Një tekst i shkurtë për ata që fjalën injorancë e marrin të mirëqenë për fjalën ignore

ZOTI MUND TI FALË, LIGJI JO
Mos reago, se ske pse merresh me gjatë me të, me atë injorant, me atë mashtrues. Ti e bëre punën tënde, ministri të veten. Mbylle këtë kapitull këtu. E unë desha ta mbyll këtu dhe kështu, ta respektoj atë duke i dhënë këtë përgjigje, duke mbrojtur nderin e anëtarëve të Këshillit të Librit e të ministrit. Desha edhe të bëj me dije se është ligji ai që i eliminon mashtruesit, siç e ka eliminuar Symbol-in, e sjemi ne
Berat Armagedoni
Kush jemi ne dhe çpunë bëjmë?
Për ata që se dinë, por që duan ta dinë detyrën tonë, ne, anëtarët e Këshillit të Librit të Ministrisë së Kulturës, jemi organ këshillëdhënës, i japim këshilla ministrit se çfarë libra duhet të përkrahë ministria që udhëheq për botim, se cilët libra ti blejë e tua shpërndajë bibliotekave, se cilat revista ti përkrahë për botim.
Tjetër punë aty as nuk dimë të bëjmë, por as nuk jemi të thirrur e as të emëruar për punë tjetër. Vetëm për të dhënë këso këshilla, të cilat duhet të merren parasysh sa herë që jepen, siç merren zakonisht, se e njohim politikën e librit e të kulturës, se i dallojmë vlerat, i dallojmë edhe fundërrinat, edhe dallaveraxhinjtë.
Pra, jemi vetëm për të këshilluar, jo për të marrë vendime, as për ti bërë favore askujt, absolutisht për ti shkelur kriteret. Jemi njerëz pa kompetenca dhe të pakompromis. Sjemi këshilltarë të ministrit, por jemi këshill.
Edhe mund të mos jemi askushi për shumëkënd, por jemi dikushi, jemi njerëz të ndershëm, që si shkelim parimet e punës, si shkelim ato që i kemi shkruar në letër, të cilat ministri, pas shqyrtimit tonë e sqarimeve të vartësve të tij, i ka nënshkruar me dorë të vet. Dmth., për punën që bëjmë ne anëtarët e Këshillit të Librit kemi një rregullore, në bazë të së cilës punojmë.
Dhe ne punojmë ndershëm, për tia lehtësuar punën ministrit, për tua mbyllur gojën atyre që e gërgasin ministrin në përzgjedhjet që do të mund ti kishte bërë vetë.
Por, sjemi ata që mund ti kënaqim të gjithë, as ata që punojmë për interesa të të tjerëve. Skemi as guxim ti propozojmë ministrit Krasniqi libër apo revistë që nuk i plotëson kriteret e konkursit që i ka kërkuar Ministria e Kulturës se, nëse jo Zoti, ligji mund të na vrasë. E mbi Zotin në detyrën tonë është ligji.
Është edhe ministri Krasniqi. Prandaj edhe smund ta mashtrojmë ministrin në raste të tilla, sepse ai na ka emëruar, ai na ka besuar këtë detyrë. Në një mënyrë ose tjetër, jemi pejgamberë të tij. Tjetër është sa na ecën fjala te botuesit dhe në popull.
E derisa na ka dhënë këtë besim, edhe ne do të mbesim besnikë të tij, ua kënd apo jo atyre që se duan besnikërinë, por dredhinë.
Pse Symbol-i sduhej të konkurronte
Më mirë se të gjithë anëtarët e Këshillit të Librit e njoh kryeredaktorin e revistës Symbol. Kemi fjet në një dhomë. E kemi ndarë bukën përgjysmë me të. I njoh edhe anëtarët e tjerë të redaksisë.
