23 Dhjetor 2024

Një rezultat i mirë për Kosovën

Shkruar nga Michael Wood

Me gjuhën e pajtuar në dialogun e BE-së, të gjithë të interesuarit tani e kanë pranuar se 1244-shi duhet kuptuar ashtu si e ka kuptuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Marrëveshja e përkohshme për përfaqësimin rajonal të Kosovës, e pajtuar brenda dialogut të BE-së më 24 shkurt (siç është raportuar nga B92), dukët shumë mirë për Kosovën.

Për herë të parë, Serbia është pajtuar që Kosova – sikur edhe shtetet tjera të rajonit – të marrë pjesë “në emër të vet dhe të flasë për vete në të gjitha takimet rajonale”.

Sipas marrëveshjes, Kosova do të jetë në gjendje të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare dhe të marrë pjesë në forume rajonale.

Marrëveshja siguron që “Kosova” është emërtimi që do të përdoret në kornizën e bashkëpunimit rajonal. Ajo më tutje siguron një fusnotë që thotë se emërtimi është “pa paragjykim të pozicioneve ndaj satatusit, dhe është në vijë me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Mendimin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë të Kosovës”.

Përmendja e të dyjave, edhe e Rezolutës 1244 edhe e Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) është e rëndësishëm, sepse GJND-ja ishte e qartë se nuk ka asgjë në Rezolutën 1244 që e ndalon shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Fusnota kështu e njeh se Pavarësia e Kosovës është në pajtim të plotë me 1244-shin.

Me rëndësi është se GJND-ja thekson se 1244-shi është:

-    një “masë e jashtëzakonshme” me qëllim të adresimit të krizës humanitaren Kosovë me 1999.

-    “esencialisht e sajuar për të krijuar një regjim të përkohshëm për Kosovën”, dhe jo një “kornizë të përhershme institucionale”, dhe

-    e sajuar “me këndvështrim të kanalizimit të procesit afatgjatë politik” për vendosjen e statusit të Kosovës, por “nuk përmban asnjë dispozitë që merret me statusin final të Kosovës apo me kushtet për arritjen e tij”.

Nga këndvështrimi ligjor, nuk ka asnjë arsye të mendohet se referencat ndaj 1244-shit lënë të kuptohet se Pavarësia e Kosovës është disi e jashtëligjshme apo e  papërfunduar. Ajo vijë e arsyetimit nuk ka qenë asnjëherë e vlefshme, dhe tani tërësisht është diskredituar nga GJND-ja. Cilado që të jetë retorika në të kaluarën, situate sot është e qartë. Nuk ka asnjë në 1244-shin që është jokonsistente me shpalljen e Pavarësisë se Kosovës. GJND-ja tha ashtu dhe kjo reflektohet në fusnotë.

Në arritjen e konkluzionit të saj, GJND-ja ka shqyrtuar argument të gjera të paraqitura nga Serbia dhe ata që përkrahin Serbinë që avokonin për një interpretim shumë të ndryshëm të 1244-shit, më saktësisht, se ajo e përjashton Pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, gjykatësit ndërkombëtar me vendosmëri i refuzuan argumentet e Serbisë, dhe e bënë këtë me shumicë të madhe. Vërtet, mandej edhe në mesin e katër gjykatësve që nuk pajtoheshin me mendimin, tre konkluduan se Gjykata është dashur të refuzojë të përgjigjet në pyetjen që në fillim, andaj edhe zor se mund të thuhet se ata ishin në favor të Serbisë.

Në fakt, 1244-shi ishte çelësi përmes të cilit Kosova arriti Pavarësinë e saj. Ishte miratimi i 1244-shit ai që, para 13 vitesh, vuri në lëvizje ngjarjet që kulmuan me shtetësinë e Kosovës. Populli i Kosovës dhe përkrahësit e tij në mbarë botën mund të jenë shumë të kënaqur me rezultatin e arritur në Bruksel. Me gjuhën e pajtuar në dialogun e BE-së, të gjithë të interesuarit tani e kanë pranuar se 1244-shi duhet kuptuar ashtu si e ka kuptuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

(Sir Michael Wood e ka përfaqësuar Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ky opinion është qëndrim i tij personal).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)