23 Dhjetor 2024

Nuk ekziston kombi ''kosovar'', të gjithë jemi shqiptar!

Shkruar nga Faik Krasniqi

Siç duket edhe bashkësia ndërkombëtare është e interesuar në krijimin e identitetit ''kosovar''.

Mirëpo në ketë rast duke përfshirë edhe minoritetet tjera. Termi ''kosovar'' përfshin çdo banorë të Kosovës. Krijimi i kombit ''kosovar'' për mua është e papranueshme, për faktin se ''kosovar'' është edhe një turk, ashkali, serb, boshnjak, egjiptian, romë, goran etj, por shqiptar nuk janë.

Është e çuditshme të vije e të pyes dikush se çfarë jeni, e shqiptarët e Kosovës të pergjigjen se janë ''kosovarë''.

Kur dëgjon shqiptarët nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova Lindore, Mali i Zi etj duke folur po të njëjtën gjuhë, me të njëjtën kulturë etj, dikush do të pyeste se ç'është dallimi mes jush. S'kemi çfarë t'i përgjigjemi tjetër veçse: asgjë.

Fatëkeqësisht për rastin Kosovë janë duke u marrë si model dy vende: Maqedonia dhe Zvicra.
- Duhet ta dimë se dallimi mes sllavomaqedonësve dhe bullgarëve nuk është i madh. Mirëpo po ashtu duhet t'i njohim raportet historike, politike mes këtyre dy vendeve (territoreve). Nacionalistët sllavomaqedonas edhe pse me asgjë nuk dallojnë nga bullgarët, veten e konsiderojnë si maqedonas të vjetër e jo sllavë.

Ndërsa rasti i Kosovës është krejtësisht ndryshe. Shqiptarët e Kosovës jo vetëm që nuk dallojnë me asgjë nga shqiptarët tjerë, ata po ashtu edhe po të kthehen në histori prapë do të jenë të njëjtë me shqiptarët e tjerë, me të njëjtën prejardhje.

Pra sllavomaqedonasit(bullgarët) kanë krizë identiteti, asimilimi, ndërsa shqiptarët e Kosovës JO.

- Modeli i dytë: Zvicra. Duke pasur parasysh historinë dhe faktorët e krijimit të kombit zvicran disagjuhësh edhe rrugët se si është ardhur deri tek ky krijim, patjetër se do të bindemi se ky model është i papranueshëm për Kosovën qoftë në aspektin e kombëtarizimit të Kosovës apo kantonizimit të saj.

Pikë së pari Zvicra ka bërë gjithnjë kryengritje ndaj mbretërive gjermane, gjë të cilën Kosova nuk e ka bërë, por kanë qenë luftëtarët dhe ndër prijësit kryesorë për bërjen e Shqipërisë së sotme.

Zvicra zanafillën e saj si shtet e ka në besëlidhjen e tre kantoneve të qendrës. Secili kanton në atë kohë e kishte sovranitetin e vet dhe secili kanton bashkohej me dëshirë në Besëlidhje.

Edhe kantonet italiane, franceze nuk e kishin problem të bashkoheshin sepse veten e konsiderojnë zvicëran dhe nuk kanë pasur kurrë luftë etnike, siç ndodhi në Kosovë.

Dhe po ashtu më 1884 çdo kanton ia dha një pjesë të sovranitetit të vet kësaj Besëlidhje dhe ja tani është Zvicra.

Por secili kanton ende e ka sovranitetin e vetë të caktuar. Pra Kosova me Zvicrën kanë një dallim ekstrem për vetë faktin e rrjedhave të historisë, rrugëve nëpër të cilën kanë kaluar deri në shtetformim.

Forma, historia, rruga, metodat, vullneti i etnive, i kantoneve ka qenë krejtësisht i ndryshëm me historinë, rrugën, vullnetin e etnive në Kosovë.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të ''ALEANCA KUQ E ZI'') 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)