23 Dhjetor 2024

Nuk ka deshtuar UNMIK-EULEX-i por Kosova dhe shqiptaret

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Pash një proteste te studenteve shqiptare me moton: EULEX beje punën ose shko! Sot lexova edhe një koment ku thuhej se ka dështuar UNMIK-u, KFOR-i, EULEX-i ne Mitrovice...

Shkrime, prononcime dhe deklarata te këtilla nga gazetaret, analistet, politikanet... degjojme me shumicve tash e trembedhjete vite!! UNMIK-u, EULEX-i dhe KFOR-i po bejne punen e tyre, po bejne me sukses ate pune per te cilen edhe kane ardhur...

Ata nuk kane deshtuar fare deri me sot... Ata po zbatojne dhe realizojne projektin e tryre ne menyre te perpikte... Fatkeqesia dhe tragjedia jone eshte se ky projekt i tyre antishqiptar po zbatohet dhe realizohet edhe me ndihmen e \"shqiptareve\"...

Ky projekt, thelbi i tij, mund te permblidhet me pak fjlae: Kosova nuk duhet te shkeputet, te ndahet teresisht nga Serbia, ajo duhet te mbetet ne njefare menyre e lidhur pas qerres serbe... Serbia nuk duhet te perzihet, largohet teresisht nga Kosova, ajo duhet te mbetet brenda saj...

Mund te me pyesni pse? Arsyeja e vetme eshte: frika nga mundesia reale dhe e pashmangshme e bashkimit te kesaj pak Kosove qe ka mbetur me shtetin shqiptar (bashkimi i dy shteteve shqiptare), qe nje dite do te finalizoheje edhe me bashkimin e \"Maqedonise\" dhe te krahinave tjera shqiptare... Prandaj, them qe keta \"miqte\" tane nderkombetare kane hartuar ose perpiluar kete projekt dhe keto politika per Ilirine (Ballkanin) dhe posaçerisht per shqiptaret...

Padrejtesia historike gjate shekujve dhe veçmas gjate shekujve XIX dhe XX nuk i lene keta \"miqte\" tane ta bejne gjumin rehat, ua prish gjumin vazhdimisht... Po dua te them qe mos te merret si ndonje \"armiqesi\" e nderkombetareve ndaj nesh, por si nje perpjekje e tyre per ta shtyre sa te jete e mundur DITEN e Madhe te (ri)bashkimit te Shqiperise...

Evropianet e ri nuk i kane as interesat dhe as \"armiqesine\" qe kishin evropianet e vjeter (eterit dhe gjysherit e tyre), por per arsye \"makropolitike\" dhe konjukturale nuk jane te pergatitur ta njohin, pranojne, respektojne dhe ndihmojne kete realitet ne krijim, kete (ri)bashkim te kombit shqiptar dhe te Shqiperise... Edhe ata e kuptojne dhe e pranojne se kjo eshte zgjidhja e vetme e qendrueshme, e drejte, e arsyeshme dhe, tashme, e papengueshme... Eshte nje proces, eshte nje rruge, eshte nje çeshtje qe duhet bere ose me sakte duhet permbyllur...

Ky eshte edhe interes jetike i popujve fqinje, qe mbajne te pushtuara tokat e Shqiperise... Çlirimi i ketyre krahinave te Shqiperise perben dhe eshte edhe çlirim i popujve tane fqinje nga nje barre, qe tashme eshte bere teper e rende dhe e paperballueshme per shpinen e tyre te lodhur nga “barra” shqiptare... Kjo zgjidhje perben gurin dhe themelin e lirise, paqese, demokracise, zhvillimit, qendrueshmerise, perparimit dhe lulezimit te popujve te Ilirise (Ballkanit)...

Kjo zgjidhje eshte edhe interes i perhershem i Bashkimit Evropian dhe Evropes e me gjere... Prandaj, them qe \"miqte\" tane nderkombetare do te benin mire qe sa me pare ta kuptonin kete zgjidhje fatlume per Ilirine dhe çeshtjen shqiptare dhe te hiqnin dore nga projekti qe po perpiqen ta zbatojne, sepse ky projekt shpie ne ngatrresa, konflikte dhe, shume lehte, edhe ne ndonje lufte te re te permasave rajonale...

Ne kete drejtim duhet te shkojne edhe protestat, angzhimet politike, diplomatike, shtetrore... Te pengohet zbatimi i ketij projekti ogurzi per Kosoven dhe shqiptaret, te ndihmohen “miqte” tane nderkombetare, te mos i leme te (ri)futen ne qorrsokak, por te ecin ne rrugen e lirise, demokracise, zhvillimit, paqese... dhe harmonise midis popujve...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)