27 Dhjetor 2024

Njëzetvjetori i rënjës së Komandantit Zahir Pajaziti

Shkruar nga Avni Ajeti

Njëzetvjetori i rënjës së Komandantit Zahir Pajaziti me bashkëluftëtarët e tijë, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, në divergjencat e kohës.

Se si ndërrojnë njerëzit, aq më tepër figurat politike tek ne, është për të fituar sindromën e marramendjes.

- Në një prej përvjetorëve të rënjës së Komandantit, Presidenti Rugova pat kërkuar që të vizionte familjen e tijë.

Deri sa babai i Komandantit, Baca Qerim, nuk pat dhënë lejën e kësaj vizite !. Nuk kanë rëndësi arsyet për t\'u hulumtuar.

Sot në njëzetvjetorin e rënjës dhe zhvarrimit të eshtrave të Komandantit Zahir Pajaziti, vërejmë patronazhin e kryeministrit që vije nga Brukseli ku ishte në drekë pune me Nikoliçin e Vuçiqin - njëri nxënës i kryeministrit me përmasa botërore Millosheviq e tjetri i kryeministrit Sheshel.

Kriminelë, këta që e vranë Komandantin. Kjo është vrasje e dytë për Komandantin. Opinion i nderuar. Këta njerzë që erdhën nga Brukseli, përse nuk u kthyen t\'a vizitojnë Komandantin Ramush Haradinaj, i cili është i burgosur në Francë?!.

Po erdhën t\'s zhvarrosin një të vdekur !. A e besoni se erdhën për t\'i thënë : \" Kështu të kemi dashur. Idealin dhe luftën t\'a përdhosëm, shtetin po t\'a coptojmë e kryekriminelëve do t\'iu raportojmë për gjendjen e eshtrave tua \".

Personalitetet e patronazhit zbarkuan te Memoriali Zahir Pajaziti. E zhvarrosën dhe përfundimisht e ndanë edhe fizikisht nga bashkëluftëtarët e vet, për t\'a lënë të vetmuar. Dhe mendojnë e besojnë se e arritën një qëllim !!!.

- Ku jeni ju komandantë ? Ju që një kohë apo një etapë historike, ndjeheshit të fortë !... Ç\'u bë me ushtrinë tuaj ?. Ku humbi e u tret ?.

Duke qenë të heshtur do të mbeteni ushtri pa Gjeneral !...- për të qesh e gjithë bota me ju. Pse ?.

Sepse nuk do t\'a keni Zahir Pajazitin, Ilir Konushefcin, Hakif Zejnullahin, Hyzri Tallën, Ali Ajetin, etj ... që politika proserbe i margjinalizoi në të gjitha mënyrat e edhe për së vdekuri. I la nëpër male, fusha e hendeqe e sheshin që ata e kanë merituar, nuk e arritën kurrë. Ku je ti komandant Remi që nuk reagon?.

Apo mos je i kënaqur me këtë veprim ?. Turpi do të mbetet mbi ty dhe të tjerët që kanë influencë e fuqi për të ndërhyrje dhe heshtin.

Apo mos jeni direkt i implikuar, mbase edhe ndërmjetsues, ashtu që ndërhytë dhe ndaluat Rugovën në dëshirën e tijë për t\'a vizituar Bacën Qerim.

Kjo është ajo sindroma e marramendjës dhe ajo që thotë populli : \" S\'po ju besojmë as syve tanë më \".

E antikombëtarët në mesin e tokës Kosovë, hedhin valle dhe diktojnë procese. E me ty popull, ç\'po ndodhë ?... Kurrë s\'të mbaj në mend më inferior dhe i poshtruar e i fyer deri në palcë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)