23 Dhjetor 2024

Nuk ka skenare të mira, me skenaristë të këqij

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Dikujt po i kruhet, dikujt po i luhet: Mund edhe të mos pajtoheni me vlerësimin tim por, definitivisht kemi politikajë jashtëzakonisht inteligjent, të lexuar, të besës, të fjalës, me një integritet të lartë moral, profesional e sidomos material!

Po i shohim zhvillimet e fundit rreth taksës 100 % për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, dy shtete skajshmërisht armiqësore ndaj Kosovës.

Këtë armiqësi, jo që nuk e fshehin por krenohen me te. E keni parë Malli Sllobën (Sllobën Picimul) Ivica Daçiq duke u krenuar me ç’njohjet që e bëjnë disa shtete e se këtë e bëjnë duke u mbështetur në argumentet e Serbisë!

 Gjithashtu, ky Picimul krenohet edhe me bllokadat që ia bënë Serbia Kosovës dhe për këtë nuk më kujtohet të kenë reaguar dyshi mashtrues, Frederika Mogerini dhe Johanes Han sikur as edhe një ambasadë e vetme në Beograd apo Prishtinë.

Po të kishte Kosova politikaj që e respektojnë minimumin e krenarisë kombëtare dhe sakrificën e bërë më shumë se 100 vjet, Serbia nuk do të ishte fare e pranishme në Kosovë.

Po të mos i hapnin shalët në Rambuje duke pranuar çdo gjë që iu ishte ofruar, nuk do të ishte Marrëveshja Tekniko – Ushtarake në Kumanovë ku shqiptarët dhe Kosova u futën në senduiç midis ndërkombëtarëve dhe Serbisë dhe u shkërdhyen mirë e mirë, pa pasur aspak çasje në fatin që ia shkruan të tjerët.

Disa nga këta pehlivanë hajdutë luajtën keq me gjakun e derdhur duke u shndërruar në milionerë dhe duke ua zëvendësuar armët e gjata TMK – së, gjithashtu me “ armë të gjata “, kazma dhe lopata!

 Lëshimet ishin zingjirore, deri në ditët tona ; gjatë bisedimeve të Vjenës, Pakoja e kriminelit kushtetues Marti Ahtisari, 6 pikat e Sllobodan Samarxhiqit të përkthyera në 6 pikat e Ban ki Munit, organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nën përkujdesje të OSBE –së, mosndjekja dhe mosndëshkimi i krimeve serbe në Kosovë, formimi, mirëmbajtja  dhe forcimi i strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, injorimi dhe mohimi i institucioeneve të Kosovës në vendet ku jetonin serbët, ndarja  e qytetit të Mitrovicës në dy pjesë 18 vite pas përfundimit të luftës, vrasja e qytetarëve joserbë dhe dëbimi i dhunshëm i më shumë se 13,000 mijë shqiptarëve dhe joserbëve nga veriu i Kosovës.

Lirimi nga burgu i Mitrovicës të 22 të dyshuarve për krime lufte e që pastaj, disa shkuan në Serbi kurse disa iu bashkuan organizatës kriminale “ Rojat e Urës “ dhe grupeve tjera kriminale, deri te vrasja e policëve të Policisë së Kosovës sikur edhe vënia e zjarrit pikave doganore në Jarinje dhe Bërrnjak, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Serbët, për më shumë se 18 vite nuk paguan për rrymën e shpenzuar kurse hajnat ndërkombëtarë dhe vendorë këto shpenzime ua faturuan shqiptarëve duke i plaçkitur për aq kohë dhe vazhdojnë t’i plaçkisin edhe sot e kësaj dite.

Kosovës iu imponuan bisedimet e pabarabarta nga të cilat doli fitues vetëm Serbia dhe një grup skajshmërisht i kriminalizuar i politikanëve vendorë.

Po të mos ishte një atdhetar shembullorë dhe sakrifikues, i dijshëm përtej standardeve shqiptare dhe kosovare, mik i ngushtë i dy njerëzve më të fuqishëm në botë, Putinit dhe Trampit, siç është Behgjet Pacolli, Daçiqi do ta vazhdonte plojën mbi diplomacinë kosovare por, Begja, së bashku me bashkëpatriotët Dardan Gashi, Shpend Ahmeti, Enver Hoxhaj u vënë si mur i gjallë para eskadronit pushkatues të Serbisë dhe, ende janë gjallë!

