23 Dhjetor 2024

Opozitë mos u frikëso

Shkruar nga Shkumbin Hyseni

Kosova, tashmë jemi mësuar se kalon nga një fazë në një tjetër e gjithsecila e ka edhe tagrin e vet që jo rrallë herë na ka bërë të kemi mëdyshje për rrugën në vazhdim.

Në disa raste kemi qenë ne prodhues të proceseve delikate e në disa të tjerë na është imponuar hyrja në ndonjë proces. Dilemat në vazhdimësi kanë qenë se sa jemi të përgatitur, por në të shumtën e rasteve, kanë qenë rezultatet ato që na kanë bërë të ndihemi mirë më ecjen tonë.

Kuptohet, se të hysh në procese dhe të jesh fitues absolut, nuk është edhe e pritshme.  Kryesorja humbës nuk jemi në lëvizjet e mëdha që janë bërë.

Dhe, shpresa mbetet se edhe në vazhdim do të jemi fitues qoftë më atë që dikush e quan fat, apo që disa tjerë thonë falë krahut të fortë, apo apo edhe falë përgatitjes dhe gatishmërisë tonë.

Këto ditë, po përballemi edhe më një sfidë aspak të lehtë. Kështu, paralajmërimi se do kemi “biseda serioze” (apo siç po i quajnë edhe biseda politike) me fqinjin verior, na ka sfiduar qetësinë. E shumë pak ne, sa klasën politike kosovare. Ajo që është shumë indikative, shihet një frikë përballë këtij procesi.

Disa “kaubojë” politikë, kur ishte koha e shpalljes së Pavarësisë, vraponin si të çmendur që të ishin të evidentuar se kanë qenë edhe ata pjesë e atij akti historik.

Në atë kohë i dukej privilegj të fokusoheshin nga syri i qindra kamerave televizive dhe fotoaparateve.

Ndër ta, edhe disa opozitarë të atëhershëm dhe të sotëm si dhe disa pozitarë të atëhershëm dhe opozitarë të tanishëm.

Shumë befasues duket fakti se si një pjesë e politikës kosovare, nuk kanë guximin të jenë pjesë e procesit, kur në anën tjetër thonë se ne jemi të gatshëm të përballemi më çfarëdo sfide që është në interes të vendit.

Disa parti, sidomos ato opozitare, duke u frikësuar të hynë në “biseda serioze” me Serbinë, po shprehen se janë kundër qoftë ndarjeve eventuale apo edhe ndonjë koncesioni në dëm të Kosovës.

Shtrohet pyetja: Pse atëherë opozita nuk bëhet pjesë e bisedimeve në mënyrë që të mbron vendin nga ndonjë koncesion? Duke qenë vet pjesë, ajo (opozita) mund të ndaloj çfarëdo tendence për ta dëmtuar vendin tonë.

Madje, mund edhe “ta ndaloj” Kryeministrin Thaçi, siç e deklarojnë nganjëherë në medie disa opozitarë, që të lëshoj pe në ndonjë rast. Si mund të ndodhë që në njërën anë thua se të tjerët janë të gatshëm për të vepruar në dëm tendin e në anën tjetër të jepet rasti për të parandaluar e thua Jo.

Por, siq duket opozita kosovare, që tashmë e thonë pothuaj të gjithë,  është tepër e varfër qoftë në ide, qoftë në veprime. Por jo edhe në numra.

Frika, opozitën kosovare po e lë shumë pas proceseve dhe nganjëherë edhe kur është në pozitë për të përfituar nga momentet e ndryshime, ajo sikur futet në gjumë të thellë.

Për më keq për ne kosovaret, opozita kosovare është madje edhe e ndarë dhe në të rralla raste mund ta gjesh të bashkuar. Më shpesh partitë e opozitës bashkohen atëherë kur flasin në një gjuhë më qeverinë. Kjo është më të vërtetë fatale për shoqërinë tonë.

Opozita duhet të jetë e fuqishme në mënyrë që vendi të ecën më hapa më të shpejtë. Kjo do e detyronte qeverinë që të mos mund të ndalej në asnjë qastë të vetëm. Por, kjo në këto rrethana, lënë për të dëshiruar.

Se opozita është frikacake dhe e çorientuar flet edhe një fakt tjetër: Vet kanë marrë iniciativë për ta hetuar SHIK-un e vet se nënshkruajnë! Kjo është qesharake.

Por e kanë një arsye, si duket. E kanë frikën se nga hetimi që do bëhet, mund të rezultojë më vlerësimin se SHIK-u nuk ishte siç ka propaganduar opozita. Kjo pastaj do të ishte bumerang për këta opozitarë, edhe ashtu më përkrahje në rënie.

Shih çudinë, në Parlamentin tonë, me shumë flet dhe jep ide pozita se sa opozita. Madje edhe kritikat konkrete, më shumë japin deputetët e pozitës se sa ata që janë në opozitë.

Ketë mund ta vëreni qysh në fillimet i secilës Seancë Plenare, kur vet kreu i GP të PDK-së Adem Grabovci apo kolegët tjerë të partisë së tij, ngrisin zërin kundër ndonjë veprimi që nuk është në interes të qytetarit. E ndërsa opozitarët sikur flenë.

Edhe pse nganjëherë din të jenë aktive dhe atë përfaqësuesit e VV-së, më shumë dalin për të shprehur urrejtjen ndaj Thaçit, apo edhe Gjini i AAK-së që më shumë duket se shpreh inatin që nuk është akoma në pozitat qeveritare që ishte.

Ndërsa, prijësi i LDK-së në parlament, pas disa debateve më Thaçin dhe shokët e tij, sikur nuk po merr guximin për tu përballur në raste tjera më ta.

Ajo që i duhet Kosovës në këto momente, është pa dyshim në konsensus për proceset madhore në interes të vendit. Por edhe një opozitë më e guximshme dhe më e fuqishme në mënyrë që të bëhet më të vërtetë korrigjuese e qeverisë në rastet kur kjo është e nevojshme.

Dhe të bëhet burim i pashtershëm i ideve dhe nismave për të mirën e vendit. Kjo frikë që e ka kapluar opozitën, sikur e ka bërë shumë komod koalicionin qeveritarë.

Koalicion i cili e ka kuptuar se kjo opozitë nuk mundet në asnjë rast të ia rrezikojë pushtetin. Edhe idetë e fundit për zgjedhje të parakohshme që flitet se kanë dal nga pozita, e jo sikur çdo kund tjetër që zgjedhjet e parakohshme i kërkon opozita, tregojnë se qeveritarët janë të bindur në fitoren e radhës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)