26 Dhjetor 2024

Oliver Ivanovici, EULEX-i, dhe disa zyrtare të lartë shqipfoles

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Njeriu qe kishte dhene urdhera dhe kishte planifikuar, organizuar e ekzekutuar vrasjen dhe debimin e shqiptareve gjate dhe pas Luftes me qellim te spastrimit te tokave te pushtuara te Shqiperise, Oliver Ivanovici, keto dite u arrestua dhe po mbahet ne paraburgim.

Veprimtaria kriminale e Ivanovicit ishte e njohur gjate Luftes, por edhe pas Luftes. Kush nuk e dinte se edhe pas Luftes ai ishte \"shefi\" i formacionit kriminal, \"Rojet e ures\"?

Kush nuk e dinte se ai ishte edhe organizatori i vrasjes dhe i debimit te mbi njembedhjete mije shqiptareve nga Veriu i Mitrovices dhe i Kosoves pas Luftes?

Ky ishte nje \"sekret publik\"! Ne syte e KFOR-it, te UNMIK-ut, te policise se tyre dhe te mbare pranise nderkombetare, Ivanovici, i mbeshtetur fuqishem nga Serbia dhe i toleruar plotesisht nga kjo prani nderkombetare po bente presion, po kercenonte, po ndiqte dhe po vriste shqiptaret ne shtepite e tyre!

Ne kete kohe, si rendom, klasa jone politike ishte e zene me ndarjen e pres!! Ky ishte \"pazari\" i madh ne kurriz te lirise dhe te pavaresise se Kosoves se cliruar...!

Por, ajo qe habiste cdo shqiptar, qe kishte rastin t\'i ndiqte nga afer, ishin sjelljet ultraservile te disa deputeteve dhe zyrtareve te larte te Qeverise me vrasesin e bashkekombesve te tyre, Ivanovic!

Keto sjellje besoj se jane te incizuara edhe ne mjediset e Kuvendit dhe te Qeverise! Disa shqipfoles dhe disa shqipfolese ia benin te gjitha nderet dhe putheshin me kete vrases ne nje menyre veteposhtruese...

A thua si po ndjehen tash qe ky i \"perkdheluri\" i tyre eshte prapa grilave (edhe ky mund te jete nje \"pazar\" politik...) dhe po i numrohen edhe zyrtarisht dhe me fakte te pakundershtueshme disa nga krimet e tij dhe nje pjese e faktuar e veprimtarise se tij kriminale...?
                                                  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)