Madje, të përparuar në karrierë. Po të më ipnin edhe 10 milionë euro të bëjë ranglistën se cili prej tyre është më patriot, më sakrifikues, më i dijshëm, më i ndershëm, më pakurrizorë, sigurisht se do ta humbja bastin, e kam të pamundur ta bëjë ndarjen dhe renditjen.

Mirëpo, fati i përcjellë të guximshmit dhe në skenë dolën dy patriotë dhe trima të jashtëzakonshëm, Enver Hoxhaj dhe Endrit Shala (me shaljanë nuk ka mahi  nëse e kujtoni këngën për shtatë shaljanë sikur edhe me hoxhallarët e Therandës nëse i referohemi këngës, Enver Hoxhaj e mbrehu shpatën – taksën 100%) që ia futën taksën 100% për mallrat nga Serbia e Malli Sllobës dhe Srpska Krajina e Dodigut.

Thuaja u bë kijameti dhe pas kësaj filluan presionet e mëdha ndaj qeverisë së Kosovës dhe Ramush Haradinaj ta heqë këtë taksë. Më të zëshmit ishin lobistët e Serbisë në BE –e, Frederika Mogerini dhe Johanes Han.

Vuçiqi, i dalë nga sperma politike dhe shoviniste e Sheshelit, tërë ditën rri me mindilë në dorë para të huajve duke u ankuar se serbët në Kosovë dhe aleatët e tyre si puna e disa tajkunëve kosovarë që flasin shqip, po vdesin urie dhe nga sëmundjet për shkak të mungesave të barërave.

Donald Tramp, presidenti amerikan, shok i ngushtë i Behgjet Pacollit, mentorit politik dhe sidomos ekonomik i presidentit Thaçi i dërgoi një letër Hashim Thaçit e cila, sipas meje është shumë e keqe dhe shumë e dëmshme për Kosovën dhe shumë e mirë dhe shumë e dobishme për Serbinë. 

Dje e dëgjova përmes Radio Dukagjinit një pjesë të letrës apo përgjigje që ia kishin dërguar presidentit Tramp.

Nga ajo pak që e dëgjova, fitova përshtypje, dhe jo vetëm përshtypje por një siguri të madhe  se atë përgjigje e kishe dërguar, Aleksandar Vuçiq, presidenti çetnik i Serbisë.

Më vonë e dëgjova përsëri leximin e kësaj letre dhe u ndala te një fjalë që, përveç Hashim Thaçit dhe Papë Françeskut, nuk e kupton askush, fjalën celebrim.

Realisht, nga aspekti i rimës disi edhe përputhet por, Hashim dhe celebrim nuk shkonë nga perspektiva euroatlantike.

Pastaj, pata mundësinë ta lexoj letrën në tërësi dhe 100% jam i sigurt se nuk e ka shkruar presidenti Thaçi atë letër.

Ajo letër është krejtësisht pakurrizore, me fleksibilitet deri në lëvyrje. Prandaj, duke e njohur presidentin Thaçi si personalitet me integritet të lartë njerëzorë, kombëtar, moral dhe politik, ai, kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk do ta shkruante atë letër.

Mund të jetë firma e presidentit Thaçi mirëpo nënshkrimi edhe mund të klonohet. Kurrë Hashim Thaçi nuk do ta shkruante këtë letër!

Madje, po të mos përmendej në atë letër Kosova, titulli i presidentit dhe do gjëra identifikuese, kisha menduar se kjo letër është dërguar nga ato që më parë i kanë ofruar shërbime orale dhe gjeostrategjike presidentit Tramp dhe faturat, në kesh i ka paguar avokati i Trampit.

Jo, jo, Hashimi nuk lëshohet në këso lojëra anipse e ka një kotillë politike shoqëruese dhe shërbyese të përbërë nga prostitutat politike dhe morale!

Po të mos  e lexoja këtë letër prostituimi, nuk do t’u besoja veshëve për faktin se dëgjimin ma kanë marrë, si trofe, paraardhësit biologjikë, politik, kombëtar dhe njerëzorë të disa këshilltarëve të Hashimit, Kadrisë, Ramushit dhe bartësve të pozitave të larta tjera, në burgjet dhe llogoret e Sarajevës, Foçës, Mostarit, Zagrebit, Rijekës, Lepogllavës,  Gospiqit, Stara Gradishkës.