Edhe editorin. Gjithçka do të ishte në rregull me këtë revistë po ti plotësonte kriteret e konkursit të shpallur nga Ministria e Kulturës për përkrahje të revistave, në njërën prej të cilave pikë qartazi thuhet e shkruhet: e botuar në vazhdimësi në dy vitet e fundit. E në pikën tjetër sqarohet: ekzemplarët e botimeve në dy vitet e fundit.
Symbol-i, fatkeqësisht, ska as një vit jetë. Përndryshe, i pari do ta përkrahja për botim. Pasi është botuar vetëm një numër i saj, kurse me konkurs kërkohet të jetë e botuar në vazhdimësi në dy vitet e fundit dhe ti ketë ekzemplarët e botimeve në dy vitet e fundit, smund të jem pro.
Prandaj, kur në Ministri të Kulturës ka kaluar, kam reaguar, kam thënë se është shkelje e kritereve të konkursit, se është favorizuar kjo revistë, se u është bërë padrejtësi revistave të tjera, se është tkurrur buxheti për revistat e përzgjedhura për botim.
Realisht, po të kishte ndërgjegje botuesi i kësaj reviste nuk do të konkurronte për ta kërkuar mbështetjen tonë, as për ta marrë atë të ministrit. Së pari, se botuesi i kësaj reviste, po të ishte njeri si duhet, i parimeve, njeri që i respekton kriteret, nuk do të konkurronte në konkursin e shpallur nga MKRS-ja për përkrahje të revistave, se nuk i ka përmbushur kriteret e konkursit.
Së dyti, se sështë dashur të na vijë në mbledhje hiç kërkesa e tij, pasi eliminimin e saj është dashur ta bëjë administrata e MKRS-së, konkretisht Departamenti i Kulturës është dashur ti verifikojë të dhënat e saj e ta ketë gjithherë para sysh konkursin, e jo të na nxjerrë sot këtë bela e ta thërrasin sot veten ata si viktima të Këshillit të Librit, si viktima të ministrit Krasniqi, duke dhënë edhe deklarata në medie, se ne (pra anëtarët e Këshillit të Librit, veçanërisht unë që kam reaguar ndaj këtij pazari) jemi injorantë, se bëjmë pazare me antivlerat në kurriz të kulturës etj. Hajde de!
Kur botuesit flasin kështu, se ata (sigurisht ka qenë fjala për të gjithë anëtarët e Këshillit të Librit, se folja është përdorur në numrin shumës) bëjnë pazare me antivlerat në kurriz të kulturës, duhet të mendojnë pak më shumë, pak më gjatë, ta shohin edhe retrospektivën.
Se ashtu sikurse ka konkurruar Symbol-i për mbështetje financiare këtë vit, kanë mundur të konkurrojnë, siç kanë konkurruar një vit më parë, edhe shumë revista të tjera, të reja, të sapoçelura por, për shkak të kritereve të konkursit, traditës së revistës (botimit të tyre gjatë dy vjetëve e ekzemplarëve të sjellë), kanë heshtur, skanë sjell projektpropozime.
Por po ta dinin kryeredaktorët e tyre se do të bëhej kësi favorizimi për to, kësi pazari siç ka menduar ta bëjë botuesi i Symbol-it, se do të kalonte ndonjëra pa i plotësuar dy kriteret e konkursit, sigurisht se do të kishin aplikuar për mbështetje. Megjithatë, ky pazar ja që i dështoi. Do ti dështojë çdokujt në raste të tilla.
Viktima të ligjit jemi vetë ne, Këshilli i Librit
Për ata që se dinë, por që duhet ta dinë, kemi rënë vetë ne, anëtarët e Këshillit të Librit, viktima të parimeve, viktima të ligjeve.
Kryesuesi i KL-së, Shyqri Galica, nuk ka marrë mbështetje nga Këshilli i Librit për revistën që drejtonte, Metaforën, derisa ka dhënë dorëheqje nga ajo. Profesor Agim Vinca e Fahredin Shehu, pas emërimit anëtarë të KL-së, i kanë tërhequr librat nga konkurrenca, njëri librin studimor, tjetri atë prozaik.
