23 Dhjetor 2024

Një këngë për nënën

Shkruar nga Dafina Xh Smajli

Një këngë për nënën,asnjëherë nuk harrohet! Janë këto vetëm disa këngë të cilat mundohen ta shprehin ndjenjën e fuqishme dhe mundohen ta shpalosin dashurinë dhe respektin për Nënën, të cilin është shumë e vështirë ta shpaguajmë.

E dini, në të shumtën e rasteve është thjeshtë që ti përshkuajmë gjërat, njerëzit, fenomenet etj, mirëpo kur ndonjëra prej tyre është aq shumë e lidhur me ne,  në mënyrë emocionale, atëherë të gjesh fjalët e duhura  bëhet e vështirë, sidomos kur flasim për një perëndesh, siq është Nëna!

Muaji Mars është muaji i luleve, muaji i dhuratave për më të shtrenjtat tona, Nënat tona…

Kohë më parë, doja të dija më shumë për këngën dhe fuqinë që ajo mund të ketë, doja të dija inspirimin, dhe momentet e para të lindjes së një melodie. Dhe mënyra më e mirë që ti qasem kësaj teme ishte e kaluara, një njëri më përvojë, një profesionist, kështu vendosa të takohem me kompozitorin e njohur shqiptarë Reshat Randobrava, krijues i shumë hiteve për të cilat shoqëria ndjen nostaligji.

Me Randobravën filluam të numronim suksese, prezantime të shumta si në Kosovë, si jashtë vendit, histori të bukura, hite plot si “O moj ti me syt e zi”,”Puthja e parë”, “Te penxherja jote”, “Mikja”, “Mall”, “Buzë liqenit” , diçka ndaloj, ishte pikërisht ky titull, kjo këngë “Tungjatjeta”…

“Tungjatjeta” teksti i së cilës thotë Tungjatjeta,nëna plakë\Flokë bardha ime moj,’qeshu qeshu tinë plakë\Përsëri të përqafoj..\ O sa shumë ke ndryshuar\Flokë bardha ime moj,\Rrudhat ballin kanë shkruar\Pleqëria të pushtoi\ pastaj vazhdon ende përshkrimi me vagjet e fundit Po në ballin tënd të qetë\Flokë bardha ime moj\Shoh të shkruara dy jetë:\Një që erdhi ,një që shkoi.

Pikërisht në këtë moment derisa poezisë po i vinte fundit, kompozitorit ju mbushën sytë me lotë…Një këngë për nënën,asnjëherë nuk harrohe!- ,më tha. Ishte pikërisht Nëna ajo prej të cilës Randobrava kishte trashëguar talentin, një dashuri të madhe për muzikën.

Nëna është personi i  vetëm e cila edhe pa të njohur fare dhe pa të parë kurrë të ka dashuruar, të don,dhe do të dojë pa kushte, dhe në çdo fazë të jetës.

Kot flas unë, flasin tingujt e këngës të cilët janë unik, të ëmbël, me peshë si diamant ,ashtu sikur nëna.

Randobrava tregoj se frymëzim është ai që ndikon në uljet dhe në ngrijtet e krijmtarisë artistike. Muzika, artet bashkëveprojnë me njëri-tjetrin,muzika frymëzon një shkrimtar,një piktor apo një balerin, në këtë rast pikërisht poezia ishte frymëzim për këngën “Tungjatjeta”.

Krijmataria e Randobravës vazhdon edhe sot, aq më tepër këtë profesion e trashëgoi edhe djali i tij Andin Randobrava i cili frymëzimin e sheh si botë të brendëshme të artistit, në këtë rast që shprehet me anë të këngës.

  -Në mendje të pubikut është edhe kënga” Simfonia e Nënës” të cilën e këndon Sherif Merdani një kompozim i artë. Kjo këngë ka fituar çmimin e tretë në festivalin e 34 të këngës në RTSH. Muzikën e ka punuar Luan Zhegu .

Një frymëzim tjetër për të shkruar për Nënën, sepse një artist i vërtet nuk mund të rrijë duarkryq, “Frymëzimi është një mik, së cilit nuk i pëlqen të vizitojë ata, që nuk pëlqejnë të punojnë, ka thënë kompozitori i madh Çajkovski.

Nënë emër i dashur për mua\më je e shtrenjtë të dua janë vargje të njohura të këngës “E lehtë më është jeta kur e di se kam nënë” të cilën e këndon Anita Take.

Dhe në fakt, kjo është e vërteta, kanë ato krahët e parë që të mbajtën dhe të shtërnguan fort për të dhënë siguri e dashuri në çastet e para të jetës. Janë ata sytë e parë që sheh të cilët dhe pse të mbushur me lot të duken më të bukurit e kësaj bote, ku shohim veten si në pasqyrë.

Janë këto vetëm disa këngë të cilat mundohen ta shprehin ndjenjën e fuqishme dhe mundohen ta shpalosin dashurinë dhe respektin për Nënën, të cilin është shumë e vështirë ta shpaguajmë. Gëzuar festën e tetë Marsit për më të mirat dhe më të shtrenjtat Nëna. Urime!  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)