Sllavonska Pozhegës dhe qendrave tjera “ rehabilituese “ ku shëroheshin dhe trajtoheshin armiqtë e Jugosllavisë dhe bashkim – vëllazërimit apo, shqiptarët, si puna ime.

Po deklarohem publikisht se edhe me  mend nuk jam fort mirë prandaj nuk marrë përgjegjësi për shkrimet e mia. Jam fare i papërgjegjshëm, para ligjit, robit dhe Zotit! Prandaj, kurrë nuk bëra karrierë politike, nuk më bënë deputet, ministër apo zëvendësministër e lëre më ambasador ose kryetar i naj bordi.

 Një herë më pyetën nëse do të pranoja të bëhem shef, SHEF, i ndërrimit të trenave në Fushë Kosovë dhe, pasi, me përulësi pranove më kërkuan kualifikimin shkollor dhe profesional dhe kur iu tregova se statusi im shkollor është shkollë e mesme e përfunduar dhe student i përjetshëm, gati se nuk më futën nën një tren që udhëtonte për Mitrovicën e Goran Rakiqit.

 Nuk e ulim thanë nivelin sepse, filan komandanti ka mbaruar magjistarturën për menaxhim të biznesit, tjetri është doktor i marëdhënieve ndërkombëtare, Shkurta, anipse është dashnore e Llullës e ka përfunduar fakultetin e shkathtësive orale me notën mesatare 10.23. Definitivish jam i pafatë, e pranoj!

A të hiqet taksa a po rrëzohet kasta: Ashtu siç e kam idol Behgjet Pacollin për patriotizëm, Dardan Gashin për ndershmëri, pas vdekjes së Hajdar Shtimes, idol dhe ideal për guxim e kam Enver Hoxhajn.

Sidomos kur u bë publik fakti se ai, e jo Ramush Haradinaj ishte baba i taksës 100%  për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.

Me këtë krenohej, me shumë të drejtë, vet Enveri, partia, Kosova dhe krejt shqiptaria. Enveri shkoi edhe më tej, tha se kemi edhe masa tjera ndaj Serbisë.

Me Enverin krenohej edhe kryetari i partisë, zoti Veseli, presidenti Hashim Thaçi dhe krejt PDK, me degë, nëndegë, arterie, kapilare, granim, burrnim, të rinj, fëmijë, faqezi dhe axhami.

Madje, më kanë thënë por se nuk e kam dëgjuar me veshët e mi se para çdo takimi të rëndësishëm të PDK=së e sidomos Drupit Parlamentar, në vend të himnit Kosovar të kompozitores  së talentuar dhe të mirënjohur Tina Kajdanov, ose atij kombëtar që dëgjohej shumë rrallë, thuaja u përditësua himini i ri i PDK-së,  kënga: “ Enver Hoxhaj, o, e mbrehu shpatën, edhe një herë o për situatën....”

Po kjo këngë mbeti në top- lista deri sa ambasadori amerikan në Prishtinë nuk e solli një këngë tjetër në zyrat e shokut Enver! 

Kjo kënga e ambasadorit amerikan nuk ishte tamam këngë argëtuese apo Odë Trimërie por një marsh funebër për taksën 100% të shokut Enver!

Partia e shokut Enver e ka bërë gati ekipin pregatitor për varrimin e taksës 100% e me këtë edhe varrimin politik të Ramushit.

Me një fjalë, u bë puna skllotë, në mos edhe më keq! Kur shoku Enver e mbronte të drejtën e autorit për taksën 100%, para se ta hapte gojën, është dashur ta rrudhte apo ta mbyllte prapanicën dhe, në këtë rast, po të vepronte kështu  nuk do të vinte në situatë që është sot, e ka mbyllë krejtësisht gojën ndërsa e ka hapur krejtësisht prapanicën!

Po çka nëse bjen qeveria dhe shkohet në zgjedhje: Nëse taksa pezullohet për 120 ditë, nuk ka nevojë më të kthehet kurrë.

Pas kësaj që po ndodhë, edhe nëse në Kosovë hyjnë mallrat nga Serbia, duhet të jeni pa asnjë skrupull moral dhe ndjeshmëri njerëzore nëse i blini ato mallra.

