Një Rufki Suma për Prishtinën
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Jo vetëm Prishtinës, por në veçanti këtij metropoli dhe kryeqendre të Kosovës, qe nga paslufta e këndej i duhet një Rufki Suma.
Një kryetar komune që duhet t\'ia kishin lakmi te gjithë e që është shembull i menaxhimit dhe qeverisjes se një komune edhe pse te vogël te Kosovës, por shume domethënëse për pozitën gjeografike, por edhe ndryshimet pozitive, qe ka pësuar qe nga qeverisja e tij.
Me siguri, Suma, apo një personalitet i këtij profili nuk do te lejonte që katrahurat me të cilat po ballafaqohet kryeqyteti të vazhdonin në pafundësi.
Ai nuk do te premtonte si gjithë kryetaret e deritashëm te Prishtinëste vepronin, kontra asaj qe kanë premtuar dhe nuk do te lejonte qe edhe kisha në kampusin e Universitetit të merrte dimension me pasoja, qe gjenerata e gjenerata do ta bartin ,si pasoje e liderëve tanë te pa dinjitetshëm.
Vetëm një liderë qe e ka varrosur lakmime personale,dhe është i përcaktuar për shtet,rend e ligje qe nuk cenojnë interesin nacional ka kohe qe i mungon Prishtinës tone,andaj z Suma,si kryetar qe ka fituar votat,pa qene pjese e asnjë subjekti politik, duhet te jete shembull dhe udhërrëfyes, për gjithë ata qe kane ambicie te jene pjese e politikebërjes në ketë Kosovë