Njerëz dhe fate
E bazuar në personazhe të vërtete.
Samiri është një i afërm i imi nga Drenica. Ai ka 19 vjeç. I përket një familje të varfër ku i vetmi burim i të ardhurave në shtëpi është një pagë (diku 100 euro) që e merr babi i tij si mirëmbajtës i shkollës se fshatit.
Për shkak kushteve ekonomike Samiri vjet nuk mundi të shkoj në fakultet edhe pse e kreu me sukses testin e maturës. Në vend të kësaj zgjodhi që të kërkoj punë.
A gjeti punë ? Gjeti e s gjeti . Krejt vera i kaloj duke punuar ndërtimtari sa të një firmë sa tek tjetra për 10 euro ne ditë. Gjithçka në rregull sikur këto para ti kish marr me kohë. Por kjo nuk është tema pse mu kujtua Samiri.
Para ca kohe ai filloj të punoj të një automekanik nga Drenasi. Ky i fundit i kishte premtuar punësim afatgjatë nëse tregohet i suksesshëm gjatë kohës provuese prej një muaji. Dhe djaloshi entuziast e filloj punën me shumë përkushtim. Ai po mësohej shpejt dhe gjasat për ta fituar një vend pune serioz ishin goxha të mëdha.
Një ditë e takova fare rastësisht Samirin. Dukej i dëshpëruar. Menjëherë me vajti mendja ta pyes se si po kalon në punë ?
- E kam lënë- më tha
- Pse? E pyeta më habi.
- Su morëm vesh për pagë tha ai
- Po sa paguheshe e pyta serish
- 50 euro.
- 50 euro në javë ...!
- Jo , jo 50 euro në muaj ma ktheu Samiri që gati po i shpëtonin lotët.
A është e mundur thash! Të punosh prej orës 7 të mëngjesit deri ne 7 të mbrëmjes për çdo ditë, 6 dit në javë , me gjithë ata pluhur, vajra e pesha për vetëm 50 euro në muaj se kap logjika.
Albani është një kushëri i imi i largët 23 vjeç .Fati i tij është pak a shumë si i Samirit. Për dallim nga ky i pari ai ka edhe një talent këndimin. Fatkeqësisht kushtet e dobëta ekonomike nuk po i japin mundësi ta zhvilloj e as të përfitoj nga talenti i tij. Kështu që tash Albani punon kamerier në një kafiteri të Klinës. Asgjë e pazakontë për mjedisin tonë sikur të merrte një pagë te dinjitetshme.
- Se sa paguhet do thoshe ti.
- Beso apo jo , 2 euro ....
- Në orë....
- Jo, jo mik i dashur në orë. 2 euro në ditë .
Të duket e pa besueshme , po mund ta pyesim Albanin , ai është gjallë. Me një fjalë punon veç për bukën e gojës.
Blerimi është një bashkëfshatar i imi . Ai është më i vjetër se dy personazhet që i përmenda më lartë. Nuk është vetëm mosha që e dallon Blerimin nga Albani e Samiri por edhe kushtet ekonomike.
Ai ka një shtëpi të mirë, një veturë të mirë, vishet me stil, bënë qejf. Shpesh në fundjava shkon në Shqipëri ndërsa nuk e lëshon pa e përcjellë asnjë ndeshje të kombëtares sonë ku do qoftë. Sigurisht që jeni kurioz ta dini se ka i merr gjithë këto para. Ju betohem se në mënyrë të ligjshme edhe më punë.
Në Kosovë, po po në Kosovë. Nuk është biznismen. Nuk ka fituar lloto, as që i ka lënë i ati ndonjë trashëgimi.
E çka punon pra atëherë thua ti lexues i dashur.
Ja po te tregoj. Ai ka një post të lartë në një kompani publike mjaft profitabile në Kosovë.
Me mirë mos më pyet se cilat janë detyrat e tij që paguhet kaq shumë\\. Betohem që nuk i di as ai. E zënë ngushtë nëse ja jep një letër të bardhë përpara dhe i thua përshkruaje çka punon gjatë një dite pune.
Por kjo tek më e fundit nuk ka rëndësi, e rëndësishme është se djali po bënë jetë. S thuhet kot Kosova është vend i mundësive të mëdha. Dikush bile le te ha.