28 Dhjetor 2024

Ogurziu Berat Buzhala dhe soji i tij

Shkruar nga Xhevat Bislimi

\"Thirrja e seances pa marreveshje provokim i konfliktit...\", shkruan ogurziu, Berat Buzhala!! Deklarata, shkrime, prononcime, komente te kesj natyre degjojme per cdo ore e per cdo dite nga gazetare, analiste, opnioniste, politikane...!!

Po cfare kuptojne keta njerez te mendjes pa mendje (fanatike te partive, te varur e te paguar nga te gjithepushtetshmit)?

Sipas tyre, marreveshja qe kane bere kater parti shqiptare dhe perkrahja qe kane ato nga shumica e partive te pakicave nuk qenka marreveshje, nuk qenka koalicion i mjaftueshem...!!

Gjithnje sipas tyre, pa Partine Demokratike te Hashim Thacit (te kapur nga Hashimi dhe grupi i tij...), nuk eshte e vlefshme, nuk eshte e ligjshme, nuk eshte legale dhe nuk eshte kushtetuese asnje marreveshje...!!

Nese e \"thjeshtesojme\", kjo i bie qe pa Hashimin dhe grupin e tij nuk ka marreveshje, nuk ka Qeveri, nuk ka Kuvend dhe nuk ka shtet!!

Mendesia, logjika, filozofia politike, ideologjia dhe praktika e kapjes dhe e uzurpimit te institucioneve shteterore nga Hashimi dhe grupi i tij nuk e habit apo cudite me askend ne Republiken tone dhe jashte saj...

Ajo qe po habit cdo qytetar te ketij vendi dhe boten demokratike eshte perkrahja (per ndonje privilegj, perfitim, para...) nga disa gazetare, medie, analiste, opinioniste, politikane, intelektuale, qe po merre grupi qe ka kapur dhe po i uzurpon institucionet e Republikes, te cilat mund te udhehiqen dhe te fitohen vetem me voten e deputeteve te zgjedhur me voten e lire te qytetarit-popullit!!

Momentet qe po kalon Republika jone kerkojne ndergjegjesim, perkushtim dhe angazhim njerezor, intelektual, politik... (edhe miqesor...) per ta kthjelluar dhe per ta shpetuar Hashimin dhe grupin e tij nga kjo theqafje qe po i kushton edhe vendit tone dhe zhvillimeve te mira qe presin qytetaret (populli i Kosoves...) pas zgjedhjeve te pergjithshme. Jam shume i bindur se ata qe po \"mbeshtesin\" politikat sharlataneske te Hashimit nuk ia duan te miren atij dhe as ketij vendi...

S\'e di cka mund te kete dicka me donkishoteske se kapja pas moshes-pleqerise se Flora Brovines per ta uzurpuar Kuvendin e Republikes dhe krijimin e institucioneve te Republikes pas zgjedhjeve...!!

Nese Flora Brovina ka dikund nje mik a nje mike, nje familjar a dikend te farefisit, qe ia do te miren, duhet t\'i thote: Hap krahun Flore se u bere hore!! Cdo dite qe kalon, pas shtyrjes arbitrare (krejt kaubojce...) te seances se neserme, e ngarkon me pergjegjesi dhe fajesi te paparashikuara Flora Brovinen dhe \"shefat\" e saj...!!

Prandaj, edhe une, si nje mik i saj, po i them hap krahun Flore se nuk ke moshe as trup qe mund te t\'i mbajne keto pergjegjesi dhe fajesi te renda qe po t\'i ngarkojne!!

Reagimi dhe aludimi qe paska bere sot Berat Buzhala per konflikt te mundshem ne Kuvend, nese seanca mblidhet pa \"marreveshje\" me PDK-ne (do te thote pa e futur ne hise te kulacit edhe Hashimin dhe grupin e tij...), eshte deshmia dhe vazhdimesia me e mire e sojit te tij, e deshirave qe e udheheqin ate dhe sojin e tij per konflikte dhe per dhune ne Republiken e Kosoves dhe ne institucionet e saj...!! Buzhala dhe soji i tij duan ta inkurajojne Hashimin qe ta mbaje me dhune pushtetin ne Republiken tone...!!

Ky do te ishte edhe fundi politik dhe i turpshem i Hashimit, nga i cili te paret do te iknin dhe do ta braktisnin ata qe po e inkurajojne per veprime dhe sjellje te ketilla avantureske dhe donkishoteske...!!

Fatkeqesisht, te ketille ka edhe ne rrethin e ngushte te Hashimit dhe te Partise se tij...!! Edhe keta mezi presin ta heqin qafe Hashimin...!

Rasti me i mire eshte ky i kapjes dhe uzurpimit te institucioneve, i perpjekjeve per ta mbajtur pushtetin me dhune, pa voten e deputeteve...!!

Kercenimin me konflikt mund ta bejne ata qe nuk duan demokracine parlamentare, pluralizmin politik dhe sistemin demokratik me pozite dhe opozite!! Keto kercenime me konflikt vijne nga mendje te semura dhe halucinacioniste...!!

Apo ndoshta Berat Buzhala ka ngrene keto dite ate kepurdhen magjike qe shkakton halucinacione?! Ne nje vend-institucion, ku vendoset me vote nuk ka konflikt, shoku-nostalgjik i monizmit dhe autoritarizmit...

Sundimi autoritar, sundimi me muskuj dhe ne kundershtim me voten e Kuvendit duket se nuk eshte ne horizont, shoku Berat Buzhala...

Nuk e besoj, sepse e njoh tash nje cerek shekulli, qe Hashimi do ta hante kete karremin tuaj te \"qeverisjes\" me muskuj e pa voten e Kuvendit...

Po afrohet momenti qe edhe ai duhet te terhiqet dhe te hap krahun, nese mendon te mbetet ne politike... Apo, ndoshta po pret ndonje shpetimtar nga ata te tipit \"Dell\", qe ta bejne pjese te \"kulacit\"...?!!

Ne kete rruge pa krye Hashimin e ka shtyre dhe nxitur edhe Enver Hasani me Gjykaten e tij, i cili duket ashiqare qe eshte i marrun vesh me ata qe duan ta heqin qafe Hashimin...!!

Me Enverin dhe Gjykaten e tij me siguri qe do te kete pune (konform Kushtetutes dhe mandatit qe ka Kuvendi...) Kuvendi i Republikes pas zgjedhjes se kryetarit dhe te kryesise...

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)