26 Dhjetor 2024

Nuk i kemi punët mirë

Shkruar nga Mr.Sc. Blerim Burjani

Ne të gjithë jemi që skena politike në Kosovë duhet t ë ndryshojë duhet të vijnë njerëz të rinj në politik ,për të ndërpre relacionin patriot - tradhtar e titist, pra duhet të vjen në skenë e re politike e cila nuk merret me tema një shekullore të ndarjeve sepse, këto kategori njerëzish jetojnë pikërisht nga kjo temë, këta janë burra të mirë ata këqij, e këta janë titist e tjerë, këta njerëz të tregojnë nostalgjitë e tyre për pushtet por jo për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe integrime evropiane dhe globale.

Ne duhet të fillojmë të kemi qasje tjetër, nuk duhet te ecim me hapa të kundërt të zhvillimit të shtetit dhe demokracisë, duhet të mendojmë pozitivisht të ruajmë vlerën tonë shtetërore dhe institucionale, duhet të tregohemi me vigjilent, të gjithë e dijm se punët nuk janë mirë, por ne duhet të jemi optimist dhe të punojmë në drejtim të ndryshimit të situatës aktuale që mbizotëron në shtetin tonë, pakënaqësitë ndalen me funksionim normal të institucioneve të rendit dhe ligjit dhe pa ndërhyrje me politika që nuk qojnë në drejtim të zgjidhjeve.

Ndryshimet bëhen me vota të qytetarëve, ata vendosin kush do te ketë fuqinë e tyre për të vendosur e jo grupe të çuditshme dhe lëvizje ekstreme që dëshirojnë si opsion të paraqesin konfliktin shoqëror.

Pozita ,opozita se kanë mirë

Që nuk e kanë mirë më sjelljet e tyre- kjo skenë politike në Kosovë nuk është asgjë e re, ata janë përgjegjës për këto që ndodhin dhe që do të ndodhin në të ardhmen, në vend të zgjidhjes ofrojnë debatin dhe inatet ndërmjet tyre, tash kemi edhe do njerëz të shoqërisë civile që merren me tema si “ne do të fitojmë”, ne realitet këta krejt mund të fitojnë por qytetari dhe kategoria e studentëve do te jenë humbës.

Duhet të sillemi në mënyrë racionale dhe të përgjegjshme se këto institucione ne I kemi ndërtua prandaj ne duhet të gjejmë zgjidhje për to për ti reformuar ato.

Duhet te respektojmë njëri tjetrin në tema të tilla, jo të bëjmë garë kush është më I keq dhe kush është me i mirë,kemi dëgjuar gjera të cilat nuk janë mirë, s’po dimë të ofrojmë zgjidhje po ofrohet acarim social -kjo është e papranueshme, ne duhet së bashku të ofrojmë zgjidhje për problemet aktuale por jo të  ofrojmë koncepte s e kush po del më i fortë dhe më i qëndrueshëm në aspektin politik apo kush – këndë e ka me veti, kjo po dëmton të gjithë më së shumti të rinjtë e vendit tonë, andaj ne duhet të kthjellemi sepse për gjendjen e krijuar në sektorët shtetëror të jetës institucionale është përgjegjëse edhe pozita edhe opozita, mos të harrojmë ata kanë qeverisur së bashku, kjo do të thotë se ata nuk janë përgjegjës si parti veq, e veq por së bashku për gjendjen e mjerë t ë krijuar.

Të gjithë kanë shtrirë interesat e tyre gjithandej, kjo dihet dhe shihet nuk ka institucion që nuk janë në ndikim dhe që nuk kanë dorë pseudo-politikanët tillë por kjo nuk do thotë se ne pushtet të vijnë forca regresive por më demokratike me të fuqishëm politikisht për të trasua rrugët  e ndërtimit të shtetit tonë .

Grupe të vogla që janë në disa organizime politike në organizata rinore janë të politizuar dhe nxiten me vendime politike

 Organizimi rinor  duhet të jetë apolitik jo i veshur me petk politik, të rinjtë mund të ofrojnë kërkesa në formë peticioni ose për të shprehur pakënaqësinë në mënyrë të sinqertë dhe më të vërtetë te jetë zëri i arsyes po që se institucionet I harrojnë ata nganjëherë .Protestimi duhet te jetë paqësor për të shprehë gatishmërinë e ndryshimit të gjendjes aktuale por jo si një lëvizje e cila është në gjendje çmos për t bërë për te ardhë në pushtet që thirret ne emër te rinjve .

Evropa nuk na do me probleme

Kosova ka nevojë për ndryshim kualitativë të zhvillimit institucional, e dimë se asnjë resor të ne nuk funksionon si duhet por me probleme dhe me familjar të pseudo-politikanëve të cilët janë punësuar kudo në institucione shtetërore me linja politike dhe i kanë dërguar në cilësi të ambasadorëve të shtetit, shërbimeve konsullare, andaj kërkohet një reformë institucionale e mirëfilltë, por këto duhet te kemi durim, nuk do të jetë lehtë me largu shokun prej ambasadorit, prej detyrave të falura institucionale, familjarë, por kjo duhet të ndodhë sepse në kundërtën ne do te mbetemi të merremi me veten e kjo do të thotë më larg integrimit evropian.

Sa më shumë probleme e jo qasje të të drejt në ndërtimin e institucioneve demokratike aq me larg Evrope.

Evropën duhet ta sjellim në Kosovë

BE ne duhet të sjellim në Kosovë, interesimin e tyre për të ardhë ata këtu dhe parë zhvillimet tona, kur ne kemi vlera jetësore, ku atyre në iu tregojmë rrugën e suksesit tonë se si kemi mbërri deri këtu me punën tonë, dhe ata të thonë ju jeni evropian-kjo I duhet shtetit dhe inteligjencës sonë, jo të shtyhemi kush po fiton si parti me shumë apo më pak, dhe ti gëzohemi humbjes së njeri tjetrit në garën politike apo të krijohet sa më shumë anarki kjo na largon nga synimet tona integruese evropiane.

Ne duhet të ndërtojmë institucione të mirëfillta ku qytetari e ndien veten më mirë në shtetin e tij, kur edukimi është cilësor, kur shërbimet janë në nivel, kur zhvillimi ekonomik i vendit është në përparim e sipër.

Evropa nuk do të na pranojë me probleme te nepotizmi, korrupsionit dhe mos zhvillimit ekonomik apo me njerëz të cilët frymëzim e kanë inatin dhe zgjidhin probleme të shumta familjare, e grupore por shumë më pak problem të qytetarëve.

Ne duhet të sjellim ndryshime në zhvillimet tona për rregulluar funksionimin e rendit dhe ligjit.

Me këto institucione të tipit familjar e politik, të njerëzve që kanë shumë problem të edukimit të tyre, dhe kanë filluar që në pushtet ta bëjnë këtë dhe të zënë vende kudo nuk do sjellim zhvillime integruese evropiane në Kosovë.

Disa humbës më parë që kanë provuar veten me zgjedhje dhe kanë humbur nuk duhet të merren me tema të tilla pse kanë humbë. Mos të harrojmë ne duhet ekskluzivisht të për fillimin vullnetin e qytetarëve.

Nëse qytetarët mendojnë se duhet ndryshime këto vet qytetari duhet t ë i sjellë me voten e tyre. Kush e ndien vetën se mund të fitojë përkrahjen e qytetarit le të bënë parti politike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)