Edhe unë, megjithëse kam hapur një shtëpi botuese, Armagedoni, kur jam emëruar anëtar i Këshillit të Librit nuk ia kam paraqitur asnjë kërkesë kësaj ministrie as në Këshill të Librit, as jashtë Këshillit (se do të konsiderohesha njeri me ndikim), për shkak se jemi thirrur gjithherë në rregullore e ligje, se duam të punojmë ndershëm, të na kanë shembull anëtarët e ardhshëm të këtij këshilli, të na thonë një fjalë të mirë edhe dashamirët e librit e të kulturës kur takohemi në rrugë.
Po pse ofrova dhe e revokova dorëheqjen?
Është e vërtetë se kam ofruar dorëheqje nga Këshilli i Librit. Aktin e dorëheqjes nga detyra e anëtarit të Këshillit të Librit e kam ofruar nëpërmjet një letre që ua kam përcjellë të mërkurën e kaluar në orët e mbrëmjes anëtarëve të Këshillit të Librit, sekretares së këtij Këshilli, po ashtu edhe Veton Firzit, Kamuran Gorancit, Jehona Shytit, Flamur Krasniqit e Liri Camit. Letra që po përmend është kjo:
Në medie është botuar një komunikatë e Ministrisë së Kulturës, në të cilën thuhet se është përkrahur edhe revista Symbol. Këshilli i Librit nuk e ka përkrahur atë revistë, jo pse nuk meriton të përkrahet që nuk i përmbush standardet e revistës, po për shkak se është në spërputhje me konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës për botimin e revistave, në të cilin janë të përmendura shumë qartë kriteret e konkursit.
Prandaj, duke parë këtë futje të parregullt e duke shkelur kriteret e konkursit e rënë ndesh me Rregulloren e Këshillit të Librit, kërkoj të na sqaroni rreth kësaj pune: se kush e ka marrë vendimin të kalojë ajo, për çfarë arsye, se kur u ndërruan kriteret e konkursit.
Gjithashtu, ju lutem të na informoni edhe për librat që janë përzgjedhur për botim dhe për blerje, se a ka ndryshuar ajo listë e librave që ka përzgjedhur Këshilli i Librit.
Mundësisht na jepni edhe një përgjigje për çfarë arsye nuk ka kaluar Biblioletra.
Gjatë kësaj jave jua dërgoj një letër të hapur, në të cilën do ta shpreh pakënaqësinë në Ministrinë e Kulturës, në ministrin, në sekretarin e të tjerët, pasi nuk është hera e parë që Ministria e Kulturës, edhe pse ka emëruar Këshill të Librit, ka hartuar rregullore e shpall konkurse, punon jo sikurse e udhëzojnë anëtarët e saj.
Kam pritur përgjigje zyrtare, por të enjten se kam marr kurrfare. Të premten po.
Zyra Ligjore ka konstatuar se me përkrahjen e revistës Symbol janë shkelur kriteret e konkursit. Se administrata (dmth. jo Këshilli i Librit, as ministri v.j.) e ka futur në listë të përkrahjes këtë revistë pa i plotësuar kriteret. Kjo është arsyeja që është hequr.
E kur e kam marr këtë përgjigje, e kam revokuar dorëheqjen. Por, merreni me mend, Departamenti i Administratës Qendrore, që dorë mund të kenë në të, së pari Veton Firzi, pastaj edhe Kamuran Goranci, përzihen në punët profesionale të Këshillit të Librit, përzihen edhe në kompetencat e ministrit Krasniqi, të cilit i takon të shtojë libra e revista të tjera në listë, por jo edhe atyre të dyve.
E nëse e drejtë e ministrit Krasniqi është të përkrahë edhe libra të tjerë përpos atyre që ia propozojmë, e drejtë e Administratës Qendrore nuk është shkelja e kritereve të konkursit, e Rregullores së Këshillit të Librit.
