23 Dhjetor 2024

Një Lapidar i përbashkët

Shkruar nga Gani Qarri

Në pritat e policisë dhe UDB-s serbe, të cilat i organizonin me ndihmën e njerëzve të shitur dhe bashkëpunëtorëve shqiptar si duar të zgjatura për shërbimet e fshehta sllave në vendet ku ato vepronin e ndoshta veprojnë edhe sot,shumë njerëz u vranë me tradhti.

Shpesh ndodhi që të vriten personalitetet më të devotshme dhe eliminohen emrat më eminent kombëtar kurse si viktimat e tyre të preferuara gjithmonë zgjidheshin intelektualët më në zë, luftëtarët më të zot, udhëheqësit më të njohur dhe personalitetet më me ndikim të popullit shqiptar më tepër në Kosovë si qendër e kryengritjeve por edhe në trojet tjera shqiptare nën robëri.

Ndaj jo rrallë ndodhi që të vriteshin persona të veçantë për vendin dhe grupe patriotësh me rëndësi të cilët ishin vënë në ballë të aktiviteteve për çuarjen përpara të çështjes kombëtare si dhe arritjen e lirisë së atdheut të shqiptarëve në pritat e organizuara nga UDB, për eliminimin e këtyre burrave patriot.

E njëjta tragjedi do të ndodhte edhe me Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Fejzullahun, më 31 janarin e vitit 1997,kur në të njëjtën ditë do të vriteshin që të tre si engjëj të lirisë.

Ata  do të binin në pritën e organizuar nga policia pushtuese serbe,gjatë rrugëtimit të tyre të shenjt me qëllim të kryerjes së misionit të ndritshëm kombëtar për çlirimin e atdheut nga robëria.

Të tre këta heronj ishin ndër pjesëtarët e parë të UÇK-s vrasja e të cilëve njëjtë si ajo e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës në Gjermani, për vite dhe dekada vazhdon të mbetet mister  i pazbardhur asnjëherë.

Përveç asaj që dihet se ata i vrau policia pushtuese serbe, askush deri më sot nuk mundi ta zbardh të vërtetën e rënies së UDB-s, në gjurmët e itinerarit patriotik të këtyre tre heronjve nga orët e para të luftës së Kosovës për çlirim nga Serbia.

Rënia e tyre do të ndodhte pikërisht në natën e fundit të 31 Janarit duke hyrë si heronjtë të parë në muajin e dytë të vitit 1997, që sapo  fillonte.

Jeta e tyre do ta shkruante bardhësinë e ditëve të lirisë sonë që do vinte, por tanimë pa ata , ngase rrugëtimi i tyre sublim do të ndërpritej nga një pritë e organizuar përmes tradhtive të mëdha.

Themi tradhtive të mëdha,sepse itinerarin e tyre nuk mund ta dinte secili qytetar i Kosovës , kohën e nisjes dhe kahjen e rrugëtimit mund ta kenë ditur vetëm bashkëpunëtorët më të rafinuar shqiptar të UDB-s ,të  involvuar në grupet kryengritëse të cilat pothuajse sapo kishin filluar luftën e hapur  shqiptare kundër pushtimit serb të Kosovës. 

Zahir Pajaziti i takonte kombit, dhe megjithëse bashkëpunonte me të gjithë luftëtarët e lirisë,ai nuk parapëlqente partitë politike, ndaj edhe përpiqej për bashkimin e të gjithë luftëtarëve, pa dallim bindjeje politike prejardhje apo krahine për  lirin kombëtare të shqiptarëve.

Ai ishte njëri ndër organizatorët më të aftë, luftëtari më trim,aksionisti më i shpeshtë dhe ekzekutuesi nga më të  shkathëtit e të gjitha aksioneve luftarake të ndërmarra në ato kohë kundër policisë së pushtuesit serb në trojet tona.

Bashkëluftëtari i tij besnik, Edmond Hoxha nga Juniku edhe pse i ri, që nga koha studentore pas rënies në kontakt me Zahir Pajazitin, do ti bashkohej grupit të tij, për të mos i ndarë as vdekja.

Edmondi  si njeri i besueshëm i Zahirit, do të merrte pjesë në atentatin e organizuar kundër rektorit ultranacionalist serb të universitetit në Prishtinë dhe antishqiptarit të përbetuar Papoviq.

Njëri ndër tri figurat më të njohura të luftës në Kosovë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Zahir Pajazitit dhe Edmond Hoxhës ishte edhe Hakif Zejnullahu i cili  siç do të merrte pjesë në shumë nga aksionet e organizuara me ta edhe ai do të binte bashkë me Zahirin dhe Edmondin në të njëjtin vend, nga e njëjta pritë dhe po në të njëjtën ditë, më 31 Janar të vitit 1997.

Vdekja ata, atë mbasdite do ti përcillte që nga nisja e rrugëtimit të tyre nga Prishtina ,për tu ekzekutuar për më pak se gjysmë ore më vonë gjatë udhëtimit të tyre të fundit me të arritur në vendin ku ishin vendosur tanket serbe duke futur makinën e tyre në mes tankeve dhe automjeteve policore- ushtarake sllave të cilat i kishin përcjellë nga prapa deri në vendin e caktuar për likuidimin e tyre. 

Rënia e tyre ishte shumë e dhembshme e cila jo vetëm se lëndoi thellë  zemrat e të gjithë shqiptarëve liridashës të asaj kohe,por që nga 31 janari i vitit 1997,edhe sot brenë ato, sepse si për zbulimin e heronjve me tradhti ashtu edhe për vrasjen e tyre në prit të organizuar,pak kush mund të besoj se e tëra kjo ishte thjeshtë-vetëm rastësi.

Megjithatë sado që kanë kaluar më se 15 vite nga vrasja misterioze e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut si  luftëtarët e orëve të para për çlirim dhe figurat më të njohura të luftës për liri edhe 13 vite pas çlirimit dhe rreth 5 vite të pavarësisë,për shqiptarët vazhdon të mbetet edhe më tej i pazbardhur misteri i kësaj vrasje të trefishtë kombëtare.

Edhe manifestimet që mbahen me rastin e përvjetorëve të rënies, sikur janë pak sa më të zbehta për ta dhe jo në nivelin që do tu takonte atyre si heronj të cilët kanë dhënë çdo gjë  nga vetja e flijuar edhe  jetën për lirin e këtij vendi.

Ata u treguan gjithmonë të pandarë, në luftë dhe amshim të cilët nuk mundi ti ndante as vdekja tinëzare që i mori me tradhti.

Por pas rënies së tyre me lavdi, të gjallët vendosën për ndarjen e heronjve,duke i varrosur jo siç kishin luftuar dhe rënë bashkë për liri,por secilin atje në vendin prej nga vinte duke ndërtuar lapidare të veçanta në anë dhe vende të ndryshme. Athua nuk e meritonin ata një Lapidar të përbashkët përkujtimi ashtu siç ishin në jetë, në luftë dhe në rënie bashkë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)