18 Maj 2024

Nuk durohet më

Shkruar nga Faik Krasniqi

Asnjë fe nuk e ka kryer rolin e sajë në shenjtërimin e njerëzve. Asnjë popull nuk ka krijuar një edukatë të mirëfilltë.  Asnjë shtet ne qeverisjen e tij nuk ka realizuar drejtësinë e mirëqenien e plotë midis njerëzve.

Asnjë politikë botërore nuk ka harmonizuar dijen me shkencën, edukatën me edukimin, zhvillimin me mirëqenien e njerëzve.

Kur ke në dorë gazetat e shumta me lloj-lloj maskarallëku të shkruara në të, kur dëgjon polemikat e lloj-lloj ‘’analisti’’ në emisione, kur dëgjon debate deri në grushte në kafene midis njerëzve të papunë, kur dëgjon debatet në parlament , kur ballafaqohesh me kontrastet e jetës sociale të jetës njerëzore e shumë e shumë të tjera, nuk gjen më motive për jetën dhe të zë turpi pse jam unë njeri dhe aq më tepër pse më ka falë Zoti mend më shumë se disa…..

E logjika e njeriut të urtë e të mençur të çon atje larg shumë larg se kjo botë mizore e ndërtuar nga këta njerëz duhet ndryshuar, nuk durohet më tutje.

Pra duhet gjetur njerëzit që i kërkonte Diogjeni, me qiri në dorë në mes të qytetit dhe në mes të ditës.

Çdo njeri duhet të gjykojë dhe të arsyetojë se çdo fenomen që shohim është një mesazh për të. Të gjitha fetë kanë misionin e tyre që t’i japin njeriut hapësirë shpirtërore, tolerancë njerëzorë, t’i zbusin e t’i afrojnë njërin me tjetrin, të shtojnë dashurinë dhe respektin reciprok midis tyre. Partitë përfaqësojnë e përkrahin shtresat e tyre. Atë e realizojnë nëpërmjet propagandës e programeve të tyre.

 Ç’po ndodh sot me fetë e partitë?

Si feja ashtu dhe partitë në vend që t’i afrojnë njerëzit, po i përçajnë deri në fund. Në vend që të krijojnë mirëqenie për të gjithë, po krijojnë ekstreme varfërie e pasurie.

Në vend që të krijojnë kulturë njerëzore të komunikimit, po kultivojnë dhe edukojnë një dialog anti-njerëzorë.

Në vend që tek tjetri te kërkosh të gjesh pozitiven, kërkohet vetëm të zbulosh negative dhe atë ta errësosh deri në maksimum. Në vend që njerëzimi të jetojë një jetë të qetë, të sigurt, e të lumtur, po jeton trazira,pasiguri, terror e papunësi. Në vend që njerëzit të përqafojnë shkencën e punën, artin e kulturën,miqësi e argëtim, po përjetojnë strese, grindje,urrejtje,vrasje, varfëri e mjerim të tejskajshëm.

(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme ‘’Lajm’’)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)