Nuk fitoi Vetëvendosja, por humbi Visari & company
Shkruar nga Fadil Maloku
Njërin, që duhet nënkuptuar si jogatishmëri, por edhe si paaftësi për ta menaxhuar rritjen apo bymehjen e ndodhur befasuese të Vetëvendosjes, në zgjedhjet nacionale.
Ku u pa haptas që lidershipi i "dehur" me deliriumin e (papritur dosido) të qenit subjekti i parë politik, nuk arriti ta argumentojë e sidomos artikulojë në publikun e gjerë, fitoren e vet si pasojë dhe si "produkt" të krijimit të opinionit anti PAN, por ekskluzivisht si fitore e sukses të "fraksionit" brenda vetë VV-së!?
Që kujtoj se ishte gabimi fillestar fatal, ngase, nuk u arritë ajo fryma, përshtypja, atmosfera e klimës dhe "fitores" së përbashkët, nga ana e gjithë ekipit (apo aktivistëve, si i identifikon ajo meritokratët e vetë), ashtu siç pretendohej në paragrafet dhe frymën e Statutit të Vetëvendosjes.
Tjetrin si viktimizim kolateral, gjëja se në mungesë (fizike; duke mos qenë në krye të Vetëvendosjes; dhe shpirtërore; duke qenë i burgosur i ndërgjegjës) të Albinit, ky subjekt mundet të avansojë, e pse jo edhe të korr fitore.
Por viktimizimi i pretenduar kolateral, që në fakt ishte dhe mbeti vetëm një "virus" banal moral sa për ta arsyetuar meritokracinë e grupit (me brendësi autoritariste, e me jashtësi neoliberale!) për fitoren në zgjedhjet nacionale.
Viktimizimi kolateral gjithashtu u tentua të "shitet" (totalisht gabimisht!) në publikun e gjerë, (në mungesë të Albinit) si "produkt", kinse modest dhe meritokratik i 3/4 personave të këtij subjekti. Kjo dukuri, u pa qartë në këmbimet interne të grupit të përzgjedhur, në viber... ku qartë u "lokalizua" dhe identifikua "loja" e meritokracisë për fitoren e apostrofuar.
Gjithë kësaj kur t'i shtohen subversionet, shantazhet, por edhe presionet e supozuara dhe reale të "nëntokës" së brendshme dhe asaj të jashtme, për ta atrofuar, margjinalizuar dhe kompromituar fitoren në zgjedhjet nacionale nga ana e kundërshtarëve, rivalëve dhe "fake news" medieve lokale, kuptojmë që Vetëvendosja, me karizmën e zbehur startuese (mungesën fizike të liderit shpirtror, z. Albin Kurtit) të Visarit & company, ishte e papregatitur, jokoherente, dhe e padenjë për ta mbajtur rolin e lidershipit aktual partiak.
Së këndejmi, rikthimi i Albinit, hamendi grupimin e "meritokracisë" në fjalë, duke i bërë tejet inferiorë si në raport me liderin e pakontestuar, ashtu edhe me përgjegjësinë në vend!
Si konkluzë; VV e mandatit të Visarit, pas deliriumit të fitores dhe viktimizimit kolataral, duket që është shndrruar në një strehë e të gjitha kategorive të pakënaqura (nëpër subjektet tjera) si me qeverisje, ashtu edhe me opozitarizëm.
Natyrisht, ky lloj heteregjoniteti mendimeve, gjykimeve dhe qëndrimeve, në mungesë të një karizme të fuqishme politike, si Albin Kurti solli thyrjen dhe dehjen me fitore dhe viktimizim...
Kjo mund të jetë edhe një arsye shtesë, për predispozita pêr fraksione, grupime, e klane nga më të ndryshme. Si e tillë VV, nuk ka profilizim të njejtë për tē gjithë liderët dhe aktivistet e saj.
Mungesa e një profilizimi të tillë, jo vetëm; social, por, edhe politik parasëgjithash, e rrezikon mjaftueshëm pozicionimin opozitar të saj, tani dhe në të ardhmen e afërt.