Një shekull rreth flamurit të përbashkuar
Si çdo vit që lam pas, ashtu edhe sot jemi mbledhur për të nderuar historinë kombëtare dhe krenarinë që ka çdo shqiptar.
Jemi këtu larg atdheut, krenarё për këtë festë të madhe, krenarë për historinë tonë, për flamurin me të cilin luftuan qindra e mijëra luftëtarë shqiptarë. Kjo festë shënon festën e të gjithë shqiptarëve si në atdhe ashtu dhe në mërgim.
Në 100 vjetorin e pavarësisë, një ndër më të rëndësishmit në historinë kombëtare, lavdia përjetësia dhe krenaria u takon rilindasve, dëshmorëve, martirëve dhe heronjëve të kombit.
Ata ia falën lirinë atdheut. Ata në këtë 100 vjetor të pavarësisë vinë krenarë për të mos vdekur kurrë, sepse ranë në altarin e lirisë për ne,për çdo pëllëmbë dheu të shqiptarisë.
Këto ngjarje përveç që janë të ngulitura në kujtesë, janë të shkruara edhe në historinë tonë, e cila na bën të mburremi e që na identifikon me vetëm një qëllim: të mbajmë e të kultivojmë vlerat tona që kemi si popull.
Jemi një komb me rrënjë të thella,pellazge, bujar, fisnik e human me një hapsirë gjeografike kompakte, me një histori dhe tradita autentike.
Në jetёn e njё kombi, padyshim qё dita mё e lavdishme ёshtё ajo e pavarёsisё. Ky akt ёshtё njё ngjarje kulmore nё historinё e tij, si popull i qytetёruar, sepse ka tё bёjë me vet identitetin dhe prosperitetin e tij kombёtar.
Vendosshmëria e Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës,Luigj Gurakuqit e shumë burrave dhe atdhetarëve tjerë krijoi kushte për ngritjen e flamurit nё Vlorё nё vitin 1912. Ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar, i cili përmbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullore për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar.
Shpallja e pavarёsisё ishte njё fitore e përbashkët e të gjitha trojeve shqiptare nga Kosova gjer në Çamëri, prej brigjeve të Adriatikut e deri tek pellgu i Shkupit, duke marrë pjesë aktive me pushkë, penë e para për çlirimin kombëtar, ku vunë gurëthemelin e fundamentit tё pavarësisë sё Shqipёrisё.
Ngritja e flamurit dhe shpallja e pavarёsisё ёshtё bёrё nё emёr tё tё gjitha trojeve shqiptare. Shqipёria trajtohej si njё e pandarё. Edhe nё rrafshin ndёrkombёtar qeveria e Ismajl Qemalit pёrfaqёsonte gjithё kombin shqiptar. Fatkeqёsisht nje varg rrethanash tё brendshme dhe tё jashtme bёnё qё kёto pёrpjektje tё mos arrijnё objektivin, çlirimin e tё gjitha trevave shqiptare.
Secili nga ne duhet të ndihet fatlum që ka prekur ëndrrën e shumë
gjeneratave që sakrifikuan dhe u flijuan për këtë ditë. Viteve që do vijnë pas, nderimi dhe respekti për ata që ranë për liri do të jetë i pafund e ne nuk do të rrimë fjetur në ditёlidjet e pёkujtimet e deshmorëve tё cilёt jetrat e tyre i bënё themel të këtij shteti.
Tani populli shqiptar po ecën i sigurt drejt së ardhmes, e cila do të ofrojë sukseset, por edhe sfidat. Është pikërisht kjo e ardhme që na fton të jemi në krye të përgjegjësive pёr tё mbajtur themelet e vendit tonё tё palёkundura ashtu si ishte dёshira e tё gjithё shqiptarёve pёr tё qenё tё lirё dhe tё pavarur.
Pavarёsia e Kosovёs, pёr ne dhe brezat e ardhshёm ka krijuar kushte tё volitshme pёr bashkimin e teritoreve shqiptare dhe zgjedhjen pёrfundimtare tё shqiptarёve nё Ballkan.
Integrimet ndërshqiptare dhe ribashkimi kombëtar paraprakisht kërkon një treg të lire dhe të përbashkët ekonomik që do të kishte për synim zhvillimin, promovimin dhe bashkimin për projekte tjera kulturore e arsimore në rrafshin gjithëkombëtar ku jetojnë shqiptarët dhe për të fuqizuar rrugën e tyre drejt integrimeve euro-atlantike.
Sot si komb kemi bёrё kthesa tё mёdha.
Hapen portat drejt integrimeve nё aleancёn veri-atlantike dhe bashkimit evropian. Integrimi nё bashkёsinё e kombeve tё lira dhe tё barabarta ёshtё synimi dhe objektivi ynё i pёrbashkёt.
Gjatë tërë këtij viti manifestimet për 100 vjetorin ishin madhështore, emocionale dhe krenare. Sikur të vështrojmë nga dy kënde ai kombëtar dhe ekonomik mund të konkludojmë se bashkimi kombëtar, kulturor dhe ai shpirtror ka avansuar disa dekada përpara. Gjithashtu janë shpenzuar mjete te konsiderushme monetare të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve në të gjitha trevat shqiptare.
Kur një popull dëshiron të ketë liri dhe ia vë vetes si detyrë për ta realizuar, domosdo që do tia arrijë. Populli shqiptar dëshiroi të jetoj i lirë dhe ashtu e bëri. Populli shqiptar dëshiron të jetoj në të ardhmen i bashkuar. Edhe ky synim i tij patjeter se do të arrihet. Historia e tregon këtë të vërtetë.
Andaj, ju pёrgёzoj të gjithёve qё edhe pse larg mёmёdheut ne gjithmonё jemi sё bashku nё çdo festё, gjё qё dёshmon se me zemёr e shpirt jemi gjithmonё atje.