Nëse Serbia e kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e taksës 100% dhe ky kushtëzim pranohet nga bashkësia ndërkombëtare atëherë Ramush Haradinaj duhet menjëherë ta heq taksën 100% dhe vazhdimin e bisedimeve ta kushtëzojë me ndriçimin e fatit të personave të pagjetur.

Nuk e besoj se bashkësia ndërkombëtare e kundërshton këtë kushtëzim aq më parë që në mesin e të zhdukurve ka, përveç shqiptarëve që janë shumicë, edhe serbë, romë, boshnjak etj. Ose nuk duhet të ketë kushtëzime fare, ose kushtëzimet duhet të vlejnë për të dyja palët ; shqiptare dhe serbe!

Njeriu i fundit që është i interesuar për zgjedhje të parakohshme është presidenti Hashim Thaçi. Po të ishte interes i tij për të shkuar në zgjedhje, do të ishte harruar kjo temë.

Në rast të zgjedhjeve të parakohshme, humbësit më të mëdhenj do të ishin Hashim Thaçi, presidenti aktual i PDK –së dhe PDK, me të cilën askush nuk do të pranonte në bënte koalicion, nëse e vazhdon lojën e taksës.

Madje, as AKR, si fuqi dominante politike në Kosovë nuk do të bashkohej me PDK-në. Për Dardan Gashin nuk jam fort i sigurt, mbase edhe do ta forconte PDK-në.

Në jetën e përditshme, qoftë edhe në përpjekje të bërit politikë, duhet ta ruani një minimum të moralit njerëzorë dhe të korrektësisë, nëse doni të bashkëpunoni me dikend.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në 60 ditët e ardhshme, fitues do të dilte, ndonëse nuk e meriton me asgjë, LDK.

Për vend të dytë LVV nuk do të rrezikohej kurse, për vend të tretë do të bënin garë AAK dhe PDK. PSD dhe Nisma, me shumë mund do ta kalonin pragun kurse AKR, do të përfundonte në shportën e mbeturinave joekologjike (të pa ricikliueshme ), sikur edhe Alternativa për Gjakovën!

Koalicionet e mundshme dhe të pamundshme: Koalicioni i paralajmëruar midis LDK –së dhe LVV e që nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç oreksit obez për pushtet edhe mund të ndoshë.

Këtij koalicioni do t’i bashkohej. pas divorcit eventual për shkak të tradhëtisë bashkëshortore (koalicionit parazgjedhor) edhe AAK-ë që, për mendimin tim  do të ketë rritje për 5%, si dhe Nisma, Alternativa dhe AKR.

Me gjasë, PDK, do ta pësonte fatin e Robinson Krusos, e vetmuar në opozitë duke pritur dekompozimin politik, thuaja të pashmangshëm.

Ky koalicion do të fitonte prej 65 -70 deputetë dhe me pakicat ose ndonjë deputetë të pavarur do të merrte çdo vendim. Po të ndodhte ky skenar, atëherë edhe Thaçi do t’i bashkohej Robinson Krusos, si i detronizuar dhe pa imunitet!

Nuk po e them si do të zhvillohet ky detronizim i Thaçit shkaku se nuk po dihet kur mbahen zgjedhjet. Kështu i shoh gjërat dhe nuk kam asnjë përputhshmëri me parashikimet e Ramush Tahirit!

Ekipi “ Shtetëror “ Negociator: Herën e  parë u takuan me Mogerinin dhe përcjellëset e saj. Herën e dytë u takuan me këshilltarët e Mogerinit.

Herën e tretë do të takohen me shoferin e Mogerinit në hyrje të godinës, pa i lënë të futen brenda, Nëse këmbëngulin që të takohen edhe pas kësaj me Mogerinin, mashtruesja nga Brukseli do ta thërrasë policinë belge e cila do t’i deportojë për në Kosovë, sikur të ishin gylenistë! Nuk mbaj kurrfarë përgjegjësie për ate që kam shkruar deri më tani!

Disa arsimtarëve parashkollorë, jo që nuk duhet t’u rriten rrogat por duhet të penalizohen me heqjen e saj: SBASHK –u, me kamikazin që e ruan veten por i dëmton të tjerët, kryesisht fëmijë, Rrahman Jasharaj, po kërkon, jo rritje të rrogave por rritje të vlerës së koeficientit për ta përdorur për shkaqe estetike. Demagog i madh është Rraha.

