18 Maj 2024

Nofkagjinjtë plagë e zhvillimit shoqëror dhe kulturor tek shqiptarët

Shkruar nga Luan (Asllan) Dibrani


Veprimi sipas kuptimeve të foljeve "Trilloj - Trillohet" është diçka qe s'ka të bëjë me realitetin. Diçka që nuk është e vërtetë, shpifje e ndërlikuar, që duket si e vërtetë.

Krijimi i një ngjarjeje a i një karakteri, që nuk është ashtu në jetën e përditshme, por që jepet si diçka e vërtetë që mund të ndeshet me të kundërtën nga vet autori, apo edhe nga vet publiku kur kemi të bëjmë me një gjë që i përket shoqërisë.

Ky fenomen i trillimeve, me nofka, pseudonime sikur e ka ngulfatur shoqërinë shqiptare në tërësi. Kjo e keqe ma tepër është e reflektuar tek niveli i shoqërisë së një klase të ulët nga arsimi, nga shkalla e kulturës, po edhe ngarkesa e besimit fetar.

Kjo e fundit ka marre dimensione çoroditëse dhe të një shkalle shqetësimi për një shoqëri të shëndoshë siç pretendojmë ta kemi ne shqiptarët.

Fyerjet sharjet, abuzimet dhe paraqitjet demagogjike, paraqiten nga injorant ma së tepërmi kur kemi te bëjmë me tema me karakter fetar të nivelit ma të ulët, por e domosdoshme çështja fetare qe po hap plagë, ditë e mandej në mes shqiptarëve.

Ata kushdo, që shkruajnë nga prizmi i kësaj natyre vlerësohet nga komentet me nofka mbar e prapë, e godasin me sharje, fyerje, mallkime, përgojime, përkrahje e lloj lloj  komentesh negative e pozitive?.

Po që kemi ndonjë artikull të fushave të ndryshme në art nuk kemi edhe të vetmin koment kritik në të mirën e përmirësimit të vlerave në atë artikull! Po të paraqitet dikush me ndonjë punim shkencor prapë nuk ka komente për fat të keq.

Artikujt me karakter historie, apo të artikujt e mirëfilltë për ngritjen e shoqërisë në fushën e teknologjisë, nuk ka komente, pos atje qe ka të bëjë me çështjen fetare që janë dy rryma të forta qe ajo po i përshkon në përçarje shqiptarët. Janë dy rryma të fuqishme, ajo ekstreme qe ç'veshë çdo gjë shqiptare në kulturë dhe në etnitet dhe rryma tjetër qe me çdo kusht e ruan parimisht çështjen kombëtare.
 
-Shpesh intelektualet dhe krijuesit përballen me fenomene të kësaj natyre me nofka që i bezdisin, i fyejnë në internet, ose në çfarëdo formë tjetër!.

Nofkagjijtë merren me krime dhe terrorizëm elektronik qe shpesh edhe zbulohen nga niveli dhe intelekti i tyre i pa zhvilluar që në mungesën e aftësive nuk kane mundësi ti maskojnë aq sa duhet dhe  zbulohen nga e cila përballen me një serë pasojash.

Fillimisht me autorin që e kanë keqtrajtuar qoftë me anën e komenteve, qoftë me videot e montuara, apo edhe ato keqpërdorimet amorale nga një shtresë kriminale duke i publikuar vajzat e reja si viktimë e tyre.

Videot me paraqitje terrori në moral etj, gjë që kanë përfunduar edhe me vrasje dhe me bela tjera. Po e them se interneti sot fatmirësisht zhvillimit të teknologjisë dhe zhvillimit të saj na ra hise edhe ne shqiptarëve ta shfrytëzojmë për ngritjen e kulturës, gjuhës dhe komunikimit te shpejt shoqëror.

Këtë të mirë dhe këtë vlerë po e përjetojmë edhe ne, ky grup terrorist të pa cip nofkagji, po keqpërdorin dhe po i venë njolla vetës, po edhe zhvillimit kulturor në mbarësinë kombëtare.

Zhvillimi teknologjik sot ka bërë një zhvillim marramendës edhe për këtë, këta mund të zbulohen dhe ta marrin dënimin e merituar!

Ju lutem keni durim dhe kurrë mos akuzoni askënd për nofka. Nuk keni nevojë të bini pre e atyre mashtrimeve. Sot ka teknika edhe më të sofistikuara për zbulimin e tyre.

Ne kurrë nuk bazohemi në dyshime por vetëm në fakte që nuk i luan jo vetëm topi, por as një gjë në rruzullin e botës. Dhe ato fakte që i zbulojmë ia prezantojmë edhe keqbërësit, që ai/ajo vet t’i vërtetoj, dhe të përballet me gjyqet dhe me ligjet qe janë të parapara  për këtë fenomen shqetësues.

Pos, atyre qe e gjejnë veten këtu le të ndiejnë veten përgjegjës për këtë demaskim më së të domosdoshëm besoj se u lodhur edhe shoqëria shqiptare nga shantazhet e tilla me disa emra e adresa të shpifura që paraqitet i njëjti njeri siç kemi rastin e Ismet Hasanit nga Suedia i zbuluar në komentet në artikullin tim të këtyre ditëve me titull "Milazim Krasniqi militant,komunist i titizmit,Ldk-ist, Pdk-ist,teolog ekstremist, tani vehabist dhe përçarës në UP-ës! i cili nga vet niveli i vet i pa diturisë dhe intelektit të harxhuar nga mplakja ka harruar ta ndërroj tekstin dhe me të njëjtin tekst del në "Zemrën Shqiptare" me emrin "Besimi nga Zvicra"!

Të "Fjala e lirë" me emrin "Ismet Hasani", të "Revista Drini" me tekstin e njëjtë të komentit kundër artikullit me emrin "Ilir". Në artikujt e mi shpesh ka shkruar me emra të rrem si "Kena", "Eksperti" Blerimi i ngatërruar shpesh me një "Haliti" etj.

Vërehet një ngarkesë patologjike dhe ideologjike kundër kulturës dhe etnitetit tonë kombëtarë duke mbrojtur ata që janë:, pro turq,arab e sllav, pastaj as që kam reaguar përmes komenteve se nuk jam i tillë, as që me premton koha, andaj si përgjigjeje ka një karikaturë artistike, adekuate qe ka kërkuar ta ketë si kujtim nga unë, pa pagesë nga unë autori i shkrimit Luan (Asllan ) Dibrani që shpesh u përzier duke sha e fëlliqur dhe rekomanduar që të turpërohem me emrin Luan, me emrin tim shqip dhe turqisht Asllan, po për hir të krijimtarisë sime shumë vjeçare e ruaj këtë emër qe ma ka lënë nëna qe se kupton Ismet Hasani i kanaleve si shprehje e shpeshtë e tij po edhe  shprehjen e tij "nona" me çdo koment që përdor fjalën " nona " ne vend nënë shihet sa dinë ky injorant kanalgji.

Sikur mos të kisha vlera të mëdha si figurë në veprimtarinë dhe krijimtarinë time, as pesë minuta nuk e kisha ruajtur as që isha thirrur  me emrin "Asllan " ja kisha lënë Ismet Hasanit ti emërtoj nipërit e tij  me emrin Asllan.

Karikaturë nga autori Luan( Asllan ) Dibrani paraqitur, portretin e Ismet Hasanit, nofkagji dhe terrorist i komenteve nëpër internet i cili për shkaqe ideologjike dhe patologjike, fetare fyen vlerat tona kombëtarë dhe mbron ato që janë pjesë e rreshtuar, në ata që flasin shqip dhe e mohojnë kombin tonë të shenjte, andaj e porosis të apostrofuarin dhe tjerët si ky, që ja ku i keni devetë, shkoni atje ku ju pëlqen dhe vdisni për ta, ju duhet ta liron kombin shqiptar nga skenar të tillë se edhe historia ka treguar ma përpara që sfidat e tilla i ka fituar dhe nuk do të lejoj kombi shqiptar të luhet me vlerat e tij nga mohuesit e kombit!!!???..."Pra mbani larg duart nga vlerat e kombit që me gjak e fituam".

 Këto ishin fakte këto që ua solla për Ismet Hasanin më lartë dhe shpifjet e tij nga të gjithë ata që kanë sy e mend ti demaskojmë të tillët siç është nofkagjiu i lartpërmendur. Ky injorant, nuk i din hallin veti qe i kam tërheq vërejtjen edhe një herë, nga e cila u bojkotuar nga të gjitha mediat.

Emër i dytë që i vihet dikujt për tallje, për shaka a përkëdhelje, duke u nisur nga ndonjë e metë fizike a ndonjë tipar tjetër dallues i tij përmbledh në vete një kategori njerëzish të pa kulturë dhe të pa vlerë. Nofkë tallëse të shoqëruara me shpifje nuk me pëlqejnë, andaj për mos me u marre me to tu përgjigja Ismet Hasani sipas asaj, qe ja gatove veti!.

 ''Kisha t'i këshilloj të gjithë nofkagjinjte të merren me realitetin dhe vlerat tona kombëtare dhe ta lënë, ma gjuhë e urrejtjes, e cila ka lulëzuar në mediat online dhe nëpër rrjetet sociale, por deri tani nuk e kemi dëgjuar asnjëherë shoqërinë civile të reagojë kundër saj, as shtresa intelektuale?.

Të tillët si Ismet Hasani me gjuhën e ndyrë e degraduese e përdorin të ndikuar nga disa hoxhallarë dhe njerëz të pa identitet dhe me gjysmë gjaku të përzier me raca që ishin pushtues në këtë vend, të paguar, mercenar, tradhtarë dhe shqipfolës, që gabim kanë lindur si shqiptarë dhe tani e mohojnë "Kombin Shqiptar"!


Me përforcimin e ligjit dhe kodeve juridike në Shqipëri dhe në Kosovë të tillët dhe ata që janë të devalvuar në vepra penale, dikush mund dënohet edhe me disa vite burg. Një gjë e tillë, sot po ta përdhunosh vlerën e popujve të shteteve ma demokratike prapë të pret ndëshkimi.

Këtë e din edhe Ismet Hasani, se gjuha e urrejtjes, prodhon dhunë në çdo shoqëri, prandaj është e ndaluar, mirëpo është për t'u çuditur me shtresën intelektuale që kanë zgjedhur heshtjen si motiv të keqes, gjë shumë e dëmshme për popullin shqiptar!

Le ta dinë bota e mbarë, se, ne s'jemi popull aziatik, as turko- arab, prandaj këto qëndrime dhe njolla që po i qiteni vetës, vlen për ata që po prononcohen me këtë  urrejtje nga pa vetëdija kthehnu dhe ndëgjegjësonu, lexoni dhe bindni veten tuaj, se kombi shqiptar nuk ka njerëz të tepërt t'i hedh në koshin e plehrave, po për ata që këmbëngulin le ta llogarisin se do të mbetën në "Kosh të plehrave si të tillë, por edhe do të vdesin pa i realizuar ëndrrat e veta antishqiptare...
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)