27 Dhjetor 2024

Objektivi i politikës sonë të një qeverisje burokratike

Shkruar nga Ali Hertica

Në filozofinë politike temë thelbsore është,,Ne duhet të mësojmë që të flasim bashkë”.

Por pas pesëmbëdhjetë vite të plota një qeveriseje byrokratike,ku kjo është e nevojshme për popullin e Kosovës që doli nga një luftë e pistë e serbosllavizmit çetniko- fashist të ish- Jugosllavisë komuniste.

Shumë filozofë modern ,kanë tregu se si komunikimi ndërpritet dhe fillon në mënyrë të vazhduar.

Këta kanë trajtuar në mënyrë të vlefshme parimet e një debati thelbësor,ku përmendën shumë termin,,sqarim ekzestencial”.

Në mënyrë të veçantë, ku analistet nënvizonin nevojën për të zgjuar tek individi i Kosovës së pasluftës ndjenjën e përgjithësisë.

Ne do të shikojmë disa pika krysore në arsyetimet politiko-etike të filozofëve dhe analistëve në të ardhëmen e politikës së kohës moderne të filozofisë politike në Kosovë.

Objektivi i politikës sonë ,theksojnë analistët ,duhet të jetë një sistem juridik kombëtar, në formën e një republike të shtetit politikisht të lirë.

Realizmi i këtij objektivi është premisë për mos u ndezur diç që nuk i duhet shoqërisë kosovare që të përsertitet ndonjë e keqe që shoqëria nuk e mertiton diç të tillë sespe jemi në një gjendje të veshtirë të shtetit të drejtë ligjor dhe funksional në gjithë cepin ku është Kosovë.

Mirëpo një objektiv i tillë kërkon një transformin të vullnetit politikë.Shteti byrokratik duhet të heq dorë nga kërkesat për dominimin mbi popullin kur të marr vendime për të ardhmen e shtetit bile kur është çështja e sovranitetit.

Po të shikosh thellë, objektivi kërkon një shëndërrim të vullnetit politik.Objektivi politik duhet të qendrojë ,,mbi politikën”,për të marrë një drejtim të ri,me forcë të një arsyje që i ka rrënjetë në vullnetin për flijim dhe që vjen nga një arsyje e qujtur hapësirë të gjerë.

Shteti i lirë duhet të çlirohet nga çdo mbeturinë e filozofisë dhe politikës koloniale mbi sovranin që të dha të drejt të marresh vendim mbi shtetin.të gjitha këto parime duhet të quhen parime për bashkëpunim solidar dhe mbrojtje efektive për shtetin, ku hyn edhe forca.

Shteti ligjor duhet të forcojë dhe ta pastrojë demokracinë nëpërmjet mësimit,edukativ dhe vetedukativ të politikanit dhe politikës së shoqërisë kosovare.

Atëherë çfarë duhet ndryshuar ,ne duhet ta shikojmë seriozitetin e situatës së shtetit dhe ta shiqojmë drejt ne sy njeri- tjetrin si politikan të politikës se demokracisë,por njëkohësisht nuk duhet të kënaqemi duke menduar se nuk kemi se ç’bëjmë.

Me kurajo është ai që bën ç’është e mundur në jetë dhe nuk heqë shpresën asnjëherë.

Ajo qe ndodh në plan të gjërë,është vetëm simptomë e asaj që ndoshta fshehur e bëjnë shumë nga ne analizen moderne të filozofisë politike në Kosovë

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)