23 Dhjetor 2024

Nuk i kam shkruar askujt asnjë rresht apo libër të caktuar

Shkuran Metush Zenuni

Në lajmet e Mbrëmjes në KTV, dhe në portalin Kallxo.com, me shkrim të znj.Erolinda Ukaj, të datës 10.10. 2019, në temën për të Gjykuarit ,,SYRI I POPULLIT,, është thënë se njëri nga të akuzuarit e këtij rasti, Sabit Berisha, në fjalën e tij paska deklaruar ,, Gruaja e Murat Jasharit më ka thënë se librin ,,Lufta e pambaruar,, e ka shkruar Metush Zenuni.

E para, Sabit Berisha nuk është dashur të bazohet në fjalët e zonjës Selvije Jashari, gruja e autorit të librit, kur aty afër e ka pasur vetë autorin dhe është dashur ta pyes, a e ka shkruar librin Metush Zenuni, dhe besoj se do të merrte përgjigjien adekuate.

E dyta, ekipi redaktues i Kohës Ditore dhe vetë gazetarja folëse e lajmeve në KTV, është dashur ta respktojnë etikën e gazetarisë dhe të privatësisë, dhe të mos e përmendnin emrin tim publik në emisionin e tyre të lajmeve, sepse me këtë rast kanë bërë vepër penale me paramendim, duke e bërë pa asnjë bazë, deklaratën e z.Berisha si fakt të kryer dhe duke dëmtuar imazhin tim par familjes, kolegëve të mi dhe opinionit të gjerë.

Unë, Metush Zenuni, me banim të përkohshëm në Fribourg të Zvicrës, nga viti 1988, me profesion Historian, Magjistër i shkencave të historisë, me përgjegji deklaroj dhe betohem se do të them vetëm të vërtetën për rastin në fjalë.

Nga viti 1991-1998, kam qenë në strukturat e LPK-së në Zvicër, konkretisht në Kryesinë e LPK-së, Këshilli i Rrethit për Kantonin e Fribourgut, për një mandat kam qenë edhe Sekretar i Këtij Këshilli, ndërsa deri në shkuarjen time në luftë, fundi i majit 1998, kam qenë anëtar i Kryesisë dhe anëtar i Fondit ,,Vendlindja Thërret,, për këtë Kanton.

Gjatë veprimtarisë time si anëtar i LPK-së, jam njohur me Murat Jasharin, e posaqërisht me vëllaun e tij, z.Ismet Jasharin, tani hero i kombit.

Pas rikthimit tim në Zvicër më 05 shtator 2010, kam vizituar disa herë Murat Jasharin në banesën e tij në Fribourg, ndërsa bashkë kemi shkuar edhe te famija e vëllaut të tij, e shokut tim të luftës, Ismet Jasharit, e cila banon në Mudon të Zvicrës, një qytet i vogël mes Fribourgut dhe Lozanës.

Nga viti 2012-2015, kam banuar në qytetin e Fribourgut, shumë afër banesës së z.Murat Jashari, dhe meqë isha i vetëm e pa familje, kam shkuar shumë shpesh pasdarkave te banesa e Murat Jasharit, me të cilin kam biseduar tema familjare, politike, të luftës, por edhe të veprimtarisë sonë në kuadër të LPK-së.

Kam qenë i njoftuar për letrat e tij kundër disa veprimtarëve të LPK-së dhe familja e Muratit e dijnë fare mirë se unë nuk jam pajtuar me qasjen dhe formën e të shkruarit të letrave të tij, edhe pse e kam kuptuar mllefin dhe zhgënjimin e zotit Jashari me ish-shokët tanë tani në pushtet.

Librin ,, Lufta e pambaruar,, e kam marrë nga z.Murat Jashari dhe e kam lexuar shkarazi, sepse akuzat e tij me nivel të tij të shkrimit, nuk më kanë dhënë ndonjë risi për ta lexuar të tërin dhe me vëmendje.

Këtë libër e kam edhe sot e kësaj dite në bibliotekën time, ashtu siq i kam mbi 1000 libra të ndryshme të autorëve të ndryshëm.

Për shkuarjen time te z.Murat Jashari dhe për letrat e librin në fjalë, nuk është hera e parë që kam marrë etiketimin nga shokët, pushtetarët dhe tash edhe nga mediat, por të gjithëve ju kam përgjigjur, e madje edhe zotit Kadri Veselit ne një bisedë që kemi pasur në mesengjer në janar 2013, se ,,Nuk ka bir nane që mundet me më dirigju në jetën time, se ku me shku e me kend me folë. Unë vendosi vetë në zgjedhjen e shokëve dhe miqve të mi dhe rri e flas me ata që mua më pëlqejnë, dhe nuk ndahem nga ata vetëm pse ata nuk i pëlqejnë pushtetit apo një grupi njerëzish,,.

Këtë e di shumë mirë edhe zoti Kadri Veseli, si ish- shoku ynë i përbashkët, por edhe të gjithë ,,shokët,, tjerë !

Deklaroj me përgjegjësi morale dhe juridike se nuk i kam shkruar zotit Murat Jashari dhe askujt deri më sot, asnjë rresht dhe për asnjë shkrim apo libër të caktuar.

Mbaj përgjegjësi vetëm për shkrimet që janë botuar në mediat e shkruara dhe elektronike, e të cilat e kanë emrin tim në fund, Metush Zenuni, ose në fb, Metë Dura.

E kundërta e kësaj do të ishte zhvlerësim i punës time shkencore dhe gradës së arritur me dije dhe shumë mund, Master i shkencave të Historisë në Universitetin e Prishtinës.

Këto që thashë, jam në gjendje ti mbroj kudo, në gjyq, në rrugë, në odë, në kafene, por edhe para popullit dhe para zotit. Të gjitha tjerat që thuhen për mua dhe rreth meje, janë shpifj të personave me moral dhe integritet të ulët, apo të personave me mendje të sëmurë !

Me shumë respekt,
Mr.sc. Metush Zenuni, Riedlistr.48, 3186 Düdingen -Zvicër, Tel & wiber: +41 (0) 76 440 7857, Email : [email protected]

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)