27 Dhjetor 2024

Njeri i krizave, por…!

Shkruar nga Zejdush Kastrati  

E vërteta dhe politika rrallë banojnë nën një kulm. (S Cvajg)

Se, kur ka dashur, dhe si ka dashur, jo vetëm me Qeverinë, ky është edhe kryesori, por edhe me Parlamentin e Kosovës, ka vepruar sipas skenarëve dhe nevojave që i ka orkestruar, shumë herë, por edhe me rastin shperberjës së Parlamentit që ndodhi ditën e merkure, kryeministri në shkuarje, Hashim Thaçi, dëshmoi se është përsoni, që asgjë nuk ia len rastit, por çdo veprim e bën në mënyrë të sinkronizuar dhe koordinuar mire, dhe pastaj, kuptohet,  edhe qëllimin,  po e realizon, me perpikmëri.

Po i ceki, vetëm dy rastet e fundit, që ndodhën, pikërisht, në kët Parlament, që tashmë është zhbë..Me rastin e votimit, për qështjen e Gjykates speciale, ku përfolej shumë, duke përmendur edhe opcione e solucione, njëri nga to, se vështirë do të sigurohen votat e mjaftueshme, dhe se do të ketë edhe kundërshti e abstenime nga ana e deputetëve, por, pak, para se të votohej ku dokument, Kryeministri Thaçi, në pytjen e parashtruar, në byfen e Kuvendit, se a i ka të siguruara votat, dhe a mund të mos marri votat e mjaftueshme, me një gjestikulacion duarsh, që e ka shprehi gjithnjë ta përdor, tha se ka vota edhe për eksport, dhe, vërtet, kjo edhe u dëshmua edhe me rastin e votimit.

Pothuaj, e njejta gjë, doli dhe u vërtetua, vetëm disa ditë më vonë, edhe  atëherë, kur vetëm gjysëm ore, para se të votohej për shpërberjen e Kuvendit, kur ekzakt, poashtu, duke qeshur e bër hajgare në llogari të deputetëve të të gjitha subjekteve politike, tha se i ka të sigurta 9o vota, por mund të ket edhe më tepër, dhe, vërtet edhe kjo doli shumë e sakt.

Se ky kuvend i shpërndarë, është vlersuar ndër më jofunksionalët dhe më të paprgatiturit, kjo është komentuar nga shumëkush dhe kaherë, por mendoj, se Hashim Thaçi, falë vetëm kësaj përbërjeje, ka arritur që të realizoj edhe qëllimet, dhe të tregoj, fuqinë e tij dhe ”dhëmbët”, dhe e pranuam apo jo, edhe diskutimet e tija dhe prezentimet para deputetëve,  e që gjithnjë kanë qenë akuza e kundërakuza, shumicën e herave me mesazhe e tone thumbuese e irituese, por nganjëherë edhe fyese, gjithnjë Hashën e kanë shpallur fitues dhe triumfues, karshi atyre qe e kontestuan, e etiketuan dhe shumëherë edhe e ofenduan bukur rendë !

Eshtë një përshtypje e imja, se Hashim Thaçi është një person dhe lider i veqant, i cili, është dhe mundet  me mbijetu, vetëm në raste krizash, dhe ate, në kët kohë dhe në këto momente, nëpër të cilat, ka kaluar, dhe po kalon Kosova.Si duket, edhe emrin konspirativ “gjarpëri” që e ka mbajtur gjatë luftës, nuk është një rastësi, por ka lidhshmëri gjenetike, me karakterin dhe veprimet e tija, që kanë vazhduar dhe po vazhdojnë edhe më tutje.

Fal këtyre specifikave dhe afiniteteve të veqanta, me të cilat, dallohet kryeministri në largim, dhe lideri PDK-së, ky subjekt politik, i cili, për dy mandate,  mbajti primatin e subjektit më të votuar politik në Kosovë, dhe qeverisi me vendin, edhe në zgjedhjet që po hyjmë, pos ambicieve dhe dëshirave, ka edhe shumë faktorë tjerë të jashtëm e të mbrendhsëm, që e faktorizojnë dhe japin sinjale, se edhe në të ardhmen, ky subjket, mund të jetë, fuqia numër një në Kosovë.

Vazhdimi i bisedimeve të papërfunduara me Sërbinë, me siguri, për faktorin ndërkombëtarë, është një shkas dhe argument, se edhe në këto zgjedhje të lejohet të shkohet me ligjin e vjetër zgjedhor, dhe te lejohen edhe vjedhje e manipulime, gjë që PDK-ja, ka një përvojë të madhe të materializoj në vepër, me cka edhe fitorja nuk do të mungoj, dhe vetëvetiu, krijohen rrethana dhe kushte që bisedimet me Sërbinë, edhe në të ardhmen, të udhëhiqen e të vazhdohen nga Hashim Thaçi.

Se PDK-ja është superiore karshi subjekteve tjera politike, është edhe fakti, se ky subject, ka infrastrukturën shumë solide, qoft logjistike ashtu edhe materiale, e cila i mundëson fushatë në çdo cep të Kosovës, por edhe premtimet e realizimet joshëse për popullatën kosovare, janë fakte, që shkojnë, në favor, të fitores, të këtij subjekti politik.

Nëse, PDK-ja, fiton edhe në këto zgjedhje, si edhe herave tjera, meritë ekskluzive është e liderit të saj Hashim Thaçit, i cili, vërtet gjatë mandatit të tij, ka bërë edhe gabime e lëshime, por  në raport me lidershipin tjetër, në Kosovë, gjthnjë, ka qenë në avantazhë, dhe ka bërë veprime të një lideri, që kundërshatrët politik i ka mundur me metoda, nganjëhere jo edhe aq demokratike, duke ua përgatitur “kurthën” kundërshtarëve politik, veprime,  që janë shumë prezente ne  realitetin e ballkanit ku jetojmë dhe veprojmë edhe ne si shqiptarë.

Ambiciet dhe trumbetimet, edhe të subjektit tjetër politik, pra LDK-së, i cili subjekt tash për tash mban vendin e dytë, se pas këtyre zgjedhjeve do të qeverisin me Kosovën, është vështirë të realizohen, ne radhë të pare,  se ky subjket politik me liderin aktual, i cili pësoi humbje në Prishtinë, por edhe me strukturën e “ujqëve të vjetër\" që me dekada është instaluar në kët subjekt politik, vështirë se mund të levizin nga ky rangim apo kjo pozitë ekzistuese. Përfoljet për një kooalicion të mundshëm për të qeverisur Kosovën në të ardhmen, mes Pdk dhe LDk-së, mundet me qenë një realitet, i cili shumë lehtë, mund të mbështetet, apo edhe të përgatitet edhe nga faktori ndërkombëtar.

Subjekti tjetër politik i cili ka mbajtur pozitën e tretë në ish Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, e që dallohet, se për shumë qështje, ka mbajtur një qëndrim konstant dhe parimor, kohëve të fundit”ka përzi gjakun dhe leshin…” dhe ka humbur karshi koncepteve që na ka prezentuar në fillim kur ishte edhe jashte parlamentit, por edhe gjatë këtij mandati të pare, si pjesë e legjislacionit, dhe ngjarjeve që tani e një kohë po ndodhin në këtë lëvizje politike, andaj vështirë se mund të ketë evolim pozitiv.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë këtij mandati, si pjesë e Parlementit, me përfaqsuesit e saj, dallohet per veprime dhe diskutime të disballancuara e here edhe të pakoordinuara mirë, me kërkesa nganjëherë edhe absurde, pos reflektimit shumë të artikuluem, të shefit të grupit prlamentar z. Gjini, por këbëngulësia e liderit Haradinaj për kryeministër, vështirë po kapërdihet.

AkR-ja  nuk veproi, asnjëherë si subjekt politik, por si edhe është formuar, si firmë private e Pacollit, ku të shumtën e rasteve, deputetja Myzeinja ishte dhe mbetet deputetja, që nuk dihej se cka kërkonte, dhe kend përfaqësonte, kurse Pacolli me veprimet e fundit si duket, tregoi, se, ka humbur, ”rrugën” në oborr.

“Nisma” e Kupës dhe Fatmirit, mundet me qenë risia dhe befasia e këtyre zgjedhjeve, sepse, baca Jakup, gjatë qeverisjes, si kryeparlmentar, përkundër lëshimeve evidente, tregoi një njerëzillëk që audience e ka mirëpritë, por fatkeqësisht, të shumtën e rasteve reagimi i tij ka qenë i vonuar, kurse përmbylljen e senacës se fundit e pati me “mire u pafshim në senacat e radhës”me cka paralajmëroi se dëshira për të qenë pjesë edhe e legjislacionit të ardhshëm, është merak i tij. Kjo, edhe, ndoshta mund të ndodh, por me udhëheqë Kuvendin,  është pak vështirë…
 
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)