit ne Gjykatën Kushtetuese për dekretin dhe Statutin e Asociacionit te Komunave Serbe.

7. Nëse veç nuk ka pajtim për këtë në këtë komision ad-hoc  atëherë  të kërkohen  të  rishqyrtohen marrëveshjet  me Përfaqësuesen e BE –Frederika Mogerinin, nëse edhe pas këtij takimi nuk ka sukses dhe pajtueshmëri për zbatim atëherë :

8. Të formohet një qeveri teknike e përbërë nga ekspertet dhe bota akademike deri ne zgjedhje të reja që priten të organizohen ne periudhën pas 6 muajve.

9. Ose te themelohet qeveri  gjithëpërfshirëse  nëse edhe ky opsion nuk pranohet atëherë të shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

10. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen pas përgatitjeve teknike nga KQZ më së largu 6-9 muaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)