Nonat prishtinalike
Shkruar nga Zejdush Kastrati
N.T:Nuk ka shtrat më të mirë se ndërgjegjia e pastër
(Th .Tusser)
A eshtë zë i vetmuar,apo
?
Një ish i burgosur politik, kosovar , i cili në kazamatet sërbe qëndroi hiq më pak se 9 vite, dhe e veqanta e tij është, se, edhe pse, kishte shokë, bashkëmendimtarë, por edhe jarana të shumtë, që menjiherë pas luftës, posa morën pushtetin, i ofruan edhe poste , edhe privilegje , por edhe mundësi për të qenë pjesë e kombinimeve për pozita të ndryshme në ato institucione, që të gjithë e dijmë se si krijoheshin, dhe nga kush krijoheshin, para disa ditësh në një ndejë,në presence edhe të shumë përsonave, tha se është shumë i zhgënjyer, por edhe krenar!
Me theks të posaqëm potencoi, zhgënjimin, me (mos)punën e disa ministrave, të të gjitha qeverive, që u krijuan dhe qeverisën, deri më tash, duke bërë aso krahasimesh, që vërtetë për gjithë neve, janë një mesazh për shqetësim, frikë, por edhe për hapje debati të mirëfilltë, në radhë të pare, nga ana e atyre që qeverisën dhe po qeverisin,pastaj për mediat, shoqërinë civile,intelektualë, e të mos flasim, për Akademinë e Shkencave,e intitucione tjera me peshë dhe përgjegjësi, për fatin , zhvillimin dhe mirëqenjen e këtij vendi.
Sikur të ishin ba ministra në një shtet tjetër , apo më konkretishtë në Sërbi, shtet të cilit, më së tepërmi ia kemi pa sherrin, dhe na ka ba dame të pakrahasueshme në cdo aspekt, do të ishte mëkat të ishin sjellë, siq kanë ba dhe po bëjnë edhe në këtë qeverisje aktuale , disa ministra aktual tha pos tjerash ky ish i burgosuar duke shtuar edhe anën tjetër seedhe sikur ministra sërbë,nga Sërbia, të kishin qeverisur me Kosovën, me siguri, do të ishin më të dinjitetshëm, sa i përket, veprimeve të tyre, në raport me paranë publike, pronën dhe kapitalin , por edhe në raport me banorët dhe përgjegjësitë që kanë dhe duhet të kishin, e në veqanti për shkak të frikës, se herëdo dhe kurdo, do të përgjigjen jo vetëm para drejtësisë,por(ndoshta) edhe para zotit.
Kam shkruar shumë herë, edhe nëpër disa media, dhe nuk kam hezituar ti potencoj shumë devijime dhe deformime të cilat na kanë përcjellë dhe po na përcjellin edhe tash , kam biseduar pothuaj gati , me të gjithë liderët, përkatësisht, me ata, që po paraqitenfalso se ky vend po qeveriset nga ta, por fatkeqësisht të etshëm, vetëm për këso lloj pushteti i cili po u mundëson, të bëjnë cka po donë, fatkeqësisht,nuk ka pasur dhe nuk ka kurfarë angazhimi, për të minimizuar këto fenomene- tha ish i burgosuri politik , por i kënaqur vetëm me një gjë , që nuk ka pranuar, asnjëherë, të jetë, pjesë e gjithë këtyre makinacioneve dhe veprimeve, për të cilat është i bindur se patjetër, një ditë do japin llogari.
Pasurinë që kanë ba, do tua marrin avokatë dhe prokurorë,por një pjesë të madhe të pasurisë që kanë krijuar, do ta lënë nëpër klinika shëndetësore, senatorimume,apo për blerje barnash -është i bindur por i mllefosur,ish cimeri i disa deputetëve, të cilët , ka vite, që po mrizojnë në Paralment.
Nonat prishtinalike
Një ish ministër, të cilin para disa ditësh, kur e takova dhe e ftova për të marrë pjesë në një debat televizivë,pasi që disponon me nje retorikë populiste, por na kujtohet edhe për fjalimetë zjarrta në Parlament dhe konferenca për shtyp,në veqanti sa i përket shtetëndërtimit,më tha, se tash më nuk e përfaqëson ndokendë me peshë në skenën politike kosovare , dhe se subjekti i tij politik, i riu (pasi që kishte kaluar nga një subjekt tjetër) është në krizë, andaj nuk dëshiron të hargjoj kohë, edhe pse sipas tij, është ftuar edhe nga televizionete mëdha,por një gjë të tillë ka refuzuar.
Më le rahat të lutëm, më tha, edhe pse me gjentilencë, më falenderoi, dhe vazhdoi rrugën, drejtë një gjykate.
Vetëm pas dhjetë minutash, në byfen, e kino ABC-së, e vërejta të shoqëruar me një ish gjykatës, e tani avokat të cilët u ulën afër një tavoline me mua.
Edhe këtu, u përshendetëm, dhe në bisedë e sipër tregoi, se me këtë avokat, është duke rregulluar dokumentacionin për ndarjen e një parcele prej afër 6o ari në periferi të lagjes Mat, të cilen, e kishte të regjistruar në emër të nënës së tij, dhe tash, dëshironte ta bartëte, në emër të vajzës së tij, pasi që e tërë toka, prej mbi 2 hektarë e me tëpër, fillimisht më 2oo1 ishte regjistruar në ëmër të nënës së tij mbi 9o vjeqare, e cila sipas tij edhe tani , jeton, në një lokalitet prej afër 6o kilometra larg nga Prishtina, kurse, këta janë disa vëllëzër, dhe dëshirojnë që ta ndajnë këtë tokë, sa e kanë nënën gjallë.
Unë, dua ta ndërtojë, një banesë kolektive, dhe kam ofertë për një shumëkatshe , andaj, kjo është, edhe arsyeja, që të thashë, të më lësh rahat, dhe se, nuk dua, të jem, më, pjesë, e debateve,tha ish ministri,të cilit në opinion, i njihën, edhe vëllëzërit, si drejtorë kompanishë publike, por edhe biznesmenë të suksesëshëm , gjatë kohës, sa, ky ish minister, ishte në pushtet.
Njëri nga shokët që ishte me mua, paksa në shaka, iu drejtua ish minsitrit, se a është nëna e juaj prishtinalike,dhe kjo pasuri i ka mbetyr nga baballoku, apo si ndodhi, që të jëtë dhe bëhët pronare, e gjithë, asaj toke, nëna e juaj e cila po jetuaka në provincë?
Mos bani hajgare,
tha ish ministri dhe pasi kapi dy telefonat që kishte përpara në tavolinë , me një pershëndetje të ftohtë, u largua, së bashku, me avokatin, por në të dale, kur pagoi pijet e tia , na pagoi edhe pijet tona.