18 Maj 2024

NVM-të në Komunën e Obiliqit dhe integrimi ekonomik evropian

Shkruar nga Mr. Lulzim A. Beqiri

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Komunën e Obiliqit kanë rëndësi jetike në procesin e gjithmbarshëm të zhvillimit ekonomik të Komunës së Obiliqit. Funksionimi i NVM-ve luan rol të rëndësishëm në skemën e përgjithshme të zhvillimit ekonomik.

NVM-të përbëjnë rreth 65% të vendeve të punës në Republikën e Kosovës.  NVM prodhojnë shumicën e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), dhe në të njëjtën kohë punësojnë një pjesë të madhe të fuqisë sonë punëtore.

Përmes pyetësorit janë anketuar 100 ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga të gjithë sektorët dhe veprimtaritë në Komunën e Obiliqit.

Pyetësori është dizajnuar dhe është hartuar në atë mënyrë dhe në atë formë që të mundësojë realizimin e qëllimeve të synuara.

60% nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë njohuri për integrimet evropiane, ndërsa pjesa tjetër prej 40% e NVM-ve të nuk kanë informata mbi integrimet evropiane.

Në planin strategjik të 57% e ndërmarrjeve reflektohet integrimi evr­o­p­ian, ndërsa te 43% e tyre nuk ka ndonjë ndërlidhje mes planit strategjik dhe integrimeve evropiane.

87% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme presin përfitime nga procesi i integrimit evropian. Kurse 13% e tyre janë skeptikë dhe nuk presin ndonjë përfitim.

87% nga ata që presin përfitime nga procesi i integrimeve evropiane llogarisin në këto aspekte:

·    Eksport;
·    Import;
·    Pajisje me makineri, dhe
·    Teknologji të re.

Thënë ndryshe, vetëm 13 % nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk presin ndonjë përfitim nga procesi i integrimeve evropiane.

7% e udhëheqësve të ndërmarrjeve ndajnë mendimin se përfitues do të jenë ndërmarrjet e mëdha rajonale ndërsa ndërmarrjet kosovare nuk do të mund t’i përballojnë një konkurrence kaq të ashpër që mbretëron.

Se Kosova nuk është ende e gatshme të jetë pjesë e Bashkimit Evropian shprehen 6% nga ndërmarrjet kosovare.

Një përqindje e lartë e NVM-ve kosovare janë në dijeni për obligimet që dalin nga Partneriteti Evropian (përkatësisht 73%).

Ndërsa 27% të tjerë nuk kanë qasje në informatat për Aktin Evropian dhe partneritetin.

51% e ndërmarrjeve mundohen t’i implementojnë rekomandimet e Bashkimit Evropian për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ndërsa 49% nuk kanë njohuri të domosdoshme rreth rekomandimeve dhe udhëzimeve të dala nga BE.

Kosova ofron një sërë përparësish komparative siç janë: popullsia e re, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura e re, pozita gjeografike me qasje në tregun rajo­nal të CEFTA-s dhe në atë të Bashkimit Evropian.

Kosova përveç se është anëtare e CEFTA-s, në qershor të vitit 2009 është anëtarësuar edhe në FMN (Fondi Monetare Ndërkombëtar) dhe BB (Banka Botërore) dhe aspiron në mekanizma tjerë te fuqishëm ekonomiko-financiar si Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Organizata botërore e Tregtisë OBT etj.

Fuqia punëtore llogaritet përparësia kryesore që ka Kosova në procesin e integrimit evropian, mendim të cilin e ndajnë 80% e ndërmarrjeve Ndërsa pasuritë nëntokësore nga ana e tyre llogariten si përparësi e dytë e rëndësishme, dhe atë 20% e tyre.

Rregullativa ligjore është po ashtu një komponent i rëndësishëm që ka ndikim të madh në stabilitetin e punës së NVM dhe në përpilimin e kornizave juridike në bazë të të cilave duhet të veprojnë ato.

Dy pengesat kryesore që llogariten si pengesë për Kosovën në procesin e integrimeve evro­piane nga ana NVM-ve kosovare janë mungesa e sundimit të ligjit (56%) dhe përqindja e lartë e korrupsionit dhe burokracia në institucionet përgjegjëse që mbretëron në Republikën e Kosovës (44%).

62% nga stafi i ndërmarrjeve është shprehur se fuqia punëtore e Kosovës është përparësia më e madhe që kanë ndërmarrjet kosovare në krahasim me ato në rajon, ndërsa fuqia e blerëse nga 38% e tyre llogaritet si përparësi e ndërmarrjeve të Kosovës.

Nga dobësitë kryesore të ndërmarrjeve llogariten: rryma, uji, çmimet, papastërtia (60% nga ndërmarrjet e shprehin këtë) dhe 40%  si dobësi llogarisin tatimet, konkurrenca jolojale, përkrahja institucionale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM).





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)