21 Prill 2025

Opozita me në fund e bashkuar kundër Thaçit

Shkruar nga Mr. Blerim Burjani

Më në fund opozitë bashkë së paku deri në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese. Kështu mund te komentohet përpjekja e bashkimit të opozitës që deri me tash ishte e ndarë, madje edhe gjatë krejt viteve t ë kaluara.

Këto subjekte ishin të ndara dhe secila prej tyre pretendonte pushtetin vet, madje nuk kishte rendësi fare që e dieshin fuqinë e tyre që kishin te elektorati, apetiti ishte udhëheqja e vendit madje asnjëra nuk ia pranonte tjetrës primatin e subjektet më të madh opozitar, më në fund u bënë bashkë kur pësuan humbje, për të iu kundërvë më në fund PDK dhe mandatit të tretë të Thaçit, i cili qeverisë pa kurrfarë problem 7 vite sikurse mos t e kishte fare opozitë, por tash duket se ka ide që shteti i Kosovës mundet edhe pa qeverisje të Thaçit.

Opozita dëshiron që premtimet e Thaçit ti dërgojë në muze për të ruajtur si margaritarë si dhe kombajne dhe traktorin që festuan në Prishtinë, këto premtime dhe traktori janë suvenirë të rëndësishëm në kujtim të tij për qeverisjen shtatë vjeçare, qeverisje e cila do të mbahet mend  veçmas nga militantet  e PDK dhe servilëve dhe dajave nëpër ambasada, kunatave në PTK etj.

E vërteta është se as kjo opozitë e bashkuar asgjë nuk është më e mirë pasi qe edhe ata janë sprovuar disa herë gjatë këtyre 14 vjetëve dhe njëjtë ata kanë qeverisur pa zhurmë e herë më zhurmë dhe kritika nga opinion por megjithatë qytetarët i mbajnë mend për të keq edhe ata, andaj nuk po shohë ndonjë diferencë në mes tyre fare si këta edhe ata.

Asnjëra nuk është më e mirë se tjetra pse u dufka me iu gëzua eventualisht një qeverisje te subjekteve opozitare kur s’kanë kurrfarë dallimi me Thaçin, tash duket edhe VV po bëhet pjesë e pazarit, VV nuk kanë njerëz as me këndë të qeverisin por s’kanë as ide çka me be me pushtetin totalishtë pa eksperiencë në qeverisje përveç kritikave njeriu  asgjë pre tyre s’mund te pret,  andaj unë kam thanë edhe shumë me herët nuk po  shohë se kush mund t të udhëheq qytetarët në rrugën e tyre drejt BE e integrimeve euro-atlantike.

Kush të vije ne pushtet në Kosovë nuk do të zgjedhë problemet e mëdha të qytetarëve të shtetit tonë të lodhur prej “akrabaje”, por normal do të vazhdojë me të vjetrën, “sillu, sillu botë e vjetër” prapë përftuese do të jenë vet ata që hyjnë në karriga të deputetit dhe ministritë, përderisa bashkësisë ndërkombëtare  nuk intereson pse Kosova është e varfër por më rëndësi është mos prish punën e diplomacisë ndërkombëtare dhe synimet tjera të BE dhe stabilitetin, ë gjitha tjerat na i kanë lënë neve, pra popullit të Kosovës, andaj edhe veriu ka mbet i pa zgjidhur që u shndërrua ne hajgare me” pisha e park” në rrugën kryesore ku pengohet tërësisht  lëvizja e lirë, përderisa të gjithë zotohen se atje do të zgjidhet problemi ,atje e tërë situata kontrollohet nga Beogradi por bashkësia ndërkombëtare e kupton ose zgjidhje me dialogë ose status quo, më të rendësi mos te eskalojë  gjendja  atje, të ruhet  rehatia ashtu si është, më fjalë tjera mos te ketë telashe që thyen sigurinë të gjitha tjerat skano rëndësi madje as zgjidhja a vjen tash a po më vonë për veriun.

VV është një subjekt  që nuk pranon dialogun dhe shtron  kërkesa që të ndryshojnë formatin e bisedimeve ose revidimin e disa marrëveshjeve   të mëhershme, kjo nuk është e mundshme pra të kthehet prapa  procesi i filluar që dy vjet, andaj cilido qoftë që formon qeveri duhet patjetër  të  ndjek rrugën e deritashme të BE rreth dialogut.

Koalicioni varet nga verdikti Gjykatës Kushtetuese

Fati i këtij koalicioni pas zgjedhor varet nga interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse kushtetuta është e qartë, dhe nuk ka asgjë  të pa qartë, megjithatë  për momentin u “soll anarkia”, kush ka të drejt të formojë qeverinë? E kush jo?

Kjo  temë është e qartë, presidentja kërkojë interpretim të neneve 84 dhe 95, për filloristet ne drejtësi është e qartë kjo temë, megjithatë disa njerëz të shumtë sillen gjoja që kuptojnë nga fusha e interesimit të së drejtës, madje edhe avokat që s’marrin vesh në këtë punë, me të vërtetë u bë hajgare kjo punë, ku një avokat ish  dal e folke për interpretim e nuk dijke as interpretimet ka folke me i dallua as çka thojke, mirëpo çfarë të bëjmë njërës të tillë sjellin anarkie shumë te tjerë, faji kryesor në këtë anarki e kanë luajt disa njerëz që bëjnë gabime themelore në drejtësi.

Qeveria e koalicionit

Kosova duhet te ketë një qeveri të koalicionit të gjerë se të shkojë në zgjedhje të jashtë zakonshme nuk la shumë rrugë dhe alternativa, tash më të gjithë e din asnjëra nuk ka numra as partia fituese as partitë e koalicionit opozitar, andaj kjo  është dashtë të arrihet nga partitë  opozitare për të blloku procesin dhe mos të lenë Thaçin sërish kryeministër këtu asgjë tjetër s’ka. Të shohim si po rrjedhë verdikti i Gjykatës Kushtetuese,  edhe pse të gjithë e din cili do te jetë bazuar në njohurit e interpretuese të  Kushtetutës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)