Mirëpo, disa mësuesve dhe mësueseve që ua kanë mësuar shkrim – leximin deputetëve të sotit, jo që nuk duhet rritur rroga por duhet të penalizohen. E kuptoj se e kanë pasur vështirë t’i mësojnë të shkruajnë sepse alfabeti i gjuhës shqipe ka shumë shkronja dhe një sintaksë të ndërlikuar, mirëpo, si nuk i kanë mësuar të lexojnë tekstet që ua kanë shkruar të tjerët. Fort turp!

Jam me fat që shkrimet e mia i boton Epoka e Re dhe jo Koha Ditore, ndryshe, për shkak të taksës dhe letrës së Tramp-it që e konsideroj të rrezikshme dhe të dëmshme për Kosovën, do të ikja për lesh, siç thonë në Tepelenë.

Besoj shumë se as presidenti nuk i lexon shkrimet e mia prandaj ende jam në këmbë dhe jo në listën e Bushit.

Për mua nuk paraqet problem taksa 100% por marrëveshja e dhimbshme dhe vullneti i shprehur i Hashimit për kompromis me Serbinë!

Nuk po e kuptojnë se nuk është me rëndësi a e zbatoni menjëherë një marrëveshje ndërkombëtare por a e nënshkruani ate, qoftë edhe shumë të dëmshme.

Nëse e merrni një detyrim ndërkombëtarë, në formë të marrëveshjes së nënshkruar, përralla dhe mashtrim janë votat e 2/3 të deputetëve për t’u  ratifikuar apo sovrani përmes referendumit.

Nëse kjo legjislaturë nuk e ratifikon, do ta ratifikojë një përbërje tjetër e Kuvendit. Kjo është si puna e kredisë, sa më shumë të mos e paguani detyrimin, përmbaruesin do ta keni te dera!

Nuk besoj në miqësi të pëprjetshme apo dashuri në politikë. Politika është interes dhe vetëm interes.

Nuk e kuptoj si mund ta dojë Kadria më shumë Trampin, se Ramushin. Dhe t’i besojë më shumë ndërkombëtarëve se tuajve.

Duan të na mashtrojnë. Na duan si të dëgjueshëm dhe të nënshtruar pa asnjë kusht e jo si partnerë. Na duan me brekë të lëshuara.

Duan ta marrin Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin, duan që Gazivodën ta fusin në një administrim ndërkombëtar për ta ulur mllefin dhe revoltën sikur që edhe Trepçën ta lënë në pat pozicion.

Duan që Veriun ta spastrojnë nga shqiptarët, që disa fshtara të Luginës t’i bashkojnë me Kosovën pas së cilave nuk do të kishte më shqiptarë në Kosovë, duan që bashkësinë e komunave serbe, me kryeqytet Mitrovicën e Veriut ta veshin me komptetenca ekzekutive sikur edhe që pronat dhe statusin e kishës ortodokse ta bëjnë kategori kushtetuese në Kosovë.

Duan ta spastrojnë Serbinë nga shqiptarët kurse pjesën e madhe të serbëve të Kosovës ta lënë në Kosovë, që faktikisht edhe është dhe ta lënë një element të përhershëm destabilizues të Serbisë në Kosovë të cilët do të mbrohen nga Kushtetuta e Kosovëps dhe do të paguheshin nga buxheti i Kosovës.

Me Marrëveshjen  e Prespës që u përkrah nga politikanët e kriminalizuar dhe të korruptuar shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, shtetësia e Maqedonisë së Veriut u betonua, me armaturë të NATO-së, kurse shqiptarët përfundimisht e humbën rastin të bëhen popull shtet-formues në këtë shtet.

Plus, me këtë vetvrasje politike të politikanëve të kriminalizuar dhe të korruptuar shqiptarë në Maqedoni të Veriut, pasi u neutralizuan Lugina dhe shqiptarët në Mal të Zi, Kosova do të trajtohej si rast i izoluar siç edhe donin ndërkombëtarët, pa pasur mundësi të prodhimit të efektit domino në shtetet ku jetojnë shqiptarët.

 Në këtë rast, Kosova po hynë në krizë të madhe, burgjet do të mbushen plotë. Madje më shumë se në Jugosllavinë e Titos dhe të Millosheviqit! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)