01 Janar 2025

Obligimi i shteteve të BE-së për të siguruar transport ajror publik

Arianit Dobroshi

Siç shpesh e thonë zyrtarët e Komision¬it, tregu i përbashkët nuk mund të funk¬sionojë pa konkurrencën e lirë.

Por edhe konkurrenca ka përjashtime. Për shembull, Hungaria është në proces të tenderimit të shërbimeve ajrore në mes Budapestit dhe vendeve të Ballkanit Perëndi¬mor, përfshirë Kosovën, boshllëk që asnjëherë nuk u plotësua pas falimentimit të kompanisë kombëtare Malév katër vite më parë, për shkak se asnjë kompani tjetër ajrore nuk i gjeti këto destinacione tërheqëse financiarisht. Hun¬garia, në këtë mënyrë po kryen Obligimin për Shërbim Publik (ang. Public Service Obligation - PSO). Por cilat janë rregullat për të bërë diç¬ka të tillë kur dihet se Bashki¬mi Evropian si shtyllë kryesore ka tregun e përbashkët sipas modelit të ekonomisë së tre¬gut?.


Liberalizimi i tregut të avia¬cionit ka filluar që nga viti 1992, kur Komuniteti Evro¬pian ka marrë përsipër nga shtetet anëtare disa elemente të rregullimit të tregut në fushën e transportit ajror. Sidoqoftë, duke qenë se tregu mund të ketë dështime, edhe mosndërhyrja e shtetit në fushën e transportit ajror ka përjashtime, pa të cilat ko¬munitete të tëra të BE-së do të mbeteshin pa shërbim ajror, duke iu mohuar kështu e drej¬ta për zhvillim ekonomik dhe lëvizshmëri, si parime kyçe të zhvilluara nga BE-ja.

Një përjashtim i tillë mundësohet me Rregulloren nr. 1008/2008 mbi rregullat e përbashkëta për operimin e shërbimeve ajrore në Komu¬nitet (në Kosovë e transponu¬ar përmes Rregullores së Min¬istrisë së Infrastrukturës nr. 2010/1). Me këtë rast, shtetet anëtare mund të mbështesin financiarisht shërbimet e rregullta ajrore, të cilat janë je¬tike për zhvillimin ekonomik dhe social të një rajoni, për¬derisa respektohen kushtet dhe kërkesat e përcaktuara me nenet 16-18 të kësaj Rreg¬ulloreje. Obligimi në këtë rast ka të bëjë me përgjegjësinë e shtetit për t’i siguruar këto shërbime përmes një opera¬tori ekonomik, i cili kompen¬sohet financiarisht dhe konkurron vullnetarisht për ofrimin e këtij shërbimi. 

Një Shtet Anëtar mund të vendosë një obligim të shër¬bimit publik për shërbime të rregullta ajrore ndërmjet një aeroporti në Komunitet dhe një aeroporti që ndodhet në një rajon periferik, ose në zhvillim në territorin e tij. Ky obligim vendoset vetëm aq sa për të garantuar nivel mini¬mal të shërbimeve të rregullta ajrore, që plotësojnë standar¬det e përcaktuara minimale të vazhdimësisë, rregullsisë, çmimit ose kapacitetit, e që kompanitë ajrore përndryshe nuk i bëjnë nën kushtet e tre¬gut të lirë.
Standardet e përcaktuara në itinerarin që i nënshtro¬het obligimit të shërbimit publik duhet të vendosen në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese. Përzgjedhja e operatorit duhet të bëhet me tender publik në nivel të BE-së dhe të jetë i hapur për çdo operator të transportit të regjistruar në Shtetet Anëtare të BE-së.

Në rast se asnjë kompani ajrore nuk konkurron në ten¬der për të shërbyer itinerarin në të cilin është vendosur obligimi në shkëmbim të një kompensimi fiks, Shteti Anëtar në fjalë mund t’ia japë ekskluzivitetin e operimit, sërish përmes tenderit, një kompanie të vetme ajrore dhe të marrë rrezikun e hum¬bjeve operative të operatorit që rrjedhin nga PSO-ja.
 
Shtetet Anëtare vlerëso¬jnë, dhe Komisioni mund të verifikojë, nevojën dhe për¬shtatshmërinë e një obligi¬mi të shërbimit publik në bazë të proporcionalitetit ndërmjet obligimit të para¬shikuar dhe nevojës për zh¬villim ekonomik të rajonit në fjalë; mundësinë për të pasur mbështetje në mjetet e tjera të transportit dhe af¬tësinë e këtyre mjeteve për të plotësuar nevojat e trans¬portit nën shqyrtim, çmimit të biletave dhe kushteve që mund t’u caktohen për¬doruesve; dhe efektin e kom¬binuar të të gjithë transpor¬tuesve ajrorë që operojnë ose synojnë të operojnë në atë itinerar.
\\
Fituesi i tenderit në një itiner¬ar të caktuar është i obliguar t’i përmbahet një apo më shumë kushteve të shërbimit, të tilla si lloji dhe madhësia e mjetit ajror të shërbimit, koha e shërbimit, bileta maksimale e paguar për një pjesë ose të gjitha biletat e ofruara, cilë¬sia e shërbimit e matur nga një përqindje maksimale e shërbimeve të anuluara, etj. Në rastin e PSO-së së Qever¬isë hungareze, si kushte bazë janë operimi i së paku dy fluturimeve vajtje-ardhje në javë, të shërbyera me aero¬planë së paku 30-vendesh, së paku një stjuard/esë hungar¬isht-folës/e në fluturim, aero¬planë jo më të vjetër se 8 vjet, ndërsa kompanitë vlerësohen në bazë të çmimit të kompen¬simit që i kuotojnë Qeverisë (çmimit të tenderit), çmimit mesatar të biletave, shpejtë¬sisë së fillimit të operimeve etj.

Shembuj të transportit ajror PSO aktualisht në operim në BE janë fluturimet në mes të Greqisë kontinentale dhe ishujve të saj, Italisë kontinen¬tale dhe ishujve të saj, Francës kontinentale dhe Korsikës e rajoneve të largëta të saj përtej oqeanit, etj. Disa vende të BE-së kanë përdorur PSO edhe për të lidhur kryeqytetet e tyre me Brukselin.

Autori është Zyrtar i lartë për bashkëpunim ndërkom¬bëtar në AAC. Ka përfun¬duar Master të avancuar në të drejtën e aviacionit dhe gjithësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)