As ta mashtrojë ministrin, as neve, as të shitet para nesh e atyre që kanë konkurruar, se aty ka njerëz me ndikim, se nuk u hanë as për ministër, as për këshill, as për ligj. E ndryshe nga këta, ne edhe kemi mësuar edhe jemi mësuar se askush ska të drejtë ta shkelë ligjin.
Askush. Se ligji është mbi të gjithë. Pra, nuk e paskemi ditur se jemi thirrur për të bërë një punë kaq të pandershme: për të shkelur kritere, për tu bërë favore disave e padrejtësi të tjerëve.
Po ashtu, nuk e paskemi ditur, megjithëse duam ta dimë, pse kjo Administratë Qendrore, edhe pse nuk ka tjetër punë, spunon në bazë të kritereve, as si jep llogari të drejtë ministrit e as neve.
Kështu që, pasi këtij zoti të Shtëpisë së Kulturës i punohet pas shpine, kurrë më ata sdo ti kisha lënë në punë, se llogarinë publike e paguan ministri si nënshkrues i vendimit, si kryefamiljar, e jo ata çiliminjtë e çerdheve që ia pinë duhanin tinëz.
Po çti bësh që jemi injorantë
Po e zëmë se unë qenkam injorant, se po bëkam pazare me antivlerat në kurriz të vlerave, se as nuk po ditkam çka është ISSN-ja (ani pse punoj në Bibliotekën Kombëtare, i cili institucion ende sjep ISSN), se nuk po ditkam as ku merret ISSN-ja, as çfarë rëndësie ka, as se është vetëm një numër i saj. Ta zëmë, po e ditkam vetëm se ISSN-ja sështë revistë me impact factor.
More burra, ju anëtarë të Këshillit të Librit, edhe ju jeni të tillë?! Kësi injoranti si unë, që përzgjedh antivlera e u them vlerave mërrsh!, që ua bëj ignore? Pse smë tregonit që gjatë mbledhjeve keni qenë duke bërë pazare me antivlerat?! Pse se bëtë edhe këtë pazar me Symbol-in? Apo prisnit ta bëja unë?!
Pa më thoni dhe një gjë tjetër, o ju injorantë: cili është kontributi i botuesit të revistës Symbol në fushën e kulturës? Për çka mund të mbahet mend ose të përmendet?! Cilin libër shkroi? Shquhet për poet? Për prozator? Për kritik? Për studiues? Për publicist? Për gazetar? Për student të dalluar? Për çka? Për çka do ta mbani mend?
More burra, pa më thoni se për çka dallohet ky njeri?! Për dallaveraxhi?! Sështë çudi! Kur ka menduar të depërtojë në këtë punë të vogël, po kur të rritet e të mësojë dredhi të tjera ky botues, athu çfarë mund të bëjë? Çfarë ndikimi mund të ketë? Çfarë biznesi tjetër do të hapë?
Kushedi! More burra, po cili prej nesh (anëtarëve të Këshillit të Librit) ka konflikt me të? Po ndonjë gjë të imët personale?! E njihni atë? E dinit që ato revistat që përzgjodhëm për përkrahje financiare ishin të gjitha antivlera?! E dinit se edhe Jeta e re ishte antivlerë?! E dini se kryeredaktor i saj ka qenë ai që është sot kryeredaktor i
Symbol-it? Mos thamë atë ditë në mbledhje, siç thotë botuesit i saj, se Symbol-i është antivlerë. Me kë ka problem ky botues?! Me neve, me ministrin, me shtetin, me ligjin, me vlerat, me kryeredaktorin... Duket se problemin kryesor e ka me veten, me karakterin, e aty unë smund të ndërhyj. Nëse doni, merruni ju me këtë punë. Unë jo.
Gjitha të mirat!
(Autori është anëtar i Këshillit të Librit në Ministrinë e Kulturës, e përfaqëson Bibliotekën Kombëtare Pjetër Bogdani. Pikëpamjet në këtë letër janë personale)