Një vështrim për librin “Mendime mbi veçoritë e botës njerëzore” të Ibush Reçicës
Shkruar nga Avni Spahiu
Ky libër i thënieve të urta, proverbave, shprehjeve me mbi 4400 mendime, për 350 tema e nëntema nga autori Ibush Reçica, është një referencë praktike dhe e vlefshme për të gjithë ata që gjejnë vlerën e mendjes filozofike për nevojat e përditshmërisë dhe që mendja intelegjente të vijë në dorë në çdo situatë të mundshme.
Kjo është një përmbledhje e thënieve të mençura dhe proverbave të shkruara nga autori në bazë të njohurive dhe përvojës së tij që përmban këshilla dhe frymëzim të mirë.
Proverbat luajnë rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e situatave të ndryshme, të folurit publik dhe përballjen me audiencat me zgjuarsi dhe mençuri. Siç dihet, funksioni më i rëndësishëm i proverbave është mësimi dhe edukimi i audiencës.
Proverbat luajnë një rol didaktik, pasi ato kanë një rol universal në mësimdhënien e mençurisë dhe edukimit të njerëzve të thjeshtë. Zakonisht, proverbat janë mençuria e përjetuar që kalon nga brezi në brez, thënie që përmbajnë këshilla për të jetuar mire.
Megjithëse kjo është një përzgjedhje e ndonjë lloj tjetër transmetimi, jo rrallë të krahasueshme dhe me autorë të famshëm dhe të mençur, si një përmbledhje e thënieve të mençura dhe praktike për të gjitha rastet e dala nga mendja e një personi të vetëm e fituar nga përvoja jetësore.
Reçica ka prodhuar një numër të madh dhe të gjerë të thënieve, shprehjeve dhe frazave të mençura, të denjë për t'u kujtuar dhe për t'u dhënë të tjerëve.
Fjalët e urta që përmban ky libër flasin për një të vërtetë të thjeshtë ose shpesh konsiderohen si kuptim të përbashkët, por shprehen zakonisht në mënyrë të mirëfilltë dhe me fjali të rrjedhëshme. Ato janë të mprehta, zbavitëse dhe shërbejnë si fjalë frymëzuese të mençurisë.
]Proverbat janë gjithashtu një nga veprat më komplekse që bën një përkthyes. Është kënaqësi t'i lexosh ato, natyrisht, dhe të shohësh një paraqitje të shkurtër të asaj se si autori e sheh botën, njerëzit dhe fenomenet, që i përkasin një kulture të caktuar, njerëzve dhe një vendi po dhe më gjërë.
Autori jep përkufizime zbavitëse, citime frymëzuese, disa madje të formës së anekdotave dhe thënie për shumë gjëra e sfida.
Në punën e tij z. Reçica ka prekur çështje meditative, filozofike, psikologjike, morale dhe të tjera që kanë të bëjnë me ekzistencën e njeriut dhe shoqërisë njerëzore në përgjithësi.
Duke përdorur një literaturë të pasur autorësh me famë botërore si Freud, Schopenhauer, Chopra dhe aforizmat e dijetarëve të ndryshëm, ai ka arritur të nxjerrë në pah anët e karakterit dhe temperamentin e njeriut dhe tema esenciale të personalitetit, i cili, përveç specifikimeve individuale paraqet dhe veçoritë e përgjithshme të qenies njerëzore.
Në këtë vepër, autori ka trajtuar virtytet dhe veset e njeriut, egon e tij psikofizike, luftën e së mirës kundër së keqes, që janë tema universale, të cilat trajtohen nga shumë filozofë, psikologë dhe shkencëtarë në mbarë botën.
Ai gjithashtu ka përzgjedhur relativisht mendime dhe thënie të famshme të personaliteteve dhe udhëheqësve të mëdhenj të historisë.
Nga Winston Churchill, Ronald Reagan, Barack Obama, Abraham Lincoln, Napoleon Bonaparte, Julius Caesar në Machiavelli, mençuria e udhëheqësve të mëdhenj për të pasur sukses në jetë.
Thëniet e shkëlqyera të njerëzve që udhëhoqin kombet duke qenë udhëheqës të mëdhenj, janë ilustruar dhe prezantuar në fund të çdo teme duke dëshiruar të plotësoj temën e shtjelluar, dhe lexuesi të mësoj dhe krahasoj ato me shkrimet e tija.
Proverbat janë të përhapura në mbarë botën dhe padyshim që ato janë shpesh të ngjajshme. Megjithëse çdo komb ka proverbat e saj të ndërtuara mbi bazën e psikologjisë së saj të gjallë dhe të përvojës, mentalitetit dhe historisë së saj të dalura nga mendja e ndritur e pjestarëve të tij.
Shpesh proverbat evoluojnë dhe mund të marrin forma disi të ndryshme. Fjalët e urta flasin për fenomene dhe situata të ndryshme në jetën njerëzore. Në to, filozofia e njerëzve shpaloset dhe gjejmë në to vlerësime të fenomeneve të panumërta të jetës.
Në këtë drejtim, ato janë mësime të vërteta; megjithatë, do të ishte një përpjekje e pavlerë për të gjetur një konsistencë të plotë në të gjitha proverbat: shpesh, për të njëjtin fenomen, mund të hasen vlerësime të ndryshme që duhet t’i peshojmë.
Kjo vjen nga fakti se proverbat krijohen nga njerëz të shtresave të ndryshme dhe për këtë ndonjëherë është vështirë të shmangen ndryshimet, e sidomos nëse ato krijohen duke u mbështetur vetëm në botën emocionale të formësuar në rrethana të caktuara pa patur kritere të animit nga e përgjithshmja.
Ka proverba rreth jetës, fenomeneve shoqërore rreth natyrës së njeriut, cilësive dhe mangësive të tij, natyrën e tij, familjen e tij, detyrat e tij e kështu me radhë, me dallime më të papërfillshme.
Mendimet e autorit të shprehura në këtë libër shpërthejnë – tejkalojnë veten e tij dhe rrethit jetësor duke dalë në rrafshin global.
Autori ka pasuruar veprën e vet, duke paraqitur dhe në fund të çdo teme ose në përkufizimin e mendimit të tij disa thënje të pakëta të mençura dhe proverbiale nga kultura dhe bota shqiptare ku i përket autori. ...
Proverbat shqiptare janë të pasura me mendime të çmuara dhe shprehin përvojën dhe traditën e gjatë në Shqipëri, Kosovë dhe shumë vise tjera.
Dikush mund të marrë mësime të historisë së trazuar të rajonit nga proverba të shumta - ky është një popull që ka parë perandoritë të vijnë e të shkojnë, dhe ende mbijetojnë.
Dikush mund të shoh një paraqitje të shkurtër të etikës dhe qëndrimit që kanë mbështetur shqiptarët përmes kësaj historie të pasur.
Përgjatë rrugës, mund të zbulohet se shqiptarët kanë një aftësi për proverbat që nuk mund të kenë mëdyshje. Ata kanë disa nga proverbet më të pëlqyera e të shfaçura ndonjëherë!
Gjatë gjithë kohës, çdo mendje e ndritshme e të gjitha kombeve dhe hapësirave lë një trashëgimi personale prapa.
Për disa, këto janë veprat e tyre, dhe për të tjerët pasuria më e madhe është thëniet e tyre në letër.
Proverbat dhe thëniet e mençura të Reçica përfaqësojnë botën e tij sfiduese, frymëzuese dhe interesante, opinionin e tij optimist dhe të sinqertë, duke u shërbyer të tjerëve të vërtetat dhe bindjet e tij për t'i ndihmuar gjeneratat e tashme dhe ato psuese që t’u rezistojnë sfidave, si pasuri më të vlefshme që mund të lihen të ardhmë.
Shpresoj që lexuesi të gjejë të njëjtën kënaqësi duke lexuar dhe duke kuptuar si unë përderisa bëja përkthimin e tyre.