Njihuni me robotët Bio-mjekesorë të cilët u vinë në ndihmë sistemit spitalor në vëndet e zhvilluara
Shkruar nga Ermand Mertenika
A do t’i besonit jetën tuaj një kirurgu robotik? Po për shëndetin tuaj mendor? Ndërsa disa mund të jenë të pakëndshëm me idenë e një roboti që kryen operacionin e tyre ose i ngushëllon ata në kohë stresi, ajo po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në botën e zhvilluar të kujdesit shëndetësor, ku interesi për (dhe financimin) e robotëve mjekësorë brenda fushës së inxhinierisë biomjekësore është duke u ngritur për shkak të saktësisë dhe precizionit të tyre.
Ka arsye të mira që inxhinierët biomjekesore po zhvillojnë robotë mjekësorë për t'u përdorur në sistemin mjekësor.
Ndryshe nga qeniet njerëzore, robotët janë të palodhshëm dhe "duart" e tyre nuk dridhen kurrë. Ata mund të kryejnë lëvizje të sakta edhe përtej kufirit të lëvizjes njerëzore dhe të jenë të pranishëm me pacientët për aq kohë sa është e nevojshme. Robotët mjekësore jane precize dhe nuk gabojne.
Njihuni me 5 robotë biomjekesorë të zhvilluar kohët e fundit që aktualisht jane aplikuar ne vendet e zvilluara, në spitalet dhe qendra të trajtimit për të përmirësuar cilësinë kururgjise dhe te kujdesit ndaj pacientit.
1. Roboti kirurgjikal “DA VINCI”
Eshtë e paimagjinueshme, por e vërtetë: Më shumë se 350,000 njerëz vdesin në Shtetet e Bashkuara çdo vit dhe gjithashtu numri I te vdekurve ne trajte globale eshte shume I larte nga gabimet dhe operacionet jo te sakta kirurgjikale, disa prej të cilave mund të parandalohen.
Sistemi kirurgjikal “Da Vinci”, nje sistem rrobotik I fuqishem I cili po përdoret për të zvogëluar gabimet kirurgjikale dhe per te evituar deshtimet gjate operacionit,
Sistemin Automatik Da-vinci krahas precizionit dhe saktesise se larte ben te mundur qe dhe operacioni te jete sa më pak invaziv për mijëra pacientë.
Sistemi kirurgjikal da Vinci u jep kirurgëve kontroll më të saktë për një sërë procedurash. Duke përdorur teknologjine vizive 3D me kualtet të lartë dhe softuerin I cili zevendeson kyçet dhe duart e një kirurgu, sistemi da Vinci bën prerje të vogla, shume të sakta që duart e mjekut nuk mund të jenë në gjendje të bëjnë.
Meqenese Sistemi robotic Biomjekesor Da-vinci ben prerje apo incizione te vogla, kjo ben te mundur qe koha e rehabilitimit (rikuperimit) te pacientit te jete shume e vogel dhe pacienti shume shpejt mund ti kthehet jetes se tij normale.
Inxhinieria Biomjekesore eshte piedestali I shkences mjekesore dhe vazhdimisht ne vendet e zhvilluara behen kerkime shkencore per te permiresuar gjithnje e me teper cilesine e kirurgjive dhe fokuzin ndaj pacienteve dhe gjithashtu per te diagnostikuar me nje saktesi shume te larte semundjet e renda si Kardiovaskulare, Kancerin, Zevendesimin e Valvulave kardiake (te zemres) dhe disa kirurgji te tjere te nderlikuara.
2. Roboti Xenex Germ-Zapping (Roboti i disinfektimint maksimal)
Krahas Sistemit Robotic Da-vinci i cili minimizimin e gabimeve njerezore mjekësore kirurgjikale nje tjeter kerrcenim per jeten jane dhe infeksionet në spital.
Kjo eshte nje tjetër problem në kujdesin shëndetësor që mund të përmirësohet me robotët.
Sistemi robotik i automatizuar “Germ Zapping” kryen procesin maksimal te disinfektimit te dhomave dhe kjo realizohet per te evituar viruse apo baktere te cilet ndikojne mjaft negativisht tek pacienti post-kirurgjikala (pacienti I cili sapo ka dalur nga operacioni).
Ky lloj sistemi automatik disinfekton dhomat e pacienteve te te gjithe spitalit ne pak minuta duke perdorur nje teknologji qe pulson rrezet UltraViolete (UV) me nje spekter te gjere e cila shkaterron nje sere bakteresh mjaft te demshme dhe duke vrare dhe mikro-orgnanizma te cilet mund te perkeqesojne gjendjen e pacientit azmatik dhe alergjik.
3 . CyberKnife
Cyberknife është një sistem kirurgjik robotik që sjell terapi rrezatimi tek tumoret me precizion nën 1 milimetër.
Ky system robotic eshte shpikur në vitet 1990.
Sistemi CyberKnife tani po përdoret për të trajtuar kancerin e veshtire në spitalet dhe qendrat e trajtimit në të gjithë Boten e zhvilluar kryesisht ne Shba, Kanada , Europen perendimore ndersa ne ballkan e posedon vetem Turqia dhe Greqia.
“Thika Kibernetike” Cyber-Knife nuk eshte një thike ne vetvete por nje sistem I cili gjeneron ne menyre shume te sakte një burim rrezatimi te montuar në një krah roboti i cili gjeneron një rreze shume precize të radioterapisë që manovron dhe përshtatet shpejt.
Sistemi Robotik i diagnostikimit te tumoreve dërgon rrezatim te forte në masen tumorale e cila mund te jete (malinje ose beninje), duke u pozicionuar vetvetiu në shumë kënde të ndryshme për të shënjestruar tumorin nga të gjitha anët pa pasur nevojë të ripozicionojë pacientin.
CyberKnife trajton te gjithe masat tumorale në zonat e ndryshme trupit disa prej te cilave jane mjaft komplekse te realizohen ne menyre invasive te hapur me kirurgji.
Sistemi kirurgjikal Cyberknife perdoret tek pacientet te cilet kane masat tumorale ose kancerogjene ne zona te veshtira si ne Mushkeri ku nderhyrja eshte me bisturi eshte shume e veshtire, ne zemer, ne heqjen e masave ne zona shume te veshtira te trurit (Celebralit),ne kancerin e prostates, Kancerin e melcise etj.
Kjo pajisje ka nje precision shume te larte dhe eviton kirurgjine invasive me bisturi.
4 Sistemi robotik fantastik TUG
Nje tjeter pajisje robotike mjaft interesante eshte shperndarja e vakteve te ushqimit ne spitale ne menyre automatike.
Kjo u vjen ne ndihme stafit infermieror qe te fokusohen me teper trajtime me te rendesishme se shperndarja e vakteve te pacienteve.
Ky system robotic ka nje server qendror ku ne te eshte instaluar nje softuer dhe eshte I programuar qe te shperndaje vaktet ne oren specifike sipas lokacionit te dhomave